Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski ka ndarë 300 pako humanitare për Kurban Bajram, transmeton Almakos.
“ Me rastin e Kurban Bajramit, Komuna e Gazi Babës në bashkëpunim me persona me përgjegjësi shoqërore dhe kompani dje dhe sot ka realizuar një aksion të madh humanitar në të cilën do të ndahen 300 pako humanitare me produkte ushqimore për familjen që i takojnë besimit islam.
Gazi Baba është një komunë multietnike në të cilën jetojnë bashkë maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, vllahët, boshnjakët dhe të tjerët.
Bashkërisht jetojmë dhe respektohemi.
Periudhën e caktuar gjatë kohës së festave të Pashkëve, ndamë 200 porcione humanitare, ndërsa gjatë kohës së festave të fundvitit ndamë mbi 500 pako humanitare.
Humanizmi është fytyra e jonë dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. “, thuhet në njoftimin e komunës.







