Shkruan : Ylber Sela
Dokumenti francez është kompromisi i duhur dhe për këtë kompromis është punuar shumë dhe larg mediave dhe opinionit publik. Është çështja e fundit që kërkon zgjidhje dhe besoj që do ja dalim sepse të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe nje pjesë e madhe e pakicave janë për një Maqedoni Evropiane. Pala Maqedonase është e ndarë por shpresojmë për vetëdijsim, guxim dhe ta kuptojnë realitetin e brendshëm, rajonal dhe ndërkombëtar. Pa mbështetjen e faktorit ndërkombëtar(SHBA/UE) dhe pa lojalitetin e partive politike shqiptare sot nuk do kishim këtë Maqedoni të Veriut që është anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe në prag të hapjes së negociatave me Unionin Evropian. Kur bëhemi bashk gjërat ecin më shpejt dhe prodhojmë suksese kur jemi ndaras prodhojmë konflikte dhe destabilitet politik, ekonomik, social, etnik, etj.
Bujar Osmani dhe Bojan Mariçiq kanë qenë një kombinim i mirë në këtë proces të vështirë duke e patur edhe mbështetjen e plotë nga “Reçica” në Tetovë dhe nga “Kolegji Amerikan” në Shkup por sduhet anashkaluar as korektësinë e opozitës shqiptare që besoj fuqishëm që do ta mbështesin dokumentin francez. Arritja e këtij kompromisi do jetë historike jo vetëm për ne si shtet dhe shoqëri por do nxis dhe do jap efekte pozitive rajonale dhe ndërkombëtare.Do kemi fundjavë dhe javë dinamike në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. Të martën qeveria jonë duhet ti jap dritë jeshile dokumentit francez, besojmë që votohet qeveria e re në Bullgari dhe të ejnten takim ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë, nënshkruhet protokolli, dhe po të njëjtë ditë Këshilli Evropian do ta miratojë kornizën negociuese dhe propozimin francez. Për një Maqedoni të Veriut Evropiane!



