Të nderuar qytetarë të Kumanovës, të nderuara medie
Në seancën e 11-të të Këshillit të Komunës së Kumanovës u sollën një sërë vendimesh të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e jetesës së qytetarëve, si dhe funksionimin e ndërmarrjeve publike. Në mesin e shumë pikave të cilat u votuan, kishte edhe zotime të partisë politike Alternativa, të cilat tashmë kanë marr vulën e Këshillit Komunal.
Unë kam kënaqësi që si këshilltar komunal i Alternativës t’ju njoftoj se në mesin e pikave që u votuan ishte edhe ajo e projekt urbanistik për tokë ndërtimore me parcela – për ndërtimin e objektit të ri shkollor në kuadër të SHF “Naim Frashëri”, vendbanimi Barakat, në Komunën e Kumanovës, me revizion.
Ndërkaq te pjesa e dokumentacionit të projektit janë paraparë edhe projektet themelore për ndërtimin, përmirësimin ose ngritjen e objekteve me dedikim arsim dhe shkencë në territorin e Komunës së Kumanovës me revizion.
Po ashtu janë miratuar projektet themelore për ndërtimin, zgjerimin ose ngritjen e objekteve me dedikim mbrojtjes sociale – çerdhe – në territorin e Komunës së Kumanovës me revizion.
Të pjesa e projekteve për rrugë janë shtuar edhe tri pika të reja, ku njëra prej tyre është edhe insistimi edhe kërkesa e Alternativës për projektin bazë për rindërtimin e rrugës “Bllagoj Iliev Gune” – Komuna e Kumanovës me revizion.
Ky është dallimi kur Alternativa është në pushtetin lokal një vjet dhe kur të tjerët janë shumë vite. Sidoqoftë, këto janë të mira që do t’i shfrytëzojnë qytetarët e Kumanovës dhe neve na vjen mirë që ne jemi shkaktarë të këtij suksesi.
Sepse, gjithmonë ka Alternativë.
AlternAtivA – Dega Kumanovë


