Të dhënat e Këshillit Botëror të arit, bazës më të saktë të informatave për rezervat e arit sipas vendeve, për kuartalin e dytë të këtij viti, sic përcjell KlanM, tregojnë se pas Serbisë, Maqedonia e Veriut ka rezerva më të mëdha të arit në Ballkan respektivisht posedon 6.9 ton. Serbia ka rezerva më të mëdha të arit nga vendet e rajonit dhe rezervat e saj mbërrijnë në 38.1 ton shufra ari. Në vendin e dytë, sipas Këshillit Botëror për arin, renditet Maqedonia e Veriut me 6.9 ton. Pas Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, renditen Sllovenia me 3.2…
Author: Hamdi Kumanova
Autoritetet greke vazhdojnë edhe sot kërkimet për gjetjen e 28 vjeçarit të zhdukur në plazhet e Hallkidikit. Megjithatë kushtet e vështira të motit vazhdojnë edhe sot dhe ekipet e shpëtimit luftojnë edhe me valët e detit dhe erën e fuqishme. Autoritetet thonë se kërkojnë sipas mundësive që ua krijon moti. “Ka shumë erë të fuqishme, dhe për këtë arsye anijet të cilat dolën në det, madje edhe roja bregdetare nuk mund të punojnë. Për momentin hetojmë në akset këmbësorike dhe presim që të shohim si do të zhvillohen mundësitë me motin”, thanë ekipi i shpëtuesve. Ekipet e shpëtimit thonë se…
Gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe nuk mund të përshkallëzohet si pasojë e protestave kundër propozimit francez, thotë ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, shkruan Alsat. Sipas tij, pretendimet e Presidentit Stevo Pendarovski për përfshirje të agjentëve të huaj janë të vërteta, por në këtë moment nuk mund të ndahen informacione me opinionin për shkak se cenohen rrugët operative për identifikimin e të infiltruarve. Policia ka bërë bilancin e të lënduarve nga protestat shtatë ditore në Shkup. Gjithsej 54 policë janë lënduar, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të rëndë. Asnjë pjesëtar i policisë nuk ndodhet në…
Drejtori i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Tetovë, Xhelal Alili ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit bën të ditur sektori për arsim në Komunën e Tetovës. Sipas burimeve brenda sektorit për arsim në Tetovë në arsyetimin e dorëheqjes së drejtorit thuhet se ai largohet për shkaqe shëndetësore.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në Simpoziumi Ndërkombëtar Symi që po zhvillohet në Athinë. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Balla bën me dije se në Athinë është bashkë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e tjera të rajonit. Balla shprehet se Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë. “Athinë, Simpoziumi Ndërkombëtar Symi📍Mora pjesë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrahinë – Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në…
Në Maqedoni të Veriut gjatë vikendit u realizuan 1869 testime për Covid, ndërsa u regjistruan 524 raste të reja pozitive. Sipas qyteteve, në Shkup u regjistruan 314, në Manastir 35, Tetovë 23, Kumanovë 20, Veles 16, Prilep, Kavadar dhe Shtip nga 15, Ohër 14, Gostivar 11, Strumicë 9, Negotinë 6, Kërçovë dhe Gjevgjeli nga 4, Strugë, Vallandovë dhe Probishtip nga 3, Kumanovë, Veles, Kriva Pallankë, Bogdanc dhe Kratovë nga 2, ndërsa në Resnje, Koçan, Sveti Nikollë dhe Dojran nga 1. Nga ana tjetër janë regjistruar gjithsej 463 pacientë të shëruar. Kanë ndëruar jetë katër pacientë në përputhje me regjistrin e…
Interneti është jeta e përditshme për një numër më të madhë të fëmijëve kurse pandemia gati për dy vite i lidhi me mjetet digjitale .Ekspozimi masiv online i personave të brishtë , përveç të gjitha përfitimeve, sjell edhe mundësi për abuzime , kërcënime, dhunë dhe shfrytëzim, ku i vërtetojnë rastet e njohura për të cilët është i njoftuar opinioni. Por edhe raste të shumta, të cilat i dinë vetëm fëmijët dhe familjet e tyre. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që në mënyrë sistematike dhe të organizuar ti mbrojmë të rinjtë nga kërcënimet dhe nga rreziqet e pagjumësisë…
Shkruan Hamzi Ibraimi 15 korriku i vitit 2016 çdoherë do të mbetet në histori si një vit i zymtë, një natë plotë me dhimbje e lot për popullin turk. Ky vit na përkujton natën më të tmerrshme dhe tradhtinë më të madhe që mund të përjetojë një popull dhe një lider shteti nga tradhtarët (hajnat) e vatanit të cilët ishin dora e zgjatur e lëvizjes së ashtuquajtur “Hizmet” në krye me Fethullah Gylen. Kjo natë për liderin e Republikës së Turqisë dhe popullin e tij ishte një natë shumë e gjatë. Ai popull u përballë me ata që e dinin…
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Rramanli, ku sipas burimeve të Alsat, treni ka goditur një makinë me targa të huaja. Sipas informacioneve që ka Alsat, dy persona tashmë janë dërguar në Spital, derisa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.
AKIKU: SHPRESOJMË QË DO TË KETË KOHËRA MË TË MIRA KUR TË VIJË EDHE OPERATORI I TRETË Nga sot rrjeti 5G do të jetë në funksion në 16 qytete të RMV-së të cilët janë të mbuluar me frekuancat e 5G. po punohet edhe në mbulimin e qyteteve të tjera. Agjencia për Komunikime Elektronike (AEK) sot në një takim publik dha miratimet për gjeneratën e pestë celulare 5G. Dy operatorët e RMV-së, Telekom dhe A1 nga drejtori i Agjencisë për komunikime elektronike Jeton Akiku pranuan oficialisht frekuencat për 5G raporton KlanM. “Është shumë e rëndësishme të theksohet se ne jemi vendi…
Materialet për të cilat insiston opozita në lidhje me Informacionin për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese, të dërguar nga Qeveria në shtëpinë ligjvënëse, do t’iu dorëzohen deputetëve përmes kryetarit të Kuvendit, informoi sot koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski pas koordinimit të sotëm kushtuar Informacionit. “Nëse këto materiale nuk janë të kapshme, atëherë çka kemi bërë ne 3-4 orë, në bazë të cilave dokumente kemi biseduar. Në bazë të cilave dokumente krijohet përshtypja ose në bazë të cilave dokumente mbahen konferencat për media nga ana e partisë opozitare, kështu që për këtë edhe një herë këtë mund ta quaj…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,85% në raport me vendimin e datës 7.7.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,601 %, te nafta për 2,615 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,965 % dhe te mazuti për 2,754% . Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 ulet për 0,50 den/litër, ndërsa çmii i shitjes…

