Vuçiq i bën thirrje Kovaçevskit të pranojë propozimin francez Presidenti serb tha se Kovaçevski duhet ta udhëheqë vendin e tij përpara, qe të hapen mundësi për tërheqjen e investimeve të huaja. “Cila është alternativa tjetër për maqedonasit? Gjithmonë do të ketë pretendime e pakënaqësi, por shtyjeni vendin tuaj përpara. Në fund të fundit, është mirë të jesh në rrugën europiane, të hapësh mundësi për tërheqjen e investimeve të huaja”. Vuçiç theksoi se kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ai shqiptar Edi Rama mbrojtën me forcë qëndrimet e tyre në Samitin e mbajtur në Bruksel. “Unë ndjek gjithçka që po ndodh dhe mbështes…
Author: Hamdi Kumanova
“INTERVENIMI ME KOHË SHMANGI INCIDENT MË TË MADH TEK SHESHI SKËNDERBEU” Tre policë janë lënduar, kurse pesë persona janë arrestuar gjatë protestës së mbrëmshme në rajonin që mbulon SPB-Shkup. Përmes një komunikate të shoqëruar edhe me pamje nga arrestimet, MPB-ja njofton se dy policë janë lënduar gjatë incidentit afër përmendores së Skënderbeut, ku sic thuhet, me intervenim të shpejtë të policisë ishte shmangur një incident më I madh dhe se menjëherë është arrestuar E.J (40) nga Shkupi nën dyshimin se ka gjuajtur me armë. Sipas policisë edhe tre persona janë privuar nga liria për shkak të hedhjes së gjësendeve të…
I pyetur se si i komenton deklaratat e mbrëmshme të kreut të VMRO_DPMNE-së Hristijan Mickoski se vazhdimisht ka kërcënime me jetë ndaj tij, ministri i Punëve të Brendshme tha se deri më tani në këtë periudhë Mickoski nuk ka raportuar asgjë në polici dhe se të njëjtën mund ta bëjë çdo moment, transmeton TV21. “Deri tani nuk kemi raportim në asnjë stacion policie që ka çfarëdo kërcënime, konkretisht kundër Hristijan Mickoskit. Kishte momente, flasë për periudhë më parë, në të cilat edhe vetë kërkoi që të bëhet vlerësim në pjesën e sigurisë, i është ndarë sigurim, pastaj kur mbaroi, nuk…
Ministria e Punëve të Jashtme i dënon veprimet e dhunshme të disa prej pjesëmarrësve në protestat e mbrëmshme. “Duke e respektuar të drejtën e të gjithë qytetarëve që në mënyrë të pavarur dhe lirishëm ta shprehin indinjatën apo revoltën e tyre përmes protestës, vlerësojmë se nuk ka arsyetim për përhapjen e gjuhës së urrejtjes, brohoritjen e parullave fyese dhe nxitjen e tensioneve, devijimin drejt dhunës dhe sjelljen e dhunshme ndaj objektit të Ministrisë. Është jashtëzakonisht e pavend që individë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të marrin pjesë në protestat ku goditet me gurë shtëpia e diplomacisë, duke…
Kordinatori i grupit parlamentar nga ana e Aleancës për Shqiptarët ELmi Aziri pas mbarimit të mbledhjes së grupeve partiake të punës në Klubin e Deputetëve në deklaratë për media tha se ne si shtet ka 30 vite që presim hapjen e negociatave dhe në këto momente mjaft të rëndësishme për vendin duhet të jemi në pajtueshmëri të plotë me rrugën gjeostrategjike pasi është shpresë e vetme e qyytetarëve. Në këto momente shumë të rëndësishme duhet të jemi në pajtueshmëri të plotë me rrugën gjeostragjike të cilën duhet ta ndejë vendi se është shpresa e vetme e qytetarëve.Nuk duhet të ketë…
Universiteti i Tetovës dhe Institucioni Publik Parku Kombëtar “Mali Sharr” nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Memorandumi u firmos nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe Drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Ibrahim Dehari. Ky memorandum buron nga nevoja për zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të partneritetit mes të dy institucioneve për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si, seminare, konferenca, punëtori dhe të ngjashme. Po ashtu, memorandumi parasheh edhe organizimin e veprimtarive të tjera, që synojnë mirëqenien e përgjithshme. Universiteti i Tetovës dhe Parku Kombëtar “Mali Sharr” gjatë këtij bashkëpunimi do të ndajnë informata relevante me interes të ndërsjellë…
Pas 15 vitesh Gjykata Administrative në Shkup bëhet me objekt të ri, salla të reja të gjykimit me standardet evropiane, qendër për mediume, sallë të konferencave dhe shumë hapësira tjera për stafin e kësaj gjykate që gjendet në objektin 7-katësh të ish Ministrisë së Punëve të Jashtme, raporton Agjencia e Lajmeve ALBANIAN.MK Ndërtesa në përdorim u lëshua nga zyrtarët më të lartë të Qeverisë, si zv/kryeministri i parë Artan Grubi, ministri i policisë, Spasovski, ministri Tupancevski, zv/ministri Agim Nuhiu dhe shumë funskionar të lartë të Këshillit Gjyqësor dhe prokurorive në Maqedoninë e Veriut si dhe personaliteteve të larta nga jeta…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton për një viktimë nga aksidenti i djeshëm në rrugën Ohër-Resnje, gjegjësisht në mes të vendin të quajtur “Ura e Prentovit” dhe “Tunelet”, përcjell TV21. Në aksident ka ndërruar jetë 60-vjeçari nga Ohri me iniciale D.S., i cili ka dalë nga rruga me veturën e tij VW Tuareg. “Shoferi D.S. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij, shtojnë nga MPB.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 266 raste të reja Covid-19, nga 953 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 119 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, përfshi këtu nga sistemi “Termini im”. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 315.060, numri i të shëruarve është 304.460, numri i të vdekurve është 9.327 dhe numri i rasteve aktive është 1.273.
Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka vende të lira për prokurorë por nuk ka të interesuar për plotesimin e këtyre vendeve të lira. Këtë informacion e ka bërë të ditur për mediat, kryeprokurorja Vilma Ruskovska. “Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të ketë 20 prokurorë, ndërsa aktualisht ka gjashtë prokurorë më pak”, tha kryeprokurorja e kësaj prokurorie Vilma Ruskovska. E pyetur nëse kjo ndikon në efikasitetin e punës së lëndëve, ajo tha se nuk ka ndonjë ndikim të madh sepse edhe kolegët e saj i punojnë lëndët pasdite.…
Sindikalistët kërcënuan autoritetet se do të ngrenë padi kolektive kundër shtetit në gjykatat e brendshme, dhe në Këshillin e Evropës, shkruan Alsat. Mbështetje do të marrin edhe nga sindikatat e tjera nga Evropa, paralajmëroi kryetari i LSM-së, Darko Dimovski. Do të ngrihen padi për shkak se nuk janë respektuar një pjesë e ligjeve dhe kontratave kolektive në sektorin publik, për paga më të larta sipas rritjes së pagës minimale. “Në vend që nga 01.07. 2022 të marrim paga të rritura, lineare dhe solide prej 2 806 denarëve, kemi marrë nga 7 deri në 100 për qind rritje të faturave të…
Oda Turistike – Hotelerike në bashkëpunim me organizata nga Turqia mund të sigurojë 5.000 punëtorë të kualifikuar nëse institucionet kompetente të vendit mundësojnë punësimin e tyre me kushte sikurse shtetasit e RMV-së. Për shkak të migrimit drejt perëndimit, ky sector përballet me mungesë serioze të punëtorëve të kualifikuar, raporton Klan M. “Ne su Odë e turizmit jemi në kontakt me partnerët dhe miqtë tanë nga Turqia, dhe kemi siguruar një kontingjent prej 5.000 personash për punë në Maqedoni që do të punojnë si kamerierë, ndihmës kamerier, recepsioniste, megjithatë kërkojmë nga shteti të bëjë një lehtësim që të lejojnë që ata…

