“Ne si rajon i takojmë Bashkimit Evropian”, ka thënë Ministri për Punë të Brendshme në një intervistë për gazetën greke “Ta Nea” në të cilën ka folur për bashkëpunimin me Greqinë, çështjet e sigurisë rajonale, por edhe perspektivën evropiane të vendit. Intervista e titulluar “Bashkëpunimi dypalësh për çështje të sigurisë” vjen gjatë vizitës së Spasovskit në Greqi, si pjesëmarrës në Konferencën Ministrore në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe takimit me homologun e tij grek Takis Theodorikakos. Ministri tha se në rrethanat aktuale, anëtarësimi në BE është i rëndësishëm jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë…
Author: Hamdi Kumanova
Midis orëve të vona të mbrëmjes së 15 majit dhe orëve të hershme të mëngjesit të 16 majit, hëna e plotë, e njohur gjithashtu si “Hëna e luleve”, do të hyjë në hijen e Tokës, duke shkaktuar që një eklips total hënor të shihet nga pjesa më e madhe e Amerikës dhe Antarktidës, si dhe Evropën perëndimore dhe Afrikën dhe ana lindore e Paqësorit.Vëzhguesit e qiellit në Evropën Lindore, ku ndodhemi edhe ne, si dhe në Zelandën e Re dhe Lindjen e Mesme, do të përjetojnë të ashtuquajturën hijezimin e Hënës, gjatë së cilës vetëm skaji i hijes së Tokës…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në paraqitjen e tij në konferencën ndërkombëtare të ministrave të Energjetikës nga Ballkani Perëndimor, bashkë me homologët e tij nga Ukraina, Turqia dhe Azerbajxhani, theksoi se pjesëmarrësit në Sofje po përballen me agresion ushtarak të Rusisë në Ukrainë i cili shkakton humbje të mëdha për të gjithë. Siç informon MIA nga Sofja, Bekteshi theksoi se Maqedonia e Veriut është e përfshirë në të gjitha iniciativat rajonale me qëllim që të sigurohet sigurim në furnizimin me gaz dhe të diversifikohen vendet prej të cilave i merr. Bekteshi u falënderua për mbështetjen e BE-së për Maqedoninë e…
Që nga 24 marsi, ushtarët nga tetë shtete të NATO-s kanë filluar të arrijnë në Maqedoninë e Veriut për stërvitjen SWIFT RESPONSE 22, një stërvitje e forcave aleate ajrore, pjesë e një serie më të gjerë të stërvitjeve që po zhvillohen në të gjithë Evropën lindore, njofton ambasada britanike në Maqedoni, transmeton Portalb.mk. 1.800 parashutistë nga Brigada e 16 e Sulmit Ajror e Mbretërisë së Bashkuar kanë ardhur në Maqedoninë e Veriut për të kryer trajnim së bashku me shtatë vende të tjera të NATO-s duke përfshirë forca nga Maqedonia e Veriut në katër lokacione të ndryshme rreth vendit. Stërvitje ushtarake, foto: Ambasada…
Për herë të parë në ekzistencën 16-vjeçare të sigurimit të jetës, investimet e qytetarëve në vitin 2021 kanë kaluar 2 miliardë denarë (32,5 milionë euro). Vlen të përmendet se vitin e kaluar numri i personave me sigurim jete u rrit me 95 për qind krahasuar me vitin 2020. Në një masë të konsiderueshme, kjo rritje vjen si pasojë e lidhjes së kredive bankare të sapoemetuara me sigurimin e jetës, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve (AMS). Investimet e përgjithshme të qytetarëve në sigurimin e jetës vitin e kaluar kanë kaluar 2 miliardë denarë (32,5 milionë euro).…
Greva e të punësuarve në Drejtorinë për Librat Amë, nga zyrat do të kalojë në rrugë. Sot rreth 50 të punësuar në zyrën në Shkup, do të dalin në protestë paralajmëruese dhe do ta bllokojnë qendrën e qytetit me makina nga ora 15 deri 17. Ata do të mbështeten nga Konferedata e organizatave sindikale të Maqedonisë. Protesta do të fillojë nga “Parku i Gruas” dhe do të përfundojë para Ministrisë së Drejtësisë, ku do të kërkojnë takim me ministrin, i cili sipas tyre, duhet të jetë i përfshirë në zgjidhjen e problemit. Të punësuarit në Drejtorinë e Librave Amë tashmë…
Gjuha maqedonase është në thelbin e identitetit dhe veçantisë maqedonase dhe si të tillë do ta mbrojmë dhe ruajmë, porositi kryeminstri Dimitar Kovaçevski. Në nder të 5 Majit, Ditës së gjuhës maqedonase, në profilin e tij në Fejsbuk ai publikoi se sot u shprehim nderime të gjithë atyre të cilët e kanë krijuar gjuhën e shkruar, letrare, standarde maqedonase. “Borxhi i jonë ndaj gjeneratave të ardhshme është ta ruajmë dhe ta përhapim”, theksoi Kovaçevski.
