Kadastra e Tetovës pa pastruese , detyrohen te punsuarit te pastrojn zyrat nga mbeturinat. Askush nuk vjen ti pastroj realisht institucion pa pastrues nuk mund të ketë, deklarohen për tv KlanM të punësuar në këtët institucion. Të punësuartit thonë se vet po paguajnë javë për jave pastrues pasi shumica e të punësuarve kanë fituar alergji që u është paraqit nga pluhuri e papastërtia./KlanMacedonia/ https://youtu.be/AbqRKgciu9w
Author: Hamdi Kumanova
Partia opozitare OBRM-PDUKM përmes një konference për mediat sot ka reaguar lidhur me çmimet e reja të publikuara nga KRRE për rrymën elektrike. Nga partia fajësojnë pushtetin që me blloqet e reja tarifore po rëndojnë akoma më shumë xhepat e qytetarëve. “Pas shpalljeve të sotme për çmimet e reja, një gjë është e qartë, ERC është jashtë realitetit dhe po përfiton nga vuajtja e këtij populli që mezi ia del mbanë. Qeveria goditi sërish xhepat e qytetarëve. Shumica e familjeve, sipas blloqeve tarifore 3 dhe 4, do të paguajnë deri në 138% më shtrenjtë energjinë elektrike. Modeli tarifor i prezantuar…
Aleanca për Shqiptarët kritikoi ashpër Ministrinë e Arsimit në lidhje me qasjen ndaj problemit të nxënësve të Medresesë “Isa Beu” në Shkup, të cilët nuk kanë të drejtë të regjistrohen në fakultet. “Janë rreth 180 maturantë që nuk kanë të drejtë të regjistrohen, rreth 550 nxënës të Medresesë Isa Beu të cilët vetëm e kryejnë shkollimin e mesëm dhe për shkak të mos pasjes së akreditimit nuk kanë të drejtë të regjistrohen në universitetet shtetërore. Paradoksi më i madh, shteti i Turqisë i pranon, mund të regjistrohen në Turqi, nuk mund të regjistrohen në universitetet e këtij shteti.”, tha Halil…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pas dy ditëve nga incidenti në Komisionin për çështje evropiane, është prononcuar për mediat dhe për këtë i ka fajësuar deputetët e opozitës. Ai ka thënë se “incidenti i së hënës në mbrëmje nuk do të ndodhte nëse deputetët e opozitës do të qëndronin në vendin e tyre”. Por, Xhaferi ka thënë se nuk e arsyeton as sjelljen e kryetarit të këtij Komisioni, Arbër Ademi. “Unë nuk kam kompetencë të kërkoj përgjegjësi, këta janë deputetë, jo zyrtarë. Mësimi është se kjo nuk guxon të ndodhë në Kuvend dhe nuk do të…
Gjatë muajit prill autoritetet nacionale publikuan të dhëna mbi normat rutinë të imunizimit në fëmijëri, duke paralajmëruar për mbulimin e ulët në nivel shtetëror, veçanërisht për vaksinën kundër fruthit, rubeolës dhe shytave (MMR). Edhe pse në vitin 2021 (70,4% për dozën e parë dhe 80,4% për dozën e dytë) janë rritur normat në krahasim me vitin 2020 (63% për dozën e parë dhe 68,5% për dozën e dytë), megjithatë kjo është larg nga 95% që synohet me qëllim të arritjes së imunitetit të tufës dhe mbrojtjes së komunitetit, raporton KlanMacedonia. Është shqetësues fakti se normat e vaksinimit të fëmijëve me…
Presidenti Stevo Pendarovski sot ka takuar kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s, i cili po mbahet në Madrid. Në takim u bisedua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë në fushën politiko-siguruese dhe të mbrojtjes, si dhe për situatën me integrimet evropiane të Maqedonisë, me ç’rast bashkëbiseduesit i vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si miqësore, plot besim dhe respekt të ndërsjellë. Presidenti Pendarovski shprehu mirënjohje për mbështetjen e fuqishme dhe domethënëse nga Gjermania për integrimet tona evropiane dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Takimi…
Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, ka zhvilluar një takim me deputetët e Parlamentit Evropian, ku përmes një bisede të hapur dhe konstruktive kanë konfirmuar se pavarësisht të gjitha sfidave me të cilat përballet Evropa, Bashkimi Evropian duhet të mbetet aktiv në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut. “Progresi është i mundur, ne besojmë se ka një zgjidhje, por lidershipi evropian dhe vullneti politik nga të dyja palët duhet të tregohet. Parlamenti Evropian mund të ndikojë në politikën e Bashkimit dhe ne presim që mbështetja që marrim të realizohet në veprim”, tha Mariçiq në takim. Eurodeputetët në takimin me…
Ai tha se qytetarët dhe shteti kanë një Qeveri të përgjegjshme, e cila kujdeset për interesat nacionale, qëllimet strategjike dhe nevojat ekonomike të qytetarëve. “Nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Aktualisht kemi një Qeveri që kujdeset për interesat nacionale dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare. Kjo ka ndodhur në periudhën e kaluar, kur interesat nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me vendimet dhe rezolutat e miratuara këtu në Kuvend, përfaqësoheshin nga të gjithë anëtarët e Qeverisë, pavarësisht nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, ose ndonjë nacionalitet tjetër. Dhe kjo u…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), njëherësh deputet i kësaj partie, Ziadin Sela, kërkon që deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, t’i nënshtrohen testit për alkool dhe drogë, në çdo tre muaj, shkruan gazeta LAJM. Ai, këtë ide e ka hedhur pas deklaratës së deputetit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, i cili duke komentuar incidentin që ndodhi ditë më parë, ka thënë se në Kuvend po qarkullon shumë alkool dhe kjo ndër të tjera ka ndikim në atmosferën dhe sjelljen e përgjithshme të disa deputetëve. “Më duket se ka ardhur koha që njëherë e përgjithmonë opinioni t’i shoh kush…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski pyeti ministren e Kulturës, Bisera Kostadinova-Stojçevska nëse do të kërkon shkarkimin e sekretarit shtetëror në këtë ministri, Valmir Aziri për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes kundër deputetit Milloshovski, ditën kur ndodhi incidenti në Komisionin për Çështje Evropiane. Stojçevska nuk u përgjigj drejtpërdrejt por kërkoi të pritet epilