Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.153 testime për Kovid 19 nga ku janë diagnostifikuar 411 raste të reja prej të cilëve 88 janë riinfektime. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 210 pacientë ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast vdekje. Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 2.092.345 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshshëm i të diagnostifikuarve në vend shënon 317.140, numri i pacientëve të shëruar është 305.712, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në intervistë për AIM tha se pa pëlqimin e të dyja palëve, si Shkupit ashtu edhe Sofjes, nuk mund të ketë ndryshim në asnjërën nga pikat e protokollit. I pyetur nëse ka pasur një pasqyrë të këtij dokumenti, nëse ka fare një protokoll të harmonizuar, kur opinioni do të mund të ketë një pasqyrë në të, Kovaçevski nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por ka theksuar se ajo që është e rëndësishme të dihet për protokollin është se ai punohet në bazë të reciprocitetit. “Ne insistojmë në këtë. Kjo do të thotë se detyrimet apo…

Lexo më Shumë

Gjatë mbrëmjes së kaluar (12.07.2022) në intervalin kohor nga ora 21:00 deri më 24:00 Ministria e Punëve të Brendshme me radar të posaçëm për inçizim në kushte të natës, realizoi kontrollim të intensifikuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët me automjetet e tyre qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 142 shoferë, prej tyre dy shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy me shpejtësi mbi 70 km në orë nga e lejuara. Poashtu është…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se dhjetë muajsh, sot, më së voni nesër, pritet që lënda për djegien e modularit këtu në Tetovë, të dorëzohet në gjyq në Tetovë, pas çka do të ndahet gjykatësi dhe do të fillojë procedura”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani. Sipas informatave të televizionit Alsat brenda prokurorisë, të dyshuar për zjarrin në modularin e Tetovës janë 4 persona. Lënda në gjyqin e Tetovës dorëzohet pas hetimeve të kryera nga pesë prokurorët e vendit, si dhe hetimin e ekspertëve gjermanë. Sipas informatave të televizionit Alsat, lënda për momentin ndodhet në prokurorinë e Tetovës. Procedura zvarritet me muaj…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kanë vazhduar sot kritikat dhe argumentet pro dhe kundër në lidhje me rishikimin e buxhetit, për të cilin po debatohet tash më tre ditë, përcjell in7 Sipas deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, kritikoi Qeverinë se nuk është e interesuar për buxhetin pasi në debat, nuk ka asnjë përfaqësues qeveritar, përpos zëvendësministrit të Financave. Ai po ashtu tha se, ngjarjet e fundit me propozimin francez janë në një farë mënyrë defokusim i opinionit nga tema e buxhetit. “Një shtet normal dhe serioz kuptohet se, dokumentin i cili e përshkruan buxhetin dhe rishikimin e buxhetit…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar për pjesëmarrje në protesta të dhunshme kundër propozimit francez. Bëhet fjalë për 32 vjeçar dhe një 18 vjeçar nga Shkupi, të cilët më 5 korrik kanë sulmuar me gurë dhe gjësende të forta policët dhe godinën e Kuvendit. Të dyshuarit i janë dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake, ndërsa Prokuroria Publike pritet të kërkon masën e kujdesit, përkatësisht paraburgimin. Ditë më parë Prokuroria ngriti akuza për 12 persona ndërsa gjykata i vazhdoi masën e paraburgimit. 9 akuza ishin për pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepër penale, ndërsa 3 akuza për nxitje të rrezikimit…

Lexo më Shumë

Një burrë 64 vjeçar dhe një grua 63 vjeçe nga Maqedonia e Veriut u kthyen kilometrazhin e makinave të përdorura në Austri dhe i shitën ato. Policia austriake ka vënë në gjurmë çiftin nga Maqedonia, të cilët po përdornin këtë biznes manipulativ dhe kundërligjor me makina të përdorura, përcjell INA. Në fillim të prillit, një oficer policie ndaloi një automjet gjatë një kontrolli rutinë të trafikut, ku pasi që makina e tij është dërguar në kontroll të detajuar teknik, është zbuluar për manipulimet me kthimin e kilometrave. Policia hetoi rastin, duke zbuluar se çifti po bënte këto veprime të paligjshme…

