Agjencia kreditore e rejtingut “Fitch” konfirmoi rejtingun kreditor të vendit BB+. Siç njoftoi Banka Popullore, në raport thuhet se, vlerësimi i këtillë mbështetet në politika kredibile dhe konzistente, të mbështetura nga stabiliteti shumëvjeçar i kursit devizor të denarit. Banka Popullore “Fitch nënvizon se niveli adekuat i rezervave devizore, mundësoi përmbushje të likuiditetit të nevojshëm devizor në fillim të vitit 2022. Rezervat devizore vlerësohet se do të mbesin stabile edhe më tej dhe ta mbajnë stabile në mënyrë adekuate stabilitetin e denarit. Në mënyrë shtesë, në raport presionet ndaj bilanci i pagesave vlerësohet si i përkohshëm, ndërsa rreziqet në sektorin e…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut përmes profilit të tij në Facebook njofton se masat e marra nga Qeveria kanë zbutur krizën energjetike dhe ekonomike në vend. “Me masat me kohë kundër krizës i zbutëm goditjet e çmimeve si dhe pasojat e krizës energjetike, të cilat mbrojtën standardin jetësor të qytetarëve dhe likuiditetin e kompanive, ka shkruar sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kjo Qeveri punon me efikasitet, ndershmëri dhe përgjegjësi dhe në atë frymë dhe sipas atyre parimeve do të vazhdojmë të punojmë”, ka shkruar Kovaçevski.
“NEGOCIATA PËR HARTIMIN E NJË KONTRATE TË RE TË PËRGJITHSHME KOLEKTIVE” 80.000 bashkëqytetarë tanë të cilët më parë kanë marrë 15.200 denarë, sot marrin pagë prej 18.000 denarë. Paga më të larta kanë ata që më parë kanë marrë nga 15 deri në 17.000 denarë, kështu që sot numri i përgjithshëm i punëtorëve që kanë përfitim të drejtpërdrejtë është rreth 160.000 qytetarë. Kjo rritje e pagës minimale pasohet nga një periudhë e harmonizimit të pagave në të gjithë sektorët, përfshirë pagat në administratën shtetërore dhe publike. Por rritja e pagave në sektorin publik duhet të shoqërohet gjithashtu me rritjen e…
Mundësi për shtetasit e kualifikuar të vendeve të treta të punojnë në Austri Aktualisht ka 24,000 vende të lira pune në Austri dhe ekspertët e biznesit thonë se duan që punëtorët e huaj Do të bëhet më e lehtë për shtetasit e kualifikuar të vendeve të treta të punojnë në Austri. Qeveria e Austrisë ka kërkuar mënyra për ta bërë më të lehtë aksesin në tregun e punës për punëtorët e kualifikuar nga vendet e treta, njofton albinfo.at. Kjo do të thotë se njerëzit nga vendet evropiane që nuk janë anëtarë të BE-së ose të Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE), ku…
VMRO-DPMNE-ja akuzon qeverinë se po shkel ligjin për zgjidhje të qetë të kontesteve duke e vënë Sindikatën e Arsimit dhe mësimdhënësit në pozitë degraduese. Një reagim I këtillë I opozitës maqedonase vjen pasi SASHK-u njoftoi se nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale janë njoftuar për zgjidhje të qetë të kontestit me Qeverinë me cka duhet të ndërpritet greva. Në komunikatën e VMRO-DPMNE-së thuhet se ndërmjetësi në këtë kontest është I punësuar në Kabinetin e Ministres për Punë dhe Politikë Sociale. VMRO-DPMNE “Ai nuk mund të jetë i pavarur, kur njëra nga palët e prekura është qeveria, respektivisht Kovaçevski dhe…
XHAFERI: KY PROPOZIM ËSHTË NJË PREJ PIKAVE NË NJËRËN NGA SEANCAT E PAMBYLLURA Edhe pse ka kaluar afati tremujorë që partitë e vogla të koalicionit qeveritarë kishin dhënë për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, këto propozim ndryshime ende nuk janë votuar në Kuvend. Ato aktualisht ndodhet nëpër labirinthet e ligjvënësit, gjegjësisht në njërën nga seancat e papërfunduara. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, sqaron procedurat e mëtejshme për sjelljen eventuale të këtyre ndryshimeve. TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR ”Sa i përket kodit zgjedhorë, duhet të sqaroj se pika është në rend dite në njërën nga seancat e pambyllura, por gjatë ka prit debatin në…
