Një 36-vjeçar nga fshati Sllatinë është arrestuar gjatë një kontrolli policor në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë.
Tetovasot raporton se policia konstatoi se B.R. drejtonte një automjet “Mitsubishi” me targa të Tetovës pa poseduar patentë shoferi.
Automjeti është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.