Lexo më Shumë

Propozimi i Francës për zgjidhjen e një kontesti midis Shkupit dhe Sofjes, që do t’i hapte rrugë integrimit të mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, mbetet çështja më e diskutueshme, që ka shkaktuar përplasje politike, tensione dhe protesta në rrugët e Shkupit. Propozimi, sipas disave, është “tradhti kombëtare”, ndërsa për disa të tjerë mundësi e mirë për ta çuar vendin drejt anëtarësimit në BE. “Nuk duam të na përsëritet Marrëveshja e Prespës [për ndryshimin e emrit të shtetit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut] e bërë nga [ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Ajo ishte një marrëveshje e turpit.…

Lexo më Shumë

Njoftim për bllokimin e rrugës regjionale Mateç – Ropalcë Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se për shkak të dinamikës së kryerjes së objektit – rikonstruimi i rrugës shtetërore Rr. 2133 (Segmenti f.Ropalcë – f.Mateç), më saktësisht asfaltimit të të njëjtës, do të ndërprehet qarkullimi i automjeteve në relacionin Mateç – Ropalcë dhe anasjelltas me datë 14.07.2022 (E Enjte), nga ora 06:00 deri në ora 16:00 dhe do të vazhdojë me të njëjtin orar deri në ditën e përmbylljes së punës rreth asfaltimit. Si rrugë alternative, të shfrytëzohet rruga Mateç – Vishticë – Nikushtak. Me respekt, Komuna e Likovës

Lexo më Shumë

Së fundmi s’ flitet aspak për zgjerimin e bulevardit “ Cvetan Dimov”. Dërguam pyetje deri tek Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit. Nga kjo e fundit nuk na dhanë detaje se deri ku është procedura për shpronësimin e objekteve në bulevard dhe kur pritet të bëhet prezantimi i projektit, duke na “servuar” në pjatë të argjendtë Qytetin e Shkupit. “Projekti dhe buxhetimi për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov” dhe gjitha fazat procedurale i takojnë Qytetit të Shkupit. Komuna e Çairit është në mbështetje dhe dispozicion të plotë për realizimin e këtij projekti që njëkohësisht paraqet edhe zgjidhjen shumëvjeçare të…

Lexo më Shumë

Për kornizën negociuese, sipas Kushtetutës, organi kompetent i cili e pranon ose refuzon është Qeveria, por Qeveria është e frikësuar nga revolta e qytetarëve dhe tenton që përmes Kuvendit të amortizojë dhe deputetët e koalicionit qeveritar t’i shfrytëzojë si alibi, si numër për pranim kinse të propozimit francez për të cilin Parlamenti nuk ka kompetencë, deklaroi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski. Sipas tij, tani debati është i përqendruar në Informacionin për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese, ndërsa informacioni, sipas Rregullores, është rangu më i ulët i debatit në Kuvend. “Ajo që Bujar Osmani dhe Kovaçevski nuk kanë guxim ta publikojnë…

Lexo më Shumë

Të gjithë kanë të drejtë të shprehin publikisht mendimin e tyre, por demokracia nuk duhet të kthehet në anarki, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. I pyetur nëse policia ka ndonjë informacion për trazira të mundshme gjatë seancës së nesërme parlamentare, ku do të flasë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Spasovski tha: “Po bëhen analiza, po mblidhen të gjitha informacionet lidhur me zhvillimet e mundshme që do të ndodhnin gjatë mbajtjes së seancës. Ministria e Brendshme do të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e deputetëve dhe të Legjislaturës. Protestat dhe shprehja…

Lexo më Shumë