Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot deklaroi se akuzat ndërpartiake mund të nxisin edhe më tepër tensione ndëretnike, por që sipas tij të njëjtat po vijnë nga opozita, përcjell TV21. Grubi tha se incidenti i djeshëm në Çarshi të Shkupit është inskenim i partive opozitare.
“Deklarata të tilla vijnë nga partitë opozitare dhe janë pasojë e drejtpërdrejtë e koalicionit Levica të 5 tetorit të vitit të kaluar, në tavolinën në të cilën ishin ulur të gjithë këta që janë pjesëmarrës në protestat e këtyre ditëve. Ju e patë edhe dje ishit dëshmitarë të një incidenti të inskenuar nga aktivistë të VMRO-DPMNE-së, Levicës dhe Aleancës për të prodhuar incidente ndëretnike”, deklaroi Grubi.