Author: Hamdi Kumanova

Koalicioni antievropian i VMRO DPMNE-së dhe Levicës gënjen dhe përhap gënjeshtra për gjoja bullgarizim dhe asimilim, sepse nuk kanë argumente reale kundër anëtarësimit në BE, thonë nga LSDM. “Nuk mund të ketë asimilim dhe bullgarizim me gjuhën maqedonase në BE. Në BE, si maqedonas me gjuhë të pastër maqedonase, nuk është asimilim, kjo është e qartë për të gjithë. Pa argumentim, koalicioni antievropian funksionon mbi bazën e përhapjes histerike të gënjeshtrave, por edhe me tentativa për të shkaktuar tensione dhe për të radikalizuar atmosferën. Ditët e fundit janë shënuar protesta të dhunshme, tensione, por edhe tentativë për një skenar të…

Lexo më Shumë

Kancelari gjerman Olaf Scholz në një letër të hapur drejtuar Maqedonisë së Veriut, ka bërë thirrje që të pranohet propozimi, derisa ai ka theksuar se edhe pas pranimit të këtij propozimi, procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë. Scholz, thekson se vendi i maqedonasve është në Bashkimin Evropian, ku ushqehen gjuhë dhe identitete të ndryshme, ndërsa ka thënë se e kupton frustrimin e qytetarëve. “Unë ju kuptoj kur thoni: Neve shumë gjatë dhe shumë na është premtuar. Kjo që kërkoheshte prej neve ishte e tepërt. Unë kuptoj dyshimet tuaja nëse me këtë hap me të vërtetë…

Lexo më Shumë

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë së Veriut ka kërkuar reagim të menjëhershëm ndaj kërcënimit eksplicit me vdekje ndaj gazetarit të TV Klan Maqedoni, Furkan Saliu, i cili kërcënim është publikuar sot nga një profil i dyshimtë i quajtur “@narco_girl” në rrjetin social Twitter. “Në postim theksohet mesazhi kërcënues -“Uroj që një plumb qorr i djeshëm të kishte përfunduar në kokën e Furkan Saliut” dhe i njejti mesazh përfaqëson një thirrje të drejtpërdrejtë për të vrarë gazetarin Saliu, që kërcënon sigurinë e tij. SHGM do ta raportojë këtë kërcënim të qartë për jetën e gazetarit Saliu në Ministrinë e Punëve të…

Lexo më Shumë

Sashko Mijallkov ka pranuar fajin në rastin “Perandoria” dhe i njejti është dënuar me tre vite burgim. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Prokuroria për Krim të Organizuar. Nga Prokuroria Publike kanë konfirmuar se Mijallkov është dënuar me tre vite burg dhe tashmë do të paguajë 6,1 milion euro para kesh për pjesën e tij në hotelin Meriot me çka pjesa e tij në hotelin ekskluziv ngelet në emër të firmave të tij. Përskaj kësaj, i është konfiskuar edhe pasuri tjetër në vlerë prej 30 milion eurove. Konkretisht, bëhet fjalë për 25 banesa dhe parcela afër hotelit Meriot.

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski në “Click Plus” deklaroi se vlerëson se duhet të pranohet propozimi francez për hapjen e negociatave me BE-në. Pendarovski thotë se për çfarëdo lloj vërejtje, të njëjtat do të mund të bëhen në periudhën në vijim. “Le të qëndrojmë në pro-formë të binarëve evropianë, me këtë propozim. Një vit e gjysmë do të bëhet skrining, kështu që kur të vijë Kushtetuta, do të ketë zgjedhje, kush fiton do të vazhdojë përpara dhe do të shohë nëse do të “ndjekë” dy të tretat apo do të shkojë në organizata dhe kontinente të tjera”, deklaroi mes tjerash Pendarovski.

Lexo më Shumë

Kur Shkupi është përfshirë nga protestat pas marrjes në konsideratë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut të propozimit francez për zgjidhjen e konfliktit me Bullgarinë, Ilva Tare ka intervistuar profesorin e Oxfordit te Shkollës Globale dhe Fushave të Studimit, Dimitar Bechev në emisionin e Këshillit të Atlantikut, #BalkansDebrief. I pyetur nëse propozimi francez mund të sjellë një kompromis dhe a është i balancuar, Bechev pohoi se ndoshta nuk është një propozim i mirë në vetvete, por është më i miri që kemi për momentin. Është një mënyrë pragmatiste për të ulur gjakrat dhe për të ecur përpara me negociatat. Bechev…