Nëse refuzohet një takim për të dalë nga katastrofa kombëtare në të cilën jeton Maqedonia, do të pasojnë hapa seriozë të OBRM-PDUKM-së, ka shkruar në “Twitter” lideri i opozitës. “Njerëzit do të duhet të vijnë me dëshirën e tyre, por edhe një mesazh për miqtë ndërkombëtarë, alarmi ka kohë që është ndezur në të kuqe”, shtoi ai. Përndryshe kryeministri, Dimitar Kocaçevski ka refuzuar kërkesën e Mickoskit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti në profilin e tij në facebook ka shpërndarë foto të rektorit të sapozgjedhur të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Izet Zeqiri. Ky i fundit i shoqëruar nga persona tjerë shihet në ambientet e kazermës “Ilinden” në Shkup, lokacion që pritet të shfrytëzohet si objekt për këtë universitet, dhe ku pikërisht aty afër gjendet edhe Universiteti Ballkanik, përcjell INA. Mexhiti ka lartësuar rektorin e sapozgjedhur Zeqiri, duke theksuar se ai është gjetur në këtë lokacion për të ideuar objektin e ri universitar, i cili siç ka shkruar “ky vend shumë shpejt do të mirëpret ajkën e…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ka vlerësuar që në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, edhe sikur të ketë hapje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk. “Zgjedhjet e shpejta nuk janë opsion për qeverisje edhe nëse zhbllokohet procesi eurointegrues i vendit në qershor”, deklaroi Mariçiq për “360 shkallë”, duke theksuar që çfarëdo rezultati i zgjedhjeve, nuk do të krijojë një shumicë me 2/3 e Kuvendit, si një kusht për ndryshime kushtetuese. Ai vlerësoi që asnjë parti nuk do të mund të fitojë 2/3 e Kuvendit nga zgjedhjet parlamentare…
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu. Pasditja në disa vende pritet mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura mamksimale pritet të arrijë 21 gradë Celisus, ndërsa minimalja pritet të bie në 4 gradë Celsius. Në Shkup pritet mot i ngjashëm me reshje lokale të shiut, temperatura maksimale do të arrijë 20 gradë Celsius ndërsa minimalja do të bie në 9 gradë Celsius.
LSDM thotë se njëqind ditët e para të mandatit të Qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i kaloi në punë të përgjegjshme dhe tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike dhe energjetike. “Janë marrë masa në kohë dhe efikase për mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Në javët e para e kemi rritur pagën minimale në 18.000 denarë dhe sipas afateve ligjore do të ketë rritje të pagave në të gjithë sektorët. Përmes dialogut social u dakorduam për një metodologji të re me të cilën pensionet nga shtatori do të rriten me përqindje rekord. Për t’u përballur…
Komuna e Tetovës këtë mandate po qeveriset nga VMRO e Hristijan Mickoskit dhe këtë po e dëshmon pozitat e fituara nga kjo parti ose thënë më thjeshtë të dhëna peshqesh nga ana e Bilall Kasamit dhe Lëvizjes Besa. Ndoshta nga paaftësia e partisë së Kasamit për të menaxhuar me komunën ka bërë që pozita të rëndësishme në kuadër të komunës dhe ndërmarjeve në kuadër të saj të menaxhohen pikërisht nga kuadro të VMRO-së. Po a ia ngul thikën pas shpine pikërisht VMRO partisë së Bilall Kasamit? Moskalimi i Llogarisë përfundimtare nga Këshilli i komunës dhe mosvotimi nga ana e këshilltarëve…

