Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ka reaguar në rrjetin social Facebook duke thënë se me dokumentet e publikuara nga përkthimi në gjuhën maqedonase të Qeverisë, është sqaruar se protokolli bilateral nuk ka të bëjë me kornizën, përkatësisht me pretendimet se çështjet historike dhe të tjera nuk kanë të bëjnë me procesin e anëtarësimit dhe kjo sipas tij, është një gënjeshtër e madhe. “Pra! Pretendimi se protokolli dypalësh (historik dhe çështje të tjera) nuk ka lidhje me kornizën (procesin e anëtarësimit) dhe se këto janë dy procese të veçanta dhe se zbatimi i protokolleve nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot mori pjesë në Takimin e shtatë Koordinues Rajonal për zbatimin e Udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të posedimit, keqpërdorimit dhe tregtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2024. Siç kumtoi MPB-ja, Spasovski i falënderoi të gjitha organizatat ndërkombëtare për mbështetjen e vazhdueshme dhe rë pakursyer në realizimin e synimeve të përcaktuara me Udhërrëfyesin dhe theksoi se problemi i përhapjes së pakontrolluar të armëve të lehta është ngritur lart në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe agjendën kombëtare të…
JPUZPP “Jasen” – Shkup, vendos ndalim të plotë të lëvizjes në pyjet dhe tokat pyjore në të gjithë territorin e menaxhuar nga ndërmarrja. Siç ka thënë Jasen, vendimi është marrë në bazë të dispozitave ligjore, dhe për shkak të rrezikut të shtuar të shfaqjes dhe përhapjes së zjarreve në pyje në hapësirë të hapur.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kishte paraparë të mbajë seancën e 58-të. Por gazetari në teren nga TV21 raporton se seanca e sotme është shtyrë.
Mbrëmë në orën 22:50 zyrtarët policor në SPB Tetovë kanë privuar nga liria 43-vjeçarin F.I i cili ishte raportuar nga babai i tij 73-vjeçarë, se një ditë më parë rreth orës 19:00 në shtëpinë e familjes e ka sulmuar fizikisht atë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë të rasti.
Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq ka përsëritur mendimin e tij për propozimin francez. Ai ka ritheksuar se është arritje e madhe që po mbrohet gjuha maqedone në propozimin e modifikuar dhe se ajo tashmë do të njihet nga i gjithë Bashkimi Evropian. “Qëllimi ynë në këtë proces ishte të mbrojmë statusin e gjuhës maqedone në Bashkimin Evropian dhe jo ta bindim Bullgarinë që të ndryshojë qëndrim. Qëllimi ishte që të mos ketë ndikim në aspektin gjuhësor për qëndrimin e BE-së”, tha Mariçiq. Sipas Mariçiqit, miratimi i propozimit francez duhet të ndodh pasi duhet gjetur një zgjidhje kompromisi që do…
Në rend dite të seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese janë nismat e dorëzuara të nenit 38 paragrafi 3 i ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe neni 6 paragrafi 2 dhe neni 6-a) nga Ligji për taksat gjyqësore. Sipas bartësve të nismës të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e nenit 95 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, rezulton se personat që kanë fituar tashmë të drejtën e ndihmës prindërore (për fëmijën e tretë dhe të katërt) nuk u hiqet ajo, por vazhdojnë ta marrin atë. Në nismë, siç theksohet nga Gjykata, thuhet…
Në vend të orës 19:00, protesta kundër propozimit francez do të fillojë sot më herët – në ora 12:00 para ndërtesës së Qeverisë, kur është caktuar edhe seanca në të cilën do të shqyrtohet dhe ndoshta do të nënshkruhet menjëherë ky propozim. Në të njëjtën kohë, në Qeveri do të qëndrojë edhe përfaqësuesi i lartë nga Këshilli i Evropës, Charles Michel, i cili do të ketë takim me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, si dhe do të marrë pjesë në seancën e qeverisë.
Më datën 05.07.2022, nëpunës pçolicorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria F.J. (38) nga Kumanova. Ai dyshohet se në objekt gastronomik në rr. “Goce Dellçev” në Kumanovë ka vjedhur sende personale nga një person. E vjedhura i është kthyer pronarit, kurse F.J. është arrestuar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe ish-kryeministri Zoran Zaev, sipas agjendës zyrtare, do të jenë pjesë e konferencës së “Ekonomist”-it, përkatësisht tryeza e 26-të e rrumbullakët me Qeverinë greke. Konferenca treditëshe që tradicionalisht çdo vit mbahet në Athinë fillon sot në mëngjes me fjalimin e presidentes së Greqisë, Katerina Sakelaropolu, presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski dhe presidentja e Moldavisë, Maja Sandu.Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me kryeministrat e Malit të Zi dhe Kosovës, Dritan Abazoviq dhe Albin Kurti, si dhe përfaqësuesin e posaçëm të Britanisë…
Dy persona kanë vdekur nga rënia e një vinçi në Kavadar, konfirmojnë për MPB-në. Informatat për MPB-në i kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar, ku thonë se aksidenti ka ndodhur në një lokacion ku është duke u ndërtuar një objekt. Në vendin e aksidentit janë të pranishëm prokurori publik, grupi hetimor dhe inspektorati i punës. Më shumë informacion priten gjatë ditës. Vdekjen e dy personave e ka konstatuar edhe ekipi i ambulancës.
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.04.2022) ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 261 drejtues mjetesh. Prej tyre, 16 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 127 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 134 jashtë vendbanimit. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë…

