Author: Hamdi Kumanova

Delegacione të Ministrisë së Punëve të Brendshme vendosën lule të freskëta në memorialet e të rënëve dhe pjesëtarëve të vdekur të Ministrisë së Punëve të Brendshme në rrethin e MPB-së: në përmendoren para godinës së Policisë Kufitare, në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov”, në parkun “Gruaja” në bazën “Brest” dhe në kazermën “Ilindeni”. Siç informojnë nga MPB-ja, lule të freskëta në përmendoren e MPB-së vendosi ministri i Punëve të Brendshme z. Oliver Spasovski, sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme Magdalena Nestorovska, drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski dhe zëvendësdrejtori i Byrosë për Siguri Publike Arif Asani. Lule…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të dielën (08.05.2022) kanë një mundësi unike të shohin nga afër disa nga avionët e përdorur në stërvitjen “Swift Response 22” e cila realizohet në poligonin ushtarak “Krivollak”, përcjell Nistori. Pjesë e ditës së hapur për fluturake do të jenë helikopterët AH-64 Apache, UH-60 Black Hawk, CH-47 Chinook, HH-60, Mi-17, Bell, Zlin, ndërsa në periudhën nga ora 11.30 deri në 12.30 mbi aeroportin do të fluturojnë A-10Thunderbolt II, avionët luftarakë F-16 dhe avionët Air Tractor. Ditën e hapur do ta vizitojnë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Vasko Gjurçinovski, ambasadorja…

Lexo më Shumë

Drejtori i Burgut të Shutkës, Filip Andonov për TV21 njoftoi se tre nga tetë të burgosurit e rastin Kumanova kanë ndërprerë grevën e urisë. Andonov thotë se me të dënuarit që kanë ndërprerë grevën kanë arritur marrëveshje që t’u lejohet vizita e familjarëve në burg. “Pas vizitës time në burgun e Shutkës prej tetë të burgosurve që ishin në grevë urie tre persona kanë ndërprerë grevën, ndërsa të tjerët vazhdojnë me grevën por janë në gjendje të mirë shëndetësore. Me personat që kanë ndërprerë grevën jemi marrë vesh që tu mundësohet vizita e familjarëve në burg. Ndërsa për favoret tjera…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mbajti një konferencë për media me rastin e 14 vjetorit të nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik me ShBA-në, në pragë të Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të mbahet më 2 qershor në Uashington, transmeton Portalb.mk. Ai tha se, Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të realizojë Dialog Strategjik me Shtetet e Bashkuara, që është një sukses i madh diplomatik, por edhe pjesë e rëndësishme e përmbushjes së interesave tona strategjike në përputhje me kursin euroatlantik…

Lexo më Shumë

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht në ora 12:45 policia ka arrestuar një 51-vjeçar nga Shkupi, përcjell TV21. Tek personi me iniciale Z.S. policia ka gjetur armë, municione dhe lëndë narkotiek. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar disa fishekë të markës dhe kalibrit të panjohur, marihuanë, peshore dixhitale, një pistoletë për sinjale zanore dhe sinjale me dritë dhe disa fishekë sinjalizues zanor”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Në dhjetor bëhen 17 vjet që Maqedonia është vend kandidat për anëtarësim në BE. Presidenti Stevo Pendarovski mendon se “nëse në qershor nuk bëjmë asgjë, duhet të interesohemi edhe më tutje për bisedimet dhe anëtarësim në BE, megjithatë një pjesë e kapaciteteve tona politike duhet t’i drejtojmë jo kah organizatat e tjera por drejt reformave të brendshme. “Nuk mund ta bindësh opinion publik, deri kur kështu me BE-në, u plakëm tashmë! Fëmijët u shpërngulën! Unë mendoj se pas qershorit, nëse nuk ka datë për negociata, ngadalë duhet ta zhvendosim fokusin prej kësaj pune. Të themi në mënyrë formale, po, mbetemi,…

Lexo më Shumë

Ndoshta ky është shansi i vetëm dhe i fundit për të shpëtuar marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, sepse në të ardhmen qeveria do të ketë gjithnjë e më pak energji politike, por edhe e gjithë shoqëria t’i përkushtohet një çështjeje që konsumon energji politike, por Sigurisht që i konsumon qytetarët në këto cikle të vazhdueshme shprese dhe frustrimi, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani në konferencën e sotme për media. Ministri beson se janë të obliguar që të mos i ekspozojnë qytetarët në zhgënjime dhe zhgënjime të tilla, siç tha ai, të pafundme dhe se një ditë do…

Lexo më Shumë

LSDM ka plan se si t’i kundërshtohet bllokadave të VMRO – DPMNE-së, thonë nga partia më e madhe në pushtet, pasi opozita kërkoi takim liderësh dhe paralajmëruan bllokadë të Kuvendit nëse ai nuk mbahet. Nga LSDM thonë se, nuk do të lejojnë që opozita për shkak të interesave personale dhe partiae të mbaj peng shtetin, shkruan Portalb.mk. “Paralajmërimet e paturpshme të Mickoskit për bllokada të përforcuara është sjellja më e papërgjegjshme gjatë kohës së krizës më të mëdha ekonomike dhe energjetike pas Luftës së Dytë Botërore, kur Kuvendi duhet të sjell zgjidhje të shpejta dhe efikase për qytetarët. LSDM, shumica…

Lexo më Shumë

Kolona të gjata që po torturojnë shumë qytetarë në Kufirin e Bllacës për në Republikën e Kosovës të shtunën. Rreth 4 kilometra kolona që presin në këtë vijë kufitare.Qytetarët që kanë vendosur të kalojnë këtë uikend thanë se kjo është tmerruese sidomos edhe për shkak të temperaturave që janë të larta këto ditë por edhe humbin një pjesë të madhe të kohës.

Lexo më Shumë

Ka një marrëveshje mes anëtarëve të BE-së që duhet të ndihmojnë në gjetjen e një rruge dhe zgjidhje për mosmarrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, sepse procesi i zgjerimit po bëhet gjithnjë e më shumë çështje sigurie, tha ambasadorja gjermane Anke Holstein në Shkup, optimizëm i moderuar për një hap përpara në procesin e pranimit në BE gjatë presidencës franceze të BE-së. “Franca, e cila mban presidencën e Bashkimit Evropian, aktualisht ka një rol udhëheqës në BE. Por ne të gjithë pajtohemi se duhet të ndihmojmë për të gjetur një mënyrë dhe një zgjidhje që do të jetë e…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Inanovska, ka konfimuar për Infomax se KSHPK-ja ka hapur lëndë kundër prokurorit publik Artan Ajro, rast në të cilin gruaja dhe vëllau i tij kanë përfituar shumë shumë të mëdha të parave. Konkretisht bashkëshortja e Artan Ajros, Eleonora Ajro, prej më herët është gjyqtare në në Gjykatën Administrative për të cilën Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë. Eleonora Ajro fillimisht, nën rrethana të dyshimta bëhet pjesë e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë. Sipas ligjit për Akademinë për Prokurorë Publik dhe Gjykatës ajo duhet të punonte një kohë të…

Lexo më Shumë