Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kanë vazhduar sot kritikat dhe argumentet pro dhe kundër në lidhje me rishikimin e buxhetit, për të cilin po debatohet tash më tre ditë, përcjell in7
Sipas deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, kritikoi Qeverinë se nuk është e interesuar për buxhetin pasi në debat, nuk ka asnjë përfaqësues qeveritar, përpos zëvendësministrit të Financave. Ai po ashtu tha se, ngjarjet e fundit me propozimin francez janë në një farë mënyrë defokusim i opinionit nga tema e buxhetit.
“Një shtet normal dhe serioz kuptohet se, dokumentin i cili e përshkruan buxhetin dhe rishikimin e buxhetit duhet të jetë dokumenti kryesor i një shteti dhe i një qeverie. Kur them dokumenti kryesor e them atë sepse, në bazë të këtij dokumenti Qeveria na tregon se si do të harxhohen mjetet e qytetarëve”, deklaroi Halil Snopçe./in7.tv/



