Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftojnë se sot (7 korrik) në orën 9 në SPB Tetovë është raportuar se në tregun e kafshëve në Gostivar, gjatë shkarkimit të kamionit, një dem e ka goditur pronarin e tij 82-vjeçar L.S. nga fshati Vërben, Gostivar, ku L.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar “Ferid Murad”, ku është transportuar menjëherë për dhënien e ndihmës mjekësore. Së shpejti ai u nënshtrua plagëve të marra. Prokurori Publik dhe ekipi nga Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar kanë kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i të ndjerit, pas kontrollit mjekësor, i është dorëzuar familjes. /KlanMacedonia/
Data 12.11.2026
Aktuale
- Zajkova shpërthen ndaj Qeverisë: “Ligjet ndryshohen brenda natës, shteti po shndërrohet në pronë private të pushtetit!”
- Alarm për arkën e shtetit: Mbi 5.200 borxhlinj tatimorë, detyrimet arrijnë në 224 milionë euro!
- Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj
- Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, përpara saj disa raste të bujshme
- Sindikatat turke vënë në pah shkatërrimin humanitar dhe mjedisor në Gaza në COP31
- Arrestimi i zyrtarit komunal në Prishtinë për falsifikim dokumentesh
- Mozzik nuk përmbahet nga emocionet, publikon foton e parë me djalin Oz
- Eurostat: Është ulur shkalla e vrasjeve në Maqedoni krahasuar me vitin 2014



