Author: Hamdi Kumanova

Vala e rritjes së çmimeve dhe buxheti familjar në RMV ishte temë diskutimi në tryez të rrumbullakët në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Sipas panelistëve 8 % e të varferve janë të punesuar. Rektori Universitetit Nënë Tereza në Shkup Izet Zeqiri njoftoi se vendi ynë është lider në rajon në aspektin e varferise ku 3% e popullates jetojnë me vetëm 1.9$ në ditë, ndërsa diku 8% e të varferve janë të punesuar raporton Klan M. “Ajo që është më e rëndësishme është fakti se rritja e çmimeve ndikon drejtpërdrejt në rritjen e varfërisë në vend, ku varfëria arrin në 22%,…

Lexo më Shumë

“Maqedonia e Veriut sërish ndodhet para një momenti kyç të historisë së vet. Shtatëmbëdhjetë vite pas marrjes së statusit të kandidates, sapo hapet mundësia historike: hyrja në fazë aktive të procesit për inkuadrim drejt Bashkimit Evropian. Zgjedhja është e juaja”, thuhet në porosinë e presidentit të Francës, Emanuel Makron, të kumtuar nga Ambasada franceze në Shkup. Është e juaja, porositë Makroni, ta sillni vendimin i cili do t’i japë formë të ardhmes së Maqedonisë së Veriut, për të cilën, siç thotë, është i bindur se përcaktimi i saj do të jetë tërësisht pjesë e familjes evropiane. “Tani u mbetet juve…

Lexo më Shumë

Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftojnë se sot (7 korrik) në orën 9 në SPB Tetovë është raportuar se në tregun e kafshëve në Gostivar, gjatë shkarkimit të kamionit, një dem e ka goditur pronarin e tij 82-vjeçar L.S. nga fshati Vërben, Gostivar, ku L.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar “Ferid Murad”, ku është transportuar menjëherë për dhënien e ndihmës mjekësore. Së shpejti ai u nënshtrua plagëve të marra. Prokurori Publik dhe ekipi nga Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar kanë kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme një 24-vjeçar nga Uajazi i Kërçovës ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve nga një aksident gjatë kryerjes së punëve të ndërtimtarisë, përcjell TV21. I riu fillimisht ishte transportuar në Spitalin e Tetovës, ku fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve. “Më datë 06.07.2022 në ora 17:40, në Drejtorinë e Policisë Kërçovë është raportuar se J.E.(24) nga fshati Zajaz i Kërçovës, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore me makinë ndërtimore në oborrin në pronësi të N.G.(69) nga fshati Sërbicë, ka marra lëndime të rënda trupore, pas së cilës iu nënshtrua plagëve…

Lexo më Shumë

Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska” në Ora News. Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor. Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ishte parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte. Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë. Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet. Mesohet…

Lexo më Shumë

Prej mesnatës çmimi i naftës, benzinës BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë do të lirohet për 2,5 denarë, përcjell TV21. Çmimi i BS-95 do të ulet për 3 denarë. Kjo sot u vendos në mbledhjen e Komisionit Rregullator për Energjetikë. Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 105,00 (denarë/litër) Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 108,00 (denarë/litër) Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 101,00 (denarë/litër) Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 99,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU – 51,564 (denarë/kilogram)

Lexo më Shumë

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, përmes një séance komemoracioni, ka shënuar 11 Korrikun – Ditën e kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë dhe për ta kujtuar edhe njëherë Deklaratën me të cilën Kuvendi e mbështeti Rezolutën e Parlamentit Evropian për Srebrenicën më 15 janar të vitit 2015. Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut viktimat e gjenocidit I ka nderuar Kryetari I Kuvendit Talat Xhaferi. “Jeta e askujt nuk është e njëjtë pas një tragjedie të tillë njerëzore sepse u derdh tepër shumë gjak, rrodhën tepër shumë lot. Jetë njerëzore pakthyeshëm të humbura, rini, gëzime, lumturi familjare dhe…

Lexo më Shumë

AMBASADA E SHBA-së NË SHKUP SHËNOI 4 KORRIKUN Ambasada e SHBA-së në Shkup mbrëmë ka shënuar 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë, respektivisht 246-vjetorin e themelimit të SHBA-ve. Në oborrin e Ambasadës amerikane në Shkup, pas një pauze dyvjeçare për shkak të situatës me COVID-19, Ambasadorja Meri Kejt Bërns priti mysafirët dhe gjatë një fjalimi potencoi bashkëpunimin strategjik SHBA-RMV dhe sfidat aktuale me të cilat përballet vendi. “Siç do të vazhdoni të ngjiteni kodrës drejt një të ardhmeje më të sigurtë eurointegruese, do të duhet të përballeni me sfida të vështira. Dilemat që krijohen janë të vetme për vendin dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot vizitoi Qendrën për trajnim pranë MPB-së në Idrizovë, ku filloi procesi i përzgjedhjes në disa faza të kandidatëve të regjistruar për zyrtarët policorë pas shpalljes së fundit publike të publikuar më 6 qershor të këtij viti. “Në konkursin publik kanë aplikuar gjithsej 1.867 kandidatë, prej të cilëve 1.482 meshkuj, 385 femra, fakt që flet shumë për imazhin pozitiv të Ministrisë sonë edhe mes të rinjtë, theksoi ministri Spasovski. Nga këta 1867 kandidatë të regjistruar, duhet të zgjidhen 600 policë të ardhshëm, të cilët duhet t’i nënshtrohen edukimit në tre cikle arsimore katërmujore,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot deklaroi se akuzat ndërpartiake mund të nxisin edhe më tepër tensione ndëretnike, por që sipas tij të njëjtat po vijnë nga opozita, përcjell TV21. Grubi tha se incidenti i djeshëm në Çarshi të Shkupit është inskenim i partive opozitare. “Deklarata të tilla vijnë nga partitë opozitare dhe janë pasojë e drejtpërdrejtë e koalicionit Levica të 5 tetorit të vitit të kaluar, në tavolinën në të cilën ishin ulur të gjithë këta që janë pjesëmarrës në protestat e këtyre ditëve. Ju e patë edhe dje ishit dëshmitarë të një incidenti të inskenuar nga aktivistë të…

Lexo më Shumë

Në Shkup përfundoi mbrëmë protesta e pesta me radhë kundër propozimit francez për heqjen e vetos bullgare që i hap rrugë Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në. Sërish skenari dhe lëvizje e ngjajshme e protestuesve të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, por në vijat e para aktive edhe partia “E Majta”, përcjell INA. Por, protesta që u mbyll vonë e qetë, në orët e mbrëmjes përpak të eskalonte, në një incident që ndodhi në sheshin “Skenderbeu”. Në rrethana deri tani të panjohura, eksaloi incidenti mes një pjese të turmës që po lëvizte nga Qeveria në drejtim të Ministrisë së…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është identifikuar dhe arrestuar personi që para dy dite gjuajti me koktel molotovi drejt Kuvendit, përcjell TV21. Për idntifikimin e të njëjtit policia gjat ditës së djeshme kërkoi edhe ndihmëne qytetarëve. “Gjatë ditës së djeshme është privuar nga liria edhe personi që hodhi koktel molotovi në ndërtesën e Kuvendit më 05.07.2022. Bëhet fjalë për J.S.(18) nga Shkupi, i cili është identifikuar nga video dhe ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë