Author: Hamdi Kumanova

Janë regjistruar 297 raste të reja me KOVID-19 nga 1.113 teste të bëra në 24 orët e fundit, janë shëruar 180 pacientë. Nuk ka të vdekur në 24 orët e fundit, por në regjistrin e personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga “Termini Im” janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi, të moshës 80 dhe 71 vjeçare, me datë të vdekjes 29 dhe 30 qershor të vitit 2022. Njëri person ka vdekur në spital, ndërsa tjetri në kushte të shtëpisë. Sipas të dhënave nga Instituti për shëndeti publik, Ministria e Shëndetësisë kumtoi se nga numri i përgjithshëm i rasteve…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Rindërtimi për Maqedoninë” kërkon nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi që t’ia kthejë Qeverisë informacionin për përmbajtjen e kornizës propozim-kornizës negociatore për negociatat e anëtarësimit të vendit me Bashkimin Evropian, e cila u dërgua dje në Kuvend, sepse “nuk përmban asnjë dokument të vetëm”. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, në konferencë për shtyp deklaroi se Qeveria ka dërguar vetëm fletë në Kuvend dhe nuk ka dokumente të rëndësishme, që sipas tij është “shkatërrim klasik dhe zhvlerësimi i Kuvendit dhe abuzimi klasik dhe heqja e nivelit më të ulët të legjislaturës”. “Materiali…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, thotë se partia që përfaqëson ai e respekton vendimin Aleancës për Shqiptarët për ndërprerjen e bashkëpunimit. Në një prononcim për gazetën LAJM, Milloshovski tha se bashkëpunimi i deritanishëm me ASH-në ka qenë produktiv. “Shpresoj që Aleanca për Shqiptarët njësoj si VMRO-DPMNE-ja, akoma e kanë vetëm një prioritet të madh dhe ai është ndërrimi i qeverisjes, sepse siç e shohim edhe në planin ekonomik edhe atë arsimor, apo sa i përket inflacionit, buxhetit, standartit të jetesës, kjo qeveri e çon vendin në drejtim të gabuar. Dhe, nëse duam të ndryshojmë diçka për të mirë, duhet ta…

Lexo më Shumë

“VENDIMI PËR PROPOZIMIN FRANCEZ, VENDIM SOVRAN I RMV-së” Komisioni Evropian është duke e ndjekur procesin në Maqedoninë e Veriut rreth kornizës negociuese të presidencës franceze. Në brifingun e rregullt me gazetarë në Bruksel, zëdhënësja e Komisionit Evropian, tha se po zhvillohen konsultime në vend. “Pas dërgimit të propozimit të korigjuar francez, e patë se Kryeministri Kovacevski paralajmëroi një process të gjerë të konsultimeve me faktorët relevant. Ky process është në vazhdë e sipër dhe kuptohet vendimi për këtë propozim të rishikuar është vendim sovran I Maqedonisë së Veriut. Po ndjekim nga afër zhvillimet dhe debatet”,deklaroi Zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero.…

Lexo më Shumë

Oferta e larmishme e kanaleve televizive dhe përmbajtjeve të televizionit satelitor Mtel, MSat TV po bëhet më i pasur për pesë kanale të reja televizive. Përmbajtje e re interesante për adhuruesit e produksionit  cilësor televiziv të përdoruesve të paketave Plus dhe Max të MSat TV u sjellin atyre pesë kanale të tjera HGTV dhe kanalet në gjuhën shqipe – Tring Tring, Tring Action, Tring Comedy, Vizion Plus. “Mtel është vazhdimisht në kërkim të kanaleve televizive cilësore të cilat  mund t’i bëjmë  pjesë të ofertës sonë dhe të qëndrojmë besnik ndaj përdoruesve tanë, të cilët me përdorimin e shërbimeve…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski ka ndarë 300 pako humanitare për Kurban Bajram, transmeton Almakos. “ Me rastin e Kurban Bajramit, Komuna e Gazi Babës në bashkëpunim me persona me përgjegjësi shoqërore dhe kompani dje dhe sot ka realizuar një aksion të madh humanitar në të cilën do të ndahen 300 pako humanitare me produkte ushqimore për familjen që i takojnë besimit islam. Gazi Baba është një komunë multietnike në të cilën jetojnë bashkë maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, vllahët, boshnjakët dhe të tjerët. Bashkërisht jetojmë dhe respektohemi. Periudhën e caktuar gjatë kohës së festave të Pashkëve, ndamë…