Një 39 vjeçare nga një fshat i Shkupit, dje rreth orës 17:40 ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme-Tetovë një rast të mashtrimit. Në denoncimin e saj thekson se një person e ka telefonuar atë dhe i ka premtuar se do ta ndihmonte me një banesë të siguruar përmes një organizate humanitare, mirëpo për ti mbuluar shpenzimet bazike, ka kërkuar nga ajo që ti dërgoj atij një shumë të caktuar të të hollave përmes një shoferi taksie në Tetovë. 39 vjeçarja kishte takuar shoferin e taksisë në një lokacion të caktuar dhe i ka dhënë shumën e të hollave…
Të punësuarit në Drejtorinë për Menaxhim me Librat Amë, të cilët prej gjashtë ditësh janë në grevë, kanë bërë të ditur se pasditen e sotme do të zhvillojnë protestë nga ora 15:00 deri në orën 17:00 para Ministrisë së Drejtësisë, ku do të bllokohen rrugët, transmeton Portalb.mk. Sindikata e Pavarur e Drejtorisë kërkon miratimin e kontratës kolektive në nivel punëdhënësi, rritje lineare të pagave me 30 për qind dhe përmirësimin e kushteve të punës. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Drejtorisë për Menaxhim me Librat Amë , Toni Millosheski, paralajmëroi se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave…
Në Universitetin e Teknologjisë dhe Ekonomisë të Budapestit në Hungari, më 28 – 29 prill 2022 u mbajt konferenca vjetore e Asociacionit të Universiteteve Evropiane, me temë: “Vlerat universitare çfarë, pse dhe si”. Në këtë konferencë morën pjesë një numër i madh personalitetesh nga universitete të ndryshme evropiane, ndërsa Universiteti i Tetovës në këtë konferencë u përfaqësua nga kryetari i Senatit të UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, përgjegjësja e Zyrës për menaxhim me cilësinë dhe evalvim, Doc. Dr. Sheruze Osmani, përgjegjësi i Zyrës për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri dhe përgjegjësi i Zyrës për Shkencë dhe Inovacione, Prof. Dr. Agon…
Sot ne nderojmë veçantinë tonë, themelin tonë identitar dhe krenarinë gjuhësore, gjuhën tonë maqedonase. Gjuha e Koneskit, Shopovit, Janevskit dhe të gjithë krijuesve të fjalës letrare maqedonase që janë pasqyrë e origjinalitetit. Gjuha jonë është edhe e drejta jonë themelore e njeriut, e drejta për vetëvendosje dhe shprehje, tha presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 5 majit, Ditës së gjuhës maqedonase. Me këtë rast Pendarovski u shpreh se gjuha maqedonase është e afirmuar në botë dhe ka vendin e vet në familjen e gjuhëve sllave, falë gjeneratave të kaluara, gjuhë kjo të cilën sot maqedonasit e nderojnë dhe e festojnë.…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16 e 30 minuta, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, ka arrestuar 40-vjeçarin N.S. nga Gostivari, i cili sillej në mënyrë agresive ndaj pjesëtarëve të policisë duke mos iu bindur urdhrave të tyre, deri sa ata ishin duke ndërmarrë veprime zyrtare. Pas një sqarim të plotë dhe dokumentimi të rastit, ndaj tij do të ngritët parashtresë përkatëse./Alsat.mk