Lexo më Shumë

       Kontakti me familjen: 071-241-059 Hamza Ali, është një një fëmijë i vogël 4 vjeçar nga venbanimi Shishovë i Shkupit, që po bënë luftë për të mbijetuar me sëmundjen dhe diagnozën e rrëndë që ka humbur komplet dëgjimin, që është diagnostifikuar te Klinika e Otorinolaringologjisë(Vesh,Hundë dhe Fytë) në Shkup. Bëhet fjalë për një sëmundje të rrallë të humbjes së dëgjimit, Hypacusis gravis,distalna renalna tubuluarna acidoza me shifrën H90.3 që duhet urgjentisht të operohet në Turqi për ti vendosur IMPLANT KOHLEAR në vesh. Familjarët e mërzitur tej mase kanë bërë të pamundurën që Hamza të shërrohet në Maqedoni, mirëpo sukseset e…

Lexo më Shumë

Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski në Click Plus në TV21 se tani ka ardhur koha që kesh turp dhe frikë të thuash se je për Bashkimin Evropian. “Pse e ndryshuam emrin? A mund ta bënim edhe vetë aspektin e sigurisë, pra është e qartë se nuk mundemi. Ato janë alternativat. Ka alternativa të tjera përveç BE-së, por ato nuk janë më të mira për ne. Si mund ta mbajmë entuziazmin e qytetarëve, nëse nga ana tjetër ata nuk përmbushin premtimet? Tani ka ardhur koha që të kesh turp dhe frikë të thuash se je për BE-në”, tha mes tjerash Pendarovski.…

Lexo më Shumë

Jeni në pozitë më të fortë nëse jeni brenda procesit, tha ambasadori evropian David Gir, duke shtuar se Maqedonia mund të tërhiqet nga negociatat për anëtarësim në çdo kohë nëse ekziston një vullnet i tillë në vend, shkruan Alsat. Sipas Gir, Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij gjatë procesit të negociatave, të mos ketë kërkesa që nuk janë legjitime. “A do të jetë e mundur të ndalet procesi dhe të thuhet se nuk duam të negociojmë për këtë? Është krejtësisht e drejtë të thuash jo. A do mund të negociohet diçka më e mirë? Kjo duhet…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët edhe sot ka reaguar dhe ka akuzuar partitë e pushtetit për skenare kundër qytetarëve shqiptarë dhe nxitje të dhunës ndëretnike, duke mos marrë masat e nevojshme për t’i shmangur të njëjtat. “Jemi sot këtu për t’i rikujtuar LDSM-së se tanimë të gjithë qytetarët e kuptuan se kush janë skenaristët, kush janë koalicionet e hipotekave dhe të krimit dhe kush është me qytetarët. Se kush organizoi skenarin e fundit në Çarshinë e vjetër, tregon më së miri heshtja e Oliver Spasovskit ndaj pyetjes së gazetarëve se përse nuk pati forca policore gjatë rutës së protestuesve dhe veçanërisht në…

Lexo më Shumë

Burgu i Tetovës është bërë me pishinë, përcjell TV21. Pas rinovimit të hapësirave dhe aktiviteteve të ndryshme në këtë institucion korrektues së fundmi është siguruar edhe pishinë, në kuadër të programit për risocializim. Drejtori Qefail Havzija thotë se të burgosurit me probleme shëndetësore do të mund ta shfrytëzojnë pishinën për masazhe dhe ushtrime trupore. “Me ndërgjegje të pastër informojmë familjarët të cilët kanë të afërmit e tyre në Burgun e Tetovës se kujdesemi si për kushtet ushqimore e ato shëndetësorë. Vlen të theksohet renovimi (meremetimi) i të gjithave hapësirave të Burgut duke filluar nga: dhomat e fjetjes, kuzhina, nyjet sanitare,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka reaguar ndaj bllokimit të rrugëve nga partia opozitare OBRM-PDUKM, si shenjë revolte ndaj propozimit francez. MPB njofton opinionin se sot (07.08.2022) në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuar akti me të cilin partia politike OBRM-PDUKM, si organizatore e një proteste, njofton se: “OBRM-PDUKM në shenjë proteste organizon bllokada të rrugëve më 8 korrik (e premte), në periudhën nga ora 13:00 deri në ora 14:00. Me qëllim të informimit me kohë të opinionit, Ministria e Punëve të Brendshme na rikujton të drejtat dhe detyrat e parapara me Ligjin për Tubime…

Lexo më Shumë