Presidenti Stevo Pendarovski për nesër pasdite në kabinetin e tij e konvokoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në të cilin do të shqyrtohet propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Në seancë, përskaj anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, do të marr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.
Pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurisë, është paraparë të jep deklaratë presidenti Stevo Pendarovski, kumtoi shërbimi për shtyp i shefit të shtetit.



