Author: Hamdi Kumanova

Euro-ambasadori i BE-së në Maqedoni, David Geer ka shkruar në Twitter për ngjarjet e fundit në Maqedoni, duke dashur të sqaroj qëndrimin e BE-së në protokollin e propozuar nga Franca për zgjidhjen e problemit bilateral në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni. “Mirëpres vazhdimin e konsultimeve për propozimin e rishikuar të prezantuar nga Franca në Europe2022” “Shpresoj se i gjithë procesi do të jetë i frytshëm, duke shtruar rrugën e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut. Është e qartë, pasi gjuhës maqedone nuk i referohet asnjë kualifikim shtesë” Përndryshe Geer ka reaguar edhe ndaj…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se prej sot qytetarët mund të tërheqin ndihmat sociale dhe asistencat e tjera sociale nëpër bankomate dhe sportelet bankare. Ministri bën me dije se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin qershor 2022. Përdoruesit e të drejtave monetare që zotërojnë një kartë debiti do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, të përdorin fondet për pagesa pa para në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular nga dita e sotme, 4 korrik 2022. Për të…

Lexo më Shumë

Kryetari aktual i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në paraqitjen e tij në TV Sitel, në temën e ditës, i është drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. – Sot lexova një tekst, thotë, se si erdhi pikërisht një shqiptar në këtë moment të vështirë dhe një mjek me profesion për ta zgjidhur këtë problem. Ndaj mbase për këtë është sjellë me vetëdije, sepse nuk e kupton punën. Ju keni diplomatë karriere, diplomatë të lartë që janë krejtësisht të përjashtuar nga zgjidhja e këtij procesi, të cilët nuk do të lejonin kurrë precedentë të tillë siç po përjetojmë. Osmani…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Për sot në orën 11 në klubin e deputetëve është caktuar takim i kryeministrit Dimitar Kovaçevski me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela. Kryeministri Kovaçevski dje në një prononcim për media ka konfirmuar se ka pasur një bisedë telefonike me Selën dhe ka paralajmëruar se me gjasë sot do t’ia paraqesë propozimin francez. Konsultimet e gjera për propozimin francez filluan të premten së pari me partnerët e koalicionit në Qeveri, disa prej të cilëve tashmë janë shprehur pozitivisht për propozimin…

Lexo më Shumë

Qytetarët struganë thonë se situata me qentë endacakë në këtë qytet është alarmante. Sulmet janë bërë më të shpeshta, pasi vetëm javën e kaluar dy fëmijë të mitur dhe dy gra janë sulmuar dhe kanë përfunduar në spital, ndërsa një tufë e tërë delesh është mbytur nga qentë agresivë në fshatin Misleshevë. Struganët janë të indinjuar dhe të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të të dashurve të tyre nga tufat e qenve që i ndjekin çdo ditë nëpër të gjithë qytetin. Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, konfirmoi se gjendja me qentë endacakë është shqetësuese dhe bëri të…

Lexo më Shumë

Përfundon debati amendamentues për rebalancimin e buxhetit për vitin 2022 të Komisionit për financim dhe buxhet. Nga 204 amendamentet e dorëzuara, prej të cilave mbi 170 nga VMRO-DPMNE, 28 nga Aleanca e Shqiptarëve dhe dy nga LSDM-ja, janë pranuar vetëm dhjetë. Në ditën e dhjetë dhe të fundit të debatit, janë pranuar dy amendamentet e LSDM-së që kanë të bëjnë me blerjen e pajisjeve dhe makinerive për institucionet publike shëndetësore. Në fund të debatit nuk kaloi amendamenti i LSM-së, me të cilin punëtorët në sektorin publik duhej të kishin rritje të pagave për 2.806 denarë. Nuk ka kaluar as amendamenti…

