Author: Hamdi Kumanova

“Kompromisi në kornizën propozim-negociative është shumë i thjeshtë. Garanci për gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe fillimin e negociatave, nga njëra anë, dhe përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë, nga ana tjetër, para vazhdimit të negociatave para seancës së dytë ndërqeveritare”, deklaroi sonte zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. “Ky është një kompromis që ne po e bëjmë për hatrin tonë, jo për hir të Bullgarisë, jo për hir të askujt tjetër”, tha Mariçiq në një intervistë për televizionin Kanal 5. Ai theksoi se në propozimin nuk ka asnjë pikë që e mohon gjuhën maqedonase. “Çdo qytetar, çdo deputet duhet të…

Lexo më Shumë

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale është shumë e shqetësuar për shkak të propozimeve për ndryshim dhe plotësimit të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale për të cilat këto ditë kishte reagime nga shoqatat dhe organizatat relevante . Zgjidhjet e ofruara janë problematike nga shumë aspekte, duke filluar nga vetë definimi i fushatave nga interesi publik, mënyra e zbatimit të tyre dhe veçanërisht financimi i tyre me mjete nga buxheti shtetëror dhe nga buxhetet e njësive të vetëqeverisjes lokale. Mediat kanë për obligim dhe përgjegjësi ndaj opinionit dhe këtë rol të tyre duhet ta kryejnë pa kompensim dhe…

Lexo më Shumë

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Ferizaj, ku një burrë ka rrahur bashkëshorten e tij. Rastin e ka konfirmuar policia, derisa kanë bërë të ditur se ai ka sulmuar fizikisht edhe kunatën e tij, motrën e bashkëshortes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Personi në fjalë është dërguar në mbajtje. Njoftimi i policisë: DHUNË NË FAMILJE Ferizaj, 14.07.2022 – 08:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe kishte sulmuar fizikisht motrën e bashkëshortes viktimat femra kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në…

Lexo më Shumë

Protestuesve u është bashkuar Hristijan Mickoski, ku nga kreu i opozitës protestuesit kërkonin që të bëj diçka, ndërsa ai tha se: ”Për atë jemi këtu të protestojmë, le të dëgjojë e gjithë bota, por do duhet me mendje dhe jo me forcë të ndalet kjo, me forcë nuk mundet” – tha kreu i VMRO-DPMNE-së, informon KlanMacedonia.

Lexo më Shumë

Po mbahet senaca për propozimin francez në Kuvendin e RMV-së, ku prezente është edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, raporton Klan M. Protestuesit para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kanë lëshuar drejtpërdrejtë seancën plenare për propozimin francez. Ata duke ndjekur seancën drejtohen me fjalë ofenduese drejt kryeparlamentarit Talat Xhaferi, informon KlanMacedonia.

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit: Janë kryer 1.365 analiza dhe janë regjistruar 494 raste të reja me COVID-19: Shkup – 251, Manastir dhe Ohër – 38, Kumanovë dhe Veles – 23, Tetovë – 19, Prilep – 17, Kavadar – 11, Gostivar – 10, Gjevgjeli – 8, Koçani – 7, Struga – 6, Shtip dhe Kriva Pallanka – 5, Strumicë, Negotinë dhe Radovish – nga 4, Resnjë, Sveti Nikollë dhe Kratovë – nga 3, Dellçevë, Berova, Vallandova, Vinica dhe Probishtip – secili 2, Kërçova dhe Makedonski…

Lexo më Shumë

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski sot deklaroi se si grup parlamentar i mbështetur nga shumica në pushtet propozon konkluzione për mbrojtje të veçorive të gjuhës, identitetit, kulturës dhe historisë të popullit maqedonas dhe zbatimin e procesit të bisedimeve me BE-në, duke potencuar se nisen nga interesat e larta nacionale shtetërore, përcaktimi strategjik për anëtarësim në BE me gjuhë, identitet dhe veçanti plotësisht të mbrojtur. Duke i sqaruar konkluzionet në konferencën e sotme për media në Kuvend, Mitrevski theksoi se Qeveria të angazhohet përmes delegacionit shtetëror për bisedime me BE-në në mënyrë dinjitoze të respektojë përcaktimin për respektim…

Lexo më Shumë

Deputetja e VMRO-DPMNE- së Dafina Stojanoska, sot në seancën e Kuvendit ku diskutohet për propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, në shenjë revolte ka shqyer letrën në të cilin ishte pikërisht propozimi i dhënë nga presidenca franceze. Në fjalimin e saj ajo u tha deputetëve të shumicës parlamentare se “populli thotë ‘Jo’ për asimilimin dhe se ata nuk do të diskutojnë në lidhje me këtë pikë”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Dua t’ju them edhe një gjë se asnjë dokument që do ta nënshkruani, votoni apo kaloni nuk do të ketë legjitimitet dhe vlefshmëri derisa të marrë nënshkrimin më të…

Lexo më Shumë

Shefja e Komisionit Evropian sqaroi publikisht edhe dilemat që u hapën në opinion për mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare. U ndal edhe tek problemet dypalëshe me Bullgarinë, për të cilat bindshëm tha se janë këto dallime, përcaktuar të zhvillohen jashtë kornizës negociuese për integrim. “Ndryshimi i kushtetutës suaj për përparimin e të drejtave themelore do ta përforcojë përkushtimin tuaj mbi këto vlera. Pastaj, kjo automatikisht do ta përfundojë fazën fillestare të bisedimeve. Kjo nënkupton konferencë tjetër ndërqeveritare, pa vendim tjetër. Fqinjësia e mirë është pjesë e ADN-së e integrimit evropian. Kjo është thelbësore në procesin e zgjerimit. T’ju siguroj edhe…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka theksuar se duhet të vuloset e ardhmja e vendit tone, drejt Evropes. “Në këto çaste vendimtare për ardhmërinë e vendit, po ju shkruaj nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ku bashkë me kolegët deputetë kemi mbi supe përgjegjësinë madhore për të vendosur se a do të vazhdojë apo jo vendi ynë hapërimin drejt rrugës së integrimit. Të qarta dhe shumë decide ishin sot deklarimet e kryetares së Komisionit Europian, znj. Ursula von der Leyen për përkrahjen që na japin të gjitha shtetet e Europës, për përmbajtjen e propozimit të presidencës franceze që…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në një prononcim për media tha se propozimi francez do të kalojë në Kuvend. “Besoj se po do të kalojë”. Ai tha se nuk pret të ketë trazira në Maqedoninë e Veriut. I pyetur se si i komenton fyerjet e maqedonasve kundër shqiptarëve, Thaçi tha se e dëmtojnë veten. “E dëmtojnë vete, janë popull i vogël, duhet të kenë kujdes çka flasin”, shtoi Thaçi. https://www.facebook.com/watch/?v=785477652477860

Lexo më Shumë