Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,85% në raport me vendimin e datës 7.7.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,601 %, te nafta për 2,615 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,965 % dhe te mazuti për 2,754% . Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 ulet për 0,50 den/litër, ndërsa çmii i shitjes…
Author: Hamdi Kumanova
Siç njoftonë KlanM për sot është caktuar seancë plenare me një pikë të rendit të ditës, Ribalanci i Buxhetit, për të cilin debati zgjat 5 ditë. Në koordinimin e rregullt të thirrur nga Kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi, sic njofton KlanM, kanë marrë pjesë Nënkryetari I Kuvendit, Goran Misovski, koordinatori I GP të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, të LSDM-së Jovan Mitrevski, BDI-së Arbër Ademi dhe të ASH-së Ilire Dauti, si dhe për faqësues të partive politike BESA, Alternativa dhe “E Majta”. Ademi pas përfundimit të takimit në deklaratë për media njoftoi opinioni në mënyrë më transparente është njoftuar dhe po njoftohet…
Dje rreth orës 16.00 në Stacionin policorë Gostivar, është raportuar se personi N.D. nga Gostivari ka rënë nga dritarja e ndërtesës në të cilën ka jetuar, deri sa ka qenë duke kryer rregullimin e rrolesë në banesën e tij. Ai është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad“ në Gostivar, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
Për hir të zotimit tonë dhe për hir të transparencës maksimale ndaj publikut vazhdojmë të respektojmë çdo detyrim dhe përgjegjësi para qytetarëve të Tetovës, andaj ne sot publikojmë Listën e të gjitha Kontratave në vepër të lidhura në mes personave fizik dhe Komunës së Tetovës, për tremujorin e dytë të vitit 2022, thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës. “Në këtë tremujor Komuna e Tetovës ka lidhur gjithsej 14 kontrata. Një pjesë e këtyre personave që në lidhur kontratatë me Komunën e Tetovës, sipas nevojës, janë të angazhuar nëpër sektorë të ndryshëm dhe një pjesë tjetër janë të angazhuar në…
Mbrëm rreth orës 22:50 minuta, në fshatin e Rekës së Poshtme, punonjësit e policisë SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria një vajzë 19-vjeçare nga ky fshat e cila më parë ishte raportuar nga nëna e saj 62-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht pesëdhjetë minuta më parë për shkak të keqkuptimeve të tyre familjare. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor në Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, mëngjesin e sotëm në edicionin veror të “Click21” në TV21 tha se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk është në rrezik për jetën dhe porositi që të mos bëjë bujë për mbledhjen e pikëve politike. “Kjo nuk është e saktë. E di që është mirë për aktivitet politik, por ai nuk ishte absolutisht i rrezikuar dhe ne kishim kryer një vlerësim sigurie disa muaj më parë, më saktë jo ne por Agjencia e Sigurisë Kombëtare, e cila bëri me dije se nuk jemi në rrezik dhe as ky veprim nuk kishte për qëllim…
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski mëngjesin e sotëm në edicionin veror të “Click21” në TV21 tha se kjo që po ndodh sot është identike me 27 prillin. “Liderët politikë dhe subjektet politike duhet të përmbushin detyrën e tyre, të dinë përgjegjësinë e tyre. Ndezja e situatës në vend nuk na sjell mirë, ju kujtohet 2017-ta, për disa ditë rresht, ndoshta një muaj, kishim tubime publike, thirrje para Kuvendit, udhëzimet e njerëzve etj. Në fund ndodhi 27 prilli-sulmi në Kuvend”, tha Spasovski.
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot në seancë plenare duhet të shqyrtohet Ribalanci i plotësuar i Buxhetit. Seanca u caktua për ora 11, ndërsa ribalanci është pika e vetme në rendin e ditës. Në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, debati për ribalancin në seancë plenare zgjat më së shumti pesë ditë pune. Gjatë periudhës së kaluar, ribalanci i Buxhetit u shqyrtua në Komision të Kuvendit për financim dhe buxhet, ku u zhvillua edhe debati për amandamentet. Në Ribalancin e plotësuar të Buxhetit janë vendosur amandamente, me të cilat sigurohen 25 milionë denarë shtesë për shëndetësi, mjedisin e jetesës dhe…
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-se vazhdon të kërkojë që të kthehet propozimi francez në Qeveri për shkak se konsiderojnë se nuk është i kompletuar (nuk janë dorëzuar të gjitha dokumentet) raporton KlanM. Ndërsa në një konferencë për media Kordinatori i grupit Parlamerntar nga VMRO-DPMNE NIkolla Micevski deklaroi se nuk është e mundur që një çështje me aq rëndësi për vendin të diskutohet me një fletë prej letre siç e quan ai. Të kthehet informacioni i dërguar nga Qeveria si material jo i plotë dhe të mos cenohet dinjiteti i Kuvendit me një dokument të tillë. Fleta e letrës që Qeveria e…
Koalicioni antievropian i VMRO DPMNE-së dhe Levicës gënjen dhe përhap gënjeshtra për gjoja bullgarizim dhe asimilim, sepse nuk kanë argumente reale kundër anëtarësimit në BE, thonë nga LSDM. “Nuk mund të ketë asimilim dhe bullgarizim me gjuhën maqedonase në BE. Në BE, si maqedonas me gjuhë të pastër maqedonase, nuk është asimilim, kjo është e qartë për të gjithë. Pa argumentim, koalicioni antievropian funksionon mbi bazën e përhapjes histerike të gënjeshtrave, por edhe me tentativa për të shkaktuar tensione dhe për të radikalizuar atmosferën. Ditët e fundit janë shënuar protesta të dhunshme, tensione, por edhe tentativë për një skenar të…
Kancelari gjerman Olaf Scholz në një letër të hapur drejtuar Maqedonisë së Veriut, ka bërë thirrje që të pranohet propozimi, derisa ai ka theksuar se edhe pas pranimit të këtij propozimi, procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë. Scholz, thekson se vendi i maqedonasve është në Bashkimin Evropian, ku ushqehen gjuhë dhe identitete të ndryshme, ndërsa ka thënë se e kupton frustrimin e qytetarëve. “Unë ju kuptoj kur thoni: Neve shumë gjatë dhe shumë na është premtuar. Kjo që kërkoheshte prej neve ishte e tepërt. Unë kuptoj dyshimet tuaja nëse me këtë hap me të vërtetë…
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë së Veriut ka kërkuar reagim të menjëhershëm ndaj kërcënimit eksplicit me vdekje ndaj gazetarit të TV Klan Maqedoni, Furkan Saliu, i cili kërcënim është publikuar sot nga një profil i dyshimtë i quajtur “@narco_girl” në rrjetin social Twitter. “Në postim theksohet mesazhi kërcënues -“Uroj që një plumb qorr i djeshëm të kishte përfunduar në kokën e Furkan Saliut” dhe i njejti mesazh përfaqëson një thirrje të drejtpërdrejtë për të vrarë gazetarin Saliu, që kërcënon sigurinë e tij. SHGM do ta raportojë këtë kërcënim të qartë për jetën e gazetarit Saliu në Ministrinë e Punëve të…

