Njoftim për bllokimin e rrugës regjionale Mateç – Ropalcë
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se për shkak të dinamikës së kryerjes së objektit – rikonstruimi i rrugës shtetërore Rr. 2133 (Segmenti f.Ropalcë – f.Mateç), më saktësisht asfaltimit të të njëjtës, do të ndërprehet qarkullimi i automjeteve në relacionin Mateç – Ropalcë dhe anasjelltas me datë 14.07.2022 (E Enjte), nga ora 06:00 deri në ora 16:00 dhe do të vazhdojë me të njëjtin orar deri në ditën e përmbylljes së punës rreth asfaltimit.
Si rrugë alternative, të shfrytëzohet rruga Mateç – Vishticë – Nikushtak.
Me respekt,
Komuna e Likovës
Data 12.11.2026
Aktuale
- Rikuperimi i Erjon Vishkullit: Një betejë për shikimin
- Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore
- Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë e Veriut në shtator, turqit në krye të listës
- Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore
- Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet Forumi i 4-të Ballkanik i Gjykatave Kushtetuese
- Parashikimi i motit
- Temperatura pranverore sot, por nga e shtuna nis rënia
- Banka Popullore ka paditur zyrtarët e LSDM-së për deklaratat e tyre në lidhje me Alta Bankën



