Gjuha maqedonase është në thelbin e identitetit dhe veçantisë maqedonase dhe si të tillë do ta mbrojmë dhe ruajmë, porositi kryeminstri Dimitar Kovaçevski. Në nder të 5 Majit, Ditës së gjuhës maqedonase, në profilin e tij në Fejsbuk ai publikoi se sot u shprehim nderime të gjithë atyre të cilët e kanë krijuar gjuhën e shkruar, letrare, standarde maqedonase. “Borxhi i jonë ndaj gjeneratave të ardhshme është ta ruajmë dhe ta përhapim”, theksoi Kovaçevski.
Author: Hamdi Kumanova
Një 39 vjeçare nga një fshat i Shkupit, dje rreth orës 17:40 ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme-Tetovë një rast të mashtrimit. Në denoncimin e saj thekson se një person e ka telefonuar atë dhe i ka premtuar se do ta ndihmonte me një banesë të siguruar përmes një organizate humanitare, mirëpo për ti mbuluar shpenzimet bazike, ka kërkuar nga ajo që ti dërgoj atij një shumë të caktuar të të hollave përmes një shoferi taksie në Tetovë. 39 vjeçarja kishte takuar shoferin e taksisë në një lokacion të caktuar dhe i ka dhënë shumën e të hollave…
Të punësuarit në Drejtorinë për Menaxhim me Librat Amë, të cilët prej gjashtë ditësh janë në grevë, kanë bërë të ditur se pasditen e sotme do të zhvillojnë protestë nga ora 15:00 deri në orën 17:00 para Ministrisë së Drejtësisë, ku do të bllokohen rrugët, transmeton Portalb.mk. Sindikata e Pavarur e Drejtorisë kërkon miratimin e kontratës kolektive në nivel punëdhënësi, rritje lineare të pagave me 30 për qind dhe përmirësimin e kushteve të punës. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Drejtorisë për Menaxhim me Librat Amë , Toni Millosheski, paralajmëroi se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave…
Në Universitetin e Teknologjisë dhe Ekonomisë të Budapestit në Hungari, më 28 – 29 prill 2022 u mbajt konferenca vjetore e Asociacionit të Universiteteve Evropiane, me temë: “Vlerat universitare çfarë, pse dhe si”. Në këtë konferencë morën pjesë një numër i madh personalitetesh nga universitete të ndryshme evropiane, ndërsa Universiteti i Tetovës në këtë konferencë u përfaqësua nga kryetari i Senatit të UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, përgjegjësja e Zyrës për menaxhim me cilësinë dhe evalvim, Doc. Dr. Sheruze Osmani, përgjegjësi i Zyrës për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri dhe përgjegjësi i Zyrës për Shkencë dhe Inovacione, Prof. Dr. Agon…
Sot ne nderojmë veçantinë tonë, themelin tonë identitar dhe krenarinë gjuhësore, gjuhën tonë maqedonase. Gjuha e Koneskit, Shopovit, Janevskit dhe të gjithë krijuesve të fjalës letrare maqedonase që janë pasqyrë e origjinalitetit. Gjuha jonë është edhe e drejta jonë themelore e njeriut, e drejta për vetëvendosje dhe shprehje, tha presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 5 majit, Ditës së gjuhës maqedonase. Me këtë rast Pendarovski u shpreh se gjuha maqedonase është e afirmuar në botë dhe ka vendin e vet në familjen e gjuhëve sllave, falë gjeneratave të kaluara, gjuhë kjo të cilën sot maqedonasit e nderojnë dhe e festojnë.…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16 e 30 minuta, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, ka arrestuar 40-vjeçarin N.S. nga Gostivari, i cili sillej në mënyrë agresive ndaj pjesëtarëve të policisë duke mos iu bindur urdhrave të tyre, deri sa ata ishin duke ndërmarrë veprime zyrtare. Pas një sqarim të plotë dhe dokumentimi të rastit, ndaj tij do të ngritët parashtresë përkatëse./Alsat.mk