Lexo më Shumë

Është mbajtur seanca konstituive e Grupit të Punës për përpunimin e Kodit Civil të Maqedonisë së Veriut, që sipas Ministrit të Drejtësisë, Nikola Tupançeski, paraqet një sfidë serioze lidhur me agjendën legjislative. “Sot është edhe një mundësi praktike për realizimin dhe zbatimin e agjendës legjislative të Ministrisë së Drejtësisë, mbajtja e një seance konstruktive të grupit të punës për përgatitjen dhe hartimin e Kodit Civil të RVM-së, është një sfidë serioze në axhendën legjislative dhe në atë që quhet kodifikimi i një legjislacioni i cili deri vonë por dhe për momentin sipas rregulloreve pozitive është i fragmentuar”, deklaroi Ministri iDrejtësisë…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë njofton se vetëm për një vit shporta e konsumit është rritur për 5,498 denarë, përcjell TV21. Rritja nga qershori i vitit të kaluar në qershorin e këtij viti është për 16 për qind. “Nga muaji në muaj, kostoja e jetesës për një familje katër anëtarësh rritet në mënyrë drastike ndërsa pagat nuk ndjekin të njëjtën rritje. Të njëjtën gjë e tregon edhe përllogaritja e shportës minimale të sindikatës që LSM e llogarit çdo muaj”, thonë nga LSM duke shtuar se rritja më e madhe shportës sindikale është vërejtur tek produkette e ushqimit dhe pijes, ku…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 01:00, në afërsi të udhëkryqit për në Kamnjan të Tetovës, pjestarët e policisë të SPB- Tetovë kanë ndaluar personat B.B. (22) dhe A.M. (22) të dy nga Negotina e Pollogut, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe automjetit “BMW” me targa belge, në të cilin ata janë transportuar, është gjetur marihuanë. Të dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për hetim të plotë dhe dokumentim të rastit, ndërsa ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Do të formohet Agjenci për tërheqjen e investimeve të huaja në vendet e iniciativës Ballkani i Hapur, përcjell TV21. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot kanë realizuar takim online në kuadër të iniciativë Ballkani i Hapur. Nga kabineti i Kovaçevskit njoftojnë se temë e mbledhjes së përbashkët ka qenë furnizimi me ushqim dhe energji në kohë krize si dhe përgatitja për ballafaqim të përbashkët në rast të zjarreve si pasojë e motit për këtë verë. “Udhëheqësit ranë dakord për krijimin e grupeve të përziera të punës ndërmjet…

Lexo më Shumë

Izo Ganiu ishte njëri ndër aktivistët dhe mbështetësit më të mëdhenj të Bilall Kasamit në zgjedhjet lokale. Por së fundmi ka filluar të kritikoj Kasamin për gabimet që bën në menaxhimin e keq që bën Kasami. Kritikë dhe një pyetje që pret përgjigje po nga në Kasami, Ganiu lëshoi edhe pak çaste më parë. Pas incidenteve të mbrëmshme, ai e ka pyetur kreun e Tetovës se pse nuk e shkarkon drejtorin e parkingjeve të Tetovës i cili është kuadër i VMRO-së. “Fyerje dhe ofendime ndaj shqiptarëve gjatë protestave në Shkup nga militantët, aktivistët e VMRO – DPMNE -së pse nuk…

Lexo më Shumë

Autoritetet greke kanë çmontuar një kartel kokaine nga Maqedonia e Veriut, e për pasojë ka rënë në prangat e policisë helene e bija e një politikani maqedonas. Sipas medieve greke vajza e politikanit maqedonas akuzo9het për pjesëmarrje në organizatën kriminale. Detyra e saj në grupin kriminal ishte shpërndarja e kokainës në lokalet e natës në ishullin luksoz të Greqisë, Mykonos. Mësohet se 21-vjeçarja me origjinë nga Maqedonia e Veriut është personazh i njohur në rrjete sociale, pasi ajo është influencuese në Instagram. Bashkë me 21-vjeçaren në pranga ka rënë dhe një 34-vjeçar maqedonas , koka e kartelit të drogës dhe…

Lexo më Shumë