Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi është shprehur se sot të gjithë sytë e opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar janë kah Kuvendi i RMV-së, ku edhe mbajti fjalim kryetarja e Komisionit Europian – Ursula von der Leyen. Të gjithë sytë e opinionit vendor dhe ndërkombëtar kah Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku duhet të ndërmerret vendimi më i rëndësishëm për zhbllokimin apo jo të rrugës sonë europiane. Me përkrahjen e madhe të të gjitha vendeve të Europës, porosinë e të cilave na e shprehu sot qartë në fjalimin e saj…
Author: Hamdi Kumanova
Kur është fjala për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është një bisedë që duhet të bëhet nga Maqedonia e Veriut dhe BE, ndërsa SHBA-të gjithmonë e kanë mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, tha në një intervistë për MIA-n ambasadorja amerikane, Kate Marie Burns derisa shprehu shpresën se propozimi francez do të jetë një kompromis që do të hapë rrugën për hapat e ardhshëm. E pyetur nëse SHBA-të janë të njohura me përmbajtjen e protokollit dhe nëse është diçka për të cilën duhet të shqetësohen qytetarët e Maqedonisë, ambasadorja u përgjigj se SHBA-të e shohin procesin veçmas dhe gjithmonë…
Në seancën plenare të 80-të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila të vetmen pikë rend dite ka diskutimin rreth përmbajtjes së propozimit francez. Në seancën plenare të Kuvendit, para deputetëve të RMV-së është drejtuar kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Layen, e cila deklaroi se nuk ka dyshim se gjuha maqedone “është gjuha juaj dhe ne krejtësisht e respektojmë atë”. Megjithatë gjatë fjalimit të saj ka pasur kontestime nga ana e deputetëve të opozitës ku deputeti i partisë E Majta gjatë fjalimit të saj lëshon seacën. Von der Leyen gjithashtu i siguroi të gjithë deputetët dhe…
Policia ka arrestuar edhe personin e tretë i cili posedonte pistoletë në incidentin te sheshi “Skënderbeu” gjatë kohës së protestave kundër “propozimit francez” javën e kaluar. Nga MPB thonë se bëhet fjalë për A.R. i cili ka pranuar veprën. Policia më herët ka arrestuar edhe dy persona të cilët kanë poseduar armë zjarri.
Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët e Shkupit se gjatë kohës së protestave të paparalajmëruara para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot 14.07.2022 (e enjte), për trafik janë të mbyllura rrugët: “11-të Tetori” nga blv.”Koço Racin” deri në rr. “Dimitrije Çupovski” dhe rr.”Dame Gruev”, në rr. “Maqedonia” deri te rr. “11-të Tetori”, kurse trafiku do të zhvillohet nëpër rrugët e afërta. Ministria e Punëve të Brendshme apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik ti respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë të uniformuar.
Mbrëmjen e djeshme (13-korrik) në ora 21:20, personi N.F. (47) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Vukashin Simovski” në Tetovë ku banojnë, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga 45 vjeçari L.P. nga Tetova. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.Ts
Të nderuar qytetarë të Kumanovës, të nderuara medie Në seancën e 11-të të Këshillit të Komunës së Kumanovës u sollën një sërë vendimesh të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e jetesës së qytetarëve, si dhe funksionimin e ndërmarrjeve publike. Në mesin e shumë pikave të cilat u votuan, kishte edhe zotime të partisë politike Alternativa, të cilat tashmë kanë marr vulën e Këshillit Komunal. Unë kam kënaqësi që si këshilltar komunal i Alternativës t’ju njoftoj se në mesin e pikave që u votuan ishte edhe ajo e projekt urbanistik për tokë ndërtimore me parcela – për ndërtimin e objektit…
“S’po thom që jam i pafajshëm, po s’di”. Kështu ka deklaruar në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Dardan Krivaqa, i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit. Ndërkohë, i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, është deklaruar i pafajshëm për veprat që ngarkohet. T7 raporton se Krivaqa është parë duke qajtur. Në gjykimin ndaj Krivaqës e Sejdiut, janë parë edhe prindërit e Marigona Osmanit. Salla e gjykatës është e mbushur me policë. Ndryshe, para se të fillojë gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, aktivistet e “Kolektivit Feminist” janë mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku kanë zhvilluar një…
Deputeti i OQM-së, Panço Minov ka denoncuar në polici kërcënime me jetë të cilat pretendon se i ka marr përmes telefonit. Numri i telefonit të Minov ishte në listën e publikuar në rrjetet sociale e cilësuar nga persona akoma të panjohur për organet e ndjekjes penale si “lista e tradhëtarëve të Maqedonisë”./Alsat.mk
Nëpunës policor të SPB Tetovë dje rreth orës 18 e kanë arrestuar 41 vjeçarin ZH.S nga Bërvenica e Tetovës ndaj të cilit është lëshuar urdhër gjyqësor ku kërkohet vuajtja e dënimit me burg. Siç informoi sot MPB-ja ai është dërguar në Shtëpinë ndëshkuese përmirësuese Burgu “Tetovë” për vuajtje të dënimit.
Partia E Majta përmes një komunikate me shkrim për media njoftuan se mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, strukturat e sigurisë hynë në kampin para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ku po kampojnë aktivistët e së majtës, dhe aktivistë të tjerë. Pa asnjë paralajmërim dhe me sjellje të pacipë kanë kontrolluar me qen dhe kanë zbrazur çadrat e kampistëve, të cilët që nga mbrëmja po kampojnë në mënyrë të qetë dhe me dinjitet. Nga atje thonë se në të njëjtën kohë, kemi qenë dëshmitarë sesi të njëjtat struktura pak ditë më parë kanë lejuar drejtimin e armëve ndaj qytetarëve që…
Partia opozitare maqedonase VMRO, ka vazhduar me kundërshtimin e propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Nga kjo parti thonë se “populli i thotë JO bullgarizimit, dhe se ata do të pengojnë ndryshimet kushtetuese dhe me këtë edhe asimilimin e popullit”. “Kovaçevski dërgon njoftime në Kuvend. Ajo që i bën deputetët e LSDM-së të votojnë sot janë informacione të zakonshme. LSDM nuk e ka shumicën për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të bullgarizuar vendin. VMRO është pengesë për ndryshimin e Kushtetutës dhe nuk do të mbështesë asgjë që dëmton interesat kombëtare të Maqedonisë. Me votën e sotme, Kovaçevski vetëm…