Këshilltari i Qeverisë për Energjetik, Viktor Andonov, informoi se terminali i gazit në Aleksandropolis ka filluar në vitin 2013. “Dje u ndërtua terminali i gazit të lëngshëm natyror dhe si i tillë u shpall projekt i përbashkët në interes të BE-së. Projekti ka karakter rajonal dhe sjell siguri energjetike. Për këtë arsye ishin të pranishëm liderët e disa vendeve të rajonit, ndër të cilët edhe kryeministri Kovaçevski. Në të kaluarën kemi pasur një nga çmimet më të larta të gazit natyror, sepse furnizoheshim nga një burim dhe konsumonim një sasi të vogël të gazit natyror. Një nga arsyet është sigurimi…
Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” me urdhër të Qytetit të Shkupit këto ditë po vendosin shtylla mbrojtëse në bulevardin Brigada e tretë maqedonase. Shtyllat vendosen për të parandaluar parkimin e parregullt të automjeteve nëpër shtigjet për këmbësorë dhe të biçikletave, si dhe në hyrjet e rrugëve përreth. Deri më tani janë vendosur rreth 100 shtylla mbrojtëse në ishujt për këmbësorë dhe në hyrjet e rrugëve lidhëse në bulevardin Brigada e tretë maqedonase, si dhe në drejtim të rrugës Vasko Karangelevski. Sipas planit për punë, ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë vendosjen e…
Prokurorja Katerina Kolareviq do të dorëzojë kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri. Ndërsa brenda katër ditëve do të dihet nëse kërkesa do të pranohet ose jo, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë muajit, Zeqiri ka dhënë deklaratë para prokurores, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai ka mohuar fajësinë ndërsa janë dëgjuar edhe disa dëshmitarë tjerë të cilët kanë njohuri për furnizimin publik të nënshkruar nga Zekiri. “Prokurori kompetent e udhëheqë procedurën hetimore kundër personit për të cilin keni shfaqur interes dhe dy persona tjerë të pakapshëm për organet e rendit.…
Me zgjidhjen e re ligjore për falje do të mund të falen vetëm personat për të cilët ka përfunduar procedura gjyqësore. Presidenti i vendit në të ardhmen nuk do të mund të falë persona të dyshuar apo të akuzuar, por vetëm ata për të cilët ka një aktvendim gjyqësor se kanë kryer një vepër të caktuar penale. Kështu ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, i cili ka thënë se është përgatitur një zgjidhje krejtësisht e re ligjore, që të mos ketë interpretime të ndryshme për faljet. “Zbatimi i atij ligji vërtet ka treguar se vërtet ka dispozita,…
Integrimi europian është përgjigjja më e mirë për të kapërcyer të gjitha krizat me të cilat përballet Bashkimi Europian në kontekstin aktual të agresionit rus në Ukrainë. Kjo është kryefjala e fjalimit të kryeministrit të Italisë, Mario Draghi drejtuar Parlamentit Europian të mbledhur në seancë plenare në Strasbourg. Për kryeministrin italian, një Europë e zonja për t’u përgjigjur në kohë të stuhishme është një Europë më e besueshme për qytetarët e saj dhe në sytë e botës. Në këtë kontekst, Mario Draghi ka deklaruar, se është në favor të integrimit të plotë dhe sa më të shpejtë të vendeve të…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vend nga gjithsej 1.661 teste të kryera, 135 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, janë shëruar 85 pacientë ndërsa nuk është regjistruar asnjë vdekje, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas sistemit ‘Termini im”, më datë 02 Maj është regjistruar një viktimë me Covid-19, një 78 vjeçar nga Ohri. Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 309.925, numri i të shëruarve është 300.021, numri i të vdekurve është 9.283 dhe numri i rasteve aktive është 621.