Lexo më Shumë

Një sulm fizik ka ndodhur sot në qytetin e Shkupit me ç’rast një person ka sulmuar ish-bashkëshorten e tij. Rastin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Me datë 02 korrik 2022 në ora 03:10 në qytetin e Shkupit, një grua 36 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 02:00, derisa ka qenë në veturën e saj, është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti me incialet I.G. nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Po merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Çmimi i rrymës i vendosur së fundmi është politik, konsideron eksperti i energjetikës Konstantin Dimitrovski, duke shtuar se masa për ndihmë ndaj amvisërive tregon qartë se është politikë sepse aty është makineria votuese. Sipas tij, ky dimër do të jetë shumë i vështirë. Nëse 3 vite radhazi prodhimi i rrymës elektrike po zvogëlohet nga elektranat e Maqedonisë, do të harxhojmë më shumë para për blerje të energjisë elektrike. “Kjo është masë politike që tu ndihmohet një pjese të qytetarëve, me arsyetimin se ata që më pak harxhojnë më pak paguajnë që është në kundërshtim me logjikën ekonomike se çdo herë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq ka shkruar në profilin e tij në Facebook se me propozimin francez Maqedonia ka mundësinë që të filloj procesin negociator në gjuhën maqedonase, të njohur nga i gjithë Bashkimi Evropian. “Deri më tani politikat tona dhe të gjithë hapat që kemi bërë kanë qenë strategjike dhe në interes të shtetit dhe qytetarëve. Me propozimin francez, kemi mundësinë që të fillojmë procesin negociator në gjuhën maqedonase, të njohur nga i gjithë Bashkimi Evropian. Konferenca ndërqeveritare dhe shqyrtimi janë hapat e parë të procesit të negociatave dhe për të gjitha vendet anëtare zgjati mesatarisht rreth…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE thonë se nuk ka version të modifikuar të propozimit francez, por i njëjti version i refuzuar javën e kaluar, i cili në vend që të hapë euro perspektivë, lejon kornizë ligjore që Bullgaria të kushtëzojë çështjet e identitetit, gjuhës dhe historisë. Deputeti Dragan Kovaçki ka akuzuar se Qeveria me vetëdije do të japë pëlqim për asimilimin. „Tani është momenti për të treguar unitet, për të tejkaluar mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet partiake dhe për të dërguar një mesazh të qartë se nuk do t’i lejojmë ata të rishkruajnë historinë tonë maqedonase, të ndryshojnë tekstet tona shkollore maqedonase dhe të fshijnë kujtesën…

Lexo më Shumë

Numri i nxënësve të regjistruar në shkollat fillore të Tetovës ka rënë për 100, ndërsa në gjimnazin e “7 marsi” janë regjistruar vetëm 24 nxënës, por nga sektori për veprimtari komunale qetësojnë për këto numra, duke thënë se ka ende afate për regjistrim. “Nuk është ndonjë diferencë drastike në numrin e nxënësve faktikisht në regjistrimet që kemi dhe që kemi pasur deri në fund të muajt maj behët fjalë për një diferencë prej 100 nxënësve shqiptarë, maqedonas edhe turq, mirëpo besoj se ky numër do të jetë i njëjtë kur do të fillojë viti shkollor 2022/2023 në shtator”, tha Nazmi…

Lexo më Shumë

Shkruan : Ylber Sela Dokumenti francez është kompromisi i duhur dhe për këtë kompromis është punuar shumë dhe larg mediave dhe opinionit publik. Është çështja e fundit që kërkon zgjidhje dhe besoj që do ja dalim sepse të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe nje pjesë e madhe e pakicave janë për një Maqedoni Evropiane. Pala Maqedonase është e ndarë por shpresojmë për vetëdijsim, guxim dhe ta kuptojnë realitetin e brendshëm, rajonal dhe ndërkombëtar. Pa mbështetjen e faktorit ndërkombëtar(SHBA/UE) dhe pa lojalitetin e partive politike shqiptare sot nuk do kishim këtë Maqedoni të Veriut që është anëtare e plotfuqishme…

Lexo më Shumë