Author: Hamdi Kumanova

Pishinat janë një mënyrë e mirë për t’u argëtuar dhe freskuar gjatë verës, por jo nëse nuk jeni notar të mirë, shkruan Alsat. Gjatë 10 viteve të fundit në vendin tonë janë regjistruar qindra raste të qytetarëve të mbytur aktiv, të cilët kanë qenë të vetëdijshëm dhe kanë kërkuar ndihmë dhe dhjetëra raste të të mbyturve pasiv, të cilët kanë humbur vetëdijen. Për të shmangur këto incidente dhe për të parandaluar më të keqen, 6 pishina në Shkup dhe 1 një Kumanovë monitorohen nga 37 shpëtimtarët e Kryqit të Kuq. Agan Sulejmani dhe Eleonora Gjeorgjievska inskenuan disa nga…

Lexo më Shumë

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (11-korrik) në ora 18.00, kanë privuar nga liria 35-vjeçarin F.T. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga 64-vjeçari H.V. nga Gradeci i Gostivarit për “zhvatje”, “fajde” dhe “rrezikim të sigurisë”. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski duhet t’u bëjë thirrje një pjese të deputetëve të partisë së tij që të ndërpresin bllokadat dhe obstruksionet dhe të mos punojnë për qendra dhe shtete të huaja, të cilat nuk i mendojnë të mirën këtij vendi, deklaroi sot zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski në përgjigje të komentit për thirrjen e liderit opozitar deri te deputetët nga Lidhja Socialdemokrate që ta refuzojnë propozimin për zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit. Kaevski u bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, ku do të debatohet për Informatën për përmbajtjen e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavski, me ç’rast ka shprehur mbështetjen e tij për progresin e shtetit në procesin integrues. Osmani e siguroi bashkëbiseduesin se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është interesi kryesor shtetëror dhe prioritet primar i politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Lexo më Shumë

Dje në ora 01:30, B.Z. (24) dhe motra e saj E.Z. (20) nga Tetova në SPB Tetovë kanë raportuar se njëzet minuta më parë në rrugën “Radovan Coniç” në Tetovë janë sulmuar fizikisht nga disa femra. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Këshilli i Ambasadorëve konsideron se është e një rëndësie vendimtare për të ardhmen, stabilitetin dhe prosperitetin, që vendi të përballet me sfidat dhe të ecë me guxim drejt Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk. “Në të kaluarën, duke filluar me mbajtjen e referendumit të pavarësisë, pastaj me hyrjen e vendit tonë në OKB nën referencë, përmes miratimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe reformave që pasuan në vend, si dhe miratimit të Marrëveshja e Prespës, qytetarët tanë, inteligjenca e avancuar, partitë politike dhe lidershipi dhe OJQ-të kanë marrë vendime korrekte dhe historike që kanë hapur rrugën për integrimet tona euroatlantike”, thuhet në komunikatën…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i dërgoi një notë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me “manifestimet dhe parullat e shumta të drejtuara kundër Bullgarisë” në hapësirat publike të vendit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare. Në note protestën shprehen shqetësimet e thella për atë që po ndodh, “që është edhe një përgjigje ndaj narrativës së përhapur antievropiane kundër vendosjes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve”. “Është veçanërisht shqetësuese që aktet dashakeqe në hapësirat publike po përshkallëzohen në një kohë kur Sofja dhe Shkupi po kërkojnë…

Lexo më Shumë

“CILI ËSHTË ROLI I DRAGAN KOVAÇKIT?!” Koalicioni antievropian VMRO DPMNE – “Levica”, me protesta të dhunshme dhe skenare të përgjakshme po veprojnë kundër integrimit të vendit në BE – përcjell KlanM akuzën e socialdemokratëve, të cilët thonë se epilogu I protestave të dhunshme të këtyre dy partive dhe ASH-së janë mbi 50-të policë të lënduar dhe tentativa për inskenimin e skenareve për incidente ndëretnike, sic thonë nga LSDM-ja, të instalimeve proruse në protesta, raporton Klan M. “Flamujt rus në protesta, ofendimet ndaj bashkëqytetarëve tanë nga bashkësi tjera etnike janë dëshmi e qartë se protestat nuk janë kundër propozimit evropian, por…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i ka bërë thirrje deputetëve të partisë në pushtet LSDM që të mos i dorëzohen presioneve të pushtetit dhe të veprojnë ekskluzivisht sipas ndërgjegjes së tyre. “Jini dinjitoz, të respektuar deputetë të LSDM-së dhe mos u dorëzoni para presioneve të disa udhëheqësve të partisë suaj”, theksoi në fjalimin e tij Hristijan Mickoski, përcjell INA. “Dua të jemi i qartë. Qëllimi im nuk është lufta për pushtet të zhveshur, por në radhë të parë mbrojtja e interesave shtetërore dhe kombëtare duke refuzuar një proces që është i dëmshëm për Maqedoninë. Dhe kjo duhet të jetë lufta…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në Facebook ka njoftuar se Bordi Qendror i LSDM-së mbrëmë ka mbajtur seancë në të cilën ka sjellë vendim me të cilin e mbështet procesin e fillimit të negociatave me BE-në. Kovaçevski shkruan se LSDM është parti që qëndron fuqishëm në përcaktimin për respektimin pa kusht të gjuhës, identitetit, historisë dhe kulturës së popullit maqedonas. “LSDM, si parti shtetformuese, mbetet e palëkundur në vendosmërinë e saj për respektimin e pakushtëzuar të gjuhës, identitetit, veçorive historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elementë që në asnjë rrethanë nuk mund të negociohen me BE-në. LSDM pret që këto përcaktime…

Lexo më Shumë

Ja sa duhet të pritni në kufirin e Tabanocit Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend pritet deri në një orë. “Për shkak të rritjes së intensitetit të automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritet rreth një orë. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit…

Lexo më Shumë

“Me përkrahjen e rishikimit të buxhetit, jepet përkrahje për rritjen e pensioneve, mjetet shtesë për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve, mjetet për kompanitë për përkrahjen e rritjes së pagave në sektorin privat, mjetet shtesë për bujqit që i referohen rritjes së rendimenteve dhe stabilizimit të çmimeve të produkteve ushqimore, si dhe mjetet që i referohen masave të reja antikrizë për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe mbrojtjen e ekonomisë nga goditjet e krizës aktuale të çmimeve”. Kjo u theksua nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, në paraqitjen e tij për rishikimin e buxhetit, që shqyrtohet ditën e sotme në…

Lexo më Shumë