Author: Hamdi Kumanova

Nga sonte në mesnatë do të ndryshojë çmimi i dizelit, ndërsa benzina do të mbetet e pandryshuar. Kështu, dizeli do të shitet për 2,5 denarë më lirë dhe do të jetë 104 denarë për litër. Çmimi i benzinës nuk do të ndryshojë, pra 109 denarë për EUROSUPER 95 dhe 111,5 denarë për EUROSUPER 98. Edhe vaji ekstra i lehtë është më i lirë për dy denarë dhe do të jetë 103 denarë. Çmimi i mazutit mbetet i njëjtë në 53,3 denarë.

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 15:50 minuta, në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, policia e Tetovës ka privuar nga liria 41vjeçarin B.H., nga Tetova i cili më parë ishte raportuar nga 51-vjeçari S.M. nga Shipkovica e Tetovës se e ka sulmuar fizikisht teksa ishte duke kryer punën e tij në shërbimin merimangë të Ndërmarrjes Publike “Parkingjet e qytetit”. Rasti është duke u zbardhur.

Lexo më Shumë

Edhe sot ka vazdhuar protesta para Kuvendit ku protesutesit kanë vendosur 14 karrige në shenjë mbështetjeje për anëtarët e Komisionit për Financim dhe Buxhet për të votuar amendamentin që kërkohen mjete në ribalancimin e buxhetit. Grevistët kërkojnë rritje të pagave për 2806 denarë, grevistët bëjnë thirje deri të Kuvendi që të votohet amandameti përrritje lineare të pagave. Do të kërkojmë publikisht dorëheqjen e atyre deputetëve që ngrenë dorën për t’u thënë “jo” punëtorëve në Komisionin për Financim dhe Buxhet. Sot punëtori pret që të votohet amendamenti për rritje lineare të pagave prej 2806 denarë. Nëse kjo nuk ndodh, do t’i…

Lexo më Shumë

Komisioni rregullativ për energji dhe shërbime ujore (KRRE) në tetë muaj ka lëshuar licencat për prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet me fuqi të instaluar prej 50 MW. Nëse vazhdohet me këtë intensitet të investimeve, ekonomia mund të ndërtojë termocentrale me kapacitet të instaluar si HEC Kozjak për më shumë se një vit, deklaroi kryetari i Komisionit, Marko Bislimovski, në edicionin e pestë të MEF Forumit Energjetik. Sipas tij, siç thonë nga KRRE, përballë çmimeve të larta në bursa, kompanitë u bënë proaktive dhe filluan të investojnë në burimet e ripërtëritshme të energjisë, veçanërisht në termocentralet fotovoltaike. “Vetëm për një…

Lexo më Shumë

I kemi mashtruar qytetarët me dezinformata dhe informacione të ndryshme për propozimin francez. Nuk ka asnjë sugjerim të ri apo të vjetër. Është një propozim nga Parisi me lojë fjalësh apo me një interpretim ndryshe. Nuk do ta citoja zonjën Gençovska sepse ajo nuk e di se çfarë po ndodh me të në MPJ-në e saj, e lëre këtu, thotë lideri i “Konceptit Maqedonas”, Petar Bogojeski. Sipas tij, aktualisht janë shkelur dy qëndrime – “jo” për bullgarët në Kushtetutë dhe “jo” për kushtet bullgare në negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në BE. “Me këtë propozim francez i ngjyrosim të dyja.…

Lexo më Shumë

Në ueb faqen e Qeverisë sot do të publikohet propozimi francez për heqjen e vetos bullgare edhe për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Propozimi francez në formën integrale do të njoftohet menjëherë pas takimit të liderëve të partive nga koalicioni qeveritar i përcaktuar në Qeverisën në ora 11, njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçecski në Fejsbuk. “Menjëherë pas takimit, propozimi në formën integrale do ta njoftojmë në ueb faqen zyrtare të Qeverisë. Gjatë ditës, përskaj takimit me koalicionit, do të mbahen një sërë konsultime dhe bisedime me opinionin e ekspertëve dhe mediat. Siç…

Lexo më Shumë

Shpresoj se kjo vizitë e jona do të jetë një shtysë shtesë drejt marrëdhënieve të mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, një shtysë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe do të jetë një mesazh i mirë i bashkëpunimit, miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në Sofje, ku së bashku me kolegun e tij bullgar Bojko Rashkov, do të marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët të njësive policore të Departamentit të Operacioneve Speciale Policore të MPB-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe njësitë speciale…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski ka treguar herë pas here se nuk ka kapacitete shtetërore apo ndjenjë elementare të shtetësisë, veçanërisht për çështjet e interesit më të lartë shtetëror dhe kombëtar. Deri më tani, gjatë gjithë procesit, të gjitha pretendimet e rrejshme të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së janë fundosur, tha LSDM. “Është treguar se Qeveria dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski në vazhdimësi i janë përmbajtur qëndrimeve shtetërore për bisedimet me Bullgarinë në çdo aspekt dhe mbrojnë interesin kombëtar dhe identitetin kombëtar maqedonas. Ne premtuam se do të luftojmë për të ruajtur vijat e kuqe kyçe që i përsërisim prej muajsh, të cilat janë miratuar në…

Lexo më Shumë

Lideri i GERB-it dhe ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov, uroi sukses në finalizimin e propozimit francez për zgjidhjen e çështjeve kontestuese mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe heqjen e bllokadës nga Sofja zyrtare për rrugën evropiane të vendit tonë. Borissov njoftoi se çështja e Maqedonisë së Veriut është shqyrtuar nga Komiteti Ekzekutiv i GERB. “Për sa i përket temës së Maqedonisë së Veriut, i uroj vërtet sukses kolegëve të mi në Sofje për ta finalizuar atë, në mënyrë që të mund të themi se presidenca franceze ka bërë shumë dhe do të jetë aq e suksesshme sa e…

Lexo më Shumë

Presidenti, Stevo Pendarovski, në një deklaratë për Tv Sitel, sic njofton KlanM, ka theksuar se propozimi i modifikuar francez, që ka mbërritur në Shkup, është shumë më i mirë se propozimi paraprak. “Presidenti francez Macron më njoftoi, kurse unë ia transmetova Kryeministrit Kovaçevski, se Franca si kryesuese e BE-së, do të bëjë modifikime në tekstin e propozuar të kornizës negociuese.Mund të them se propozimi i modifikuar francez është shumë më i mirë se i mëparshmi. Nëse kjo mjafton, për momentin do të përmbahem. Nuk guxojmë ta përsërisim gabimin e herës së kaluar. Nuk mundet askush – as Presidenti, Kryeministri ose…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se pavarësisht rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 dhe pritshmërive që trendi i rritjes të dominoj dhe në ditët ne vijim, momentalisht nuk ka nevojë për masa kufizuese për mbrojtje nga virusi. “Për momentin nuk ka nevojë për masa kufizuese. Dje ishe prezent dhe në mbledhjen e komisionit për sëmundje ngjitëse dhe u tha e njejta gjë. Përkundrazi, do të rriten apelet që qytetarët të vaksiohen dhe të mbrohen sa më shumë nga ndonjë rrezik i mundshëm nga Covid-19 ta”, tha Sali. Sali njoftoi se Maqedonia posedon afro 500 mijë vaksina të cilat…

Lexo më Shumë