Të punësuarit në Prokurorinë Publike të Maqedonisë së Veriut mund të përfitojnë rritje pagash deri në 40 për qind, por kjo rritje do të realizohet gradualisht, në disa faza.
Këtë e paralajmëroi kryeprokurori shtetëror, Nenad Saveski, gjatë një interviste për emisionin “Click Plus” në TV21.
Sipas tij, përmirësimi i kushteve financiare synon jo vetëm rritjen e motivimit dhe profesionalizmit të punonjësve, por edhe zvogëlimin e rrezikut nga korrupsioni brenda institucionit.
Saveski sqaroi se pagat nuk do të rriten menjëherë, por në mënyrë etapike, derisa të arrijnë deri në 40% mbi nivelin aktual.



