Author: Hamdi Kumanova

Rreth tre për qind e totalit të popullsisë rezidente në vend kanë shtetësi të dyfishtë. Shumica prej tyre, rreth 37 për qind, përveç asaj maqedonase, kanë edhe shtetësi bullgare, ndërsa gjysma e personave me dyshtetësi janë të rinj të moshës 20 deri në 34 vjeç dhe popullatë aktive nga 35 deri në 49 vjeç, sipas të dhënave nga Regjistrimi 2021, të publikuara sot nga Enti Shtetëror për Statistika. Nga popullsia e përgjithshme rezidente, 1.778.725 persona janë shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore, 53.201 janë shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe të një shteti tjetër, 4.203 janë shtetas vetëm të…

Lexo më Shumë

Për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Punës -1Maji dhe festa fetare Fitër bajrami, transporti publik në Shkup të hënën do të zhvillohet sipas itinerarit të së dielës, ndërsa teleferiku do të punojë normalisht, kanë njoftuar nga NQP Shkup. Nesër të gjitha biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të punojnë normalisht, ndërsa e diela është ditë jopune për të gjitha pikat e shitjes.

Lexo më Shumë

Sot u dhanë donacion 40 drunj në komunën e Sarajit nga ProCredit Bank në kuadër të kampanjës “Kujdesem, ndikoj, ndryshoj”. “Në kuadër të kampanjës “Kujdesem, ndikoj, ndryshoj” – ProCredit Bank donon 40 drunj për vendbanimin Bojanë. Për mbjelljen dhe mirëmbajtjen e drunjëve do të kujdeset Komuna e Sarajit, gjegjësisht Ndërmarja Publike Komunale. Falenderojmë ProCredit Bank për kontributin е tyre për një ambient të pastërt dhe të shëndoshë”, shkruajnë nga komuna e Sarajit.

Lexo më Shumë

Në Shkup vazhdon takimi joformal i drejtorëve për çështje politike dhe siguri të Ministrive të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s. Takimi drejtohet nga Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, Betina Kadenbach. Në takim marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Në seancën e parë të takimit kushtuar Ballkanit Perëndimor, foli dje ministri i Jashtëm Bujar Osmani, i cili tha se mungesa e një perspektive të besueshme evropiane dhe euroatlantike në Ballkanin Perëndimor mund të ketë shumë pasoja negative, veçanërisht në aspektin e stabilitetit rajonal. “Përshpejtimi i proceseve integruese evropiane të…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar gjykimi për rastin “TNT” për shembjen e kompleksit “Cosmos”. Gjykata Penale do ta shpallë vendimin e saj më 20 maj, nëse të pandehurit janë fajtorë ose jo, shkruan Alsat. Të akuzuar kryesorë në këtë rast janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i Transportit Mile Janakieski për shkak të rrënimit të urdhëruar të kompleksit “Cosmos” për hakmarrje politike ndaj biznesmenit Fiat Canoski. Për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen edhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, si dhe punonjës të komunës. Prokuroria në fjalët e saj përfundimtare kërkoi dënime me burg për ta, por ata kërkuan aktgjykim me…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja njoftoi se nëse Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk ëhstë I gatshëm ta pranojë ofertën e liderit Hristijan Mickoski për një takim ku do të dakordohet data për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kjo parti është e gatshme të negociojë me ish-Kryetari dhe Nënkryetarin e LSDM-së, Zoran Zaevin dhe Radmila Sheqerinska. VMRO – DPMNE “Kovaçevski le të mendohet mirë deri më 10 Maj dhe të prononcohet për ofertën, kurse ndërkohë le t`i konsultojë organet e partisë ose të paktën mentorët e tij politik në LSDM. Nëse Kovaçevski nuk është i gatshëm ta pranojë ofertën e VMRO-DPMNE-së, jemi të gatshëm të bisedojmë me…

Lexo më Shumë

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima mundi” i bën thirrje Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari që të veprojnë në lidhje me rastin, siç thonë ata, e maltretimit dhe traumatizmit të fëmijëve në Dellçevë. “Punonjësit në çerdhen “Veseli cvetovi” në Dellçevë, ata që duhet t’i mësojnë fëmijët për dashuri dhe ndjeshmërinë, janë të ekspozuar ndaj një akti të pamëshirshëm dhe këtë nuk e hasim në asnjë shoqëri normale dhe të zhvilluar”, thuhet në reagimin e shoqatës. Ata shtojnë se akti i therjes nuk është i përshtatshëm për punonjësit e një institucioni edukues. Sipas tyre, nëse therja e qingjve në çerdhe është…

Lexo më Shumë

Përfundimisht demasokohet manipulimi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe zyrtarët e tjerë të kësaj partie kanë bërë, në lidhje me gjoja hetimin ndërkombëtarë të rasteve të montuara gjyqsore, gjatë qeverisjes së kësaj partie, herë me VMRO-në dhe herë me LSDM-në. Në një paraqitje televizive, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pati deklaruar se ka kërkuar nga SHBA-të, që CIA dhe FBI të përfshihen në hetimin e rastin e 9-10 majit në Kumanovë. Ahmeti dhe eksponentë të BDI-së në vazhdimësi kanë dhënë deklarata të tilla për rastet e dyshimta si të montuara politike. Ligjërisht, kërkesat për hetim ndërkombëtar të proceseve gjyqsore…

Lexo më Shumë

Kryetari i SAShk-ut Jakim Nedelkov theksoi se greva në arsim do të vazhdoj, por siç potencoi për momentin është në pezullim me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. “Dje Këshilli i SaShK-ut solli vendim që greva të jetë në pezullim përkohësisht e cila është produkt i një detyrimi ligjor të cilën duhet që ta rrespektojmë”, tha Nedelkov. Situata e tillë u sqarua edhe nga avokatët përfaqësues të SAShK-ut., për të cilën siç tha Nedelkov ka pasur polemika se nuk janë transparent dhe dëshirojnë të manipulojnë situatën.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave të moshës 24 dhe 22 vjeçare, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale “vepra të rënda kundër sigurisë publike”, me të cilat është shkaktuar rrezik i madh për jetën ose trupin e njerëzve.” “Dy bashkëpunëtorët e dyshuar, më 9 mars, kanë shkaktuar një zjarr të konsiderueshëm për jetën apo trupin e njerëzve. I dyshuari i parë ka thirrur një taksi në Gjorçe Petrov dhe ka hyrë në sediljen e bashkë-shoferit, me një tub plastik me lëng të verdhë. Ai…

Lexo më Shumë

Është mirë që sot nxënësit u rikthyen në mësime pas një mungese gati trejavore. Gjëja më e rëndësishme është që mësimi vazhdoi. Për fëmijët është më e rëndësishme që nxënësit të ndjekin mësimin, të zhvillohet procesi arsimor, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Ndërprerja e grevës së SASHK-ut dhe procesi i pajtimit janë një shans i mirë për vazhdimin e dialogut.Kjo mundësi duhet të përdoret për të arritur një zgjidhje në interes të mësuesve dhe nxënësve.Tashmë ka një propozim për rritje të pagave me 12 për qind, por edhe gatishmëri për një Kontratë të re të Përgjithshme Kolektive që do të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në një konferencë për media, pas vizitës së tij në Ukrainë, tha se vendi do të marrë lloje të ndryshme të ndihmës nga Maqedonia, varësisht nga nevojat që do të përcaktohen dhe nëse është e nevojshme edhe ushtarake. “Pra, mbështetim përpjekjet e institucioneve dhe të shtetit të Ukrainës për të rivendosur paqen dhe kontrollin mbi të gjithë territorin. Sigurisht, në kuadrin e detyrimeve dhe mundësive ndërshtetërore, kjo mbështetje është më e rëndësishme, por kjo varet nga institucionet këtu për sa i përket nevojës për t’u shprehur nga vetë institucionet ukrainase. Konkretisht mund të flasim…

Lexo më Shumë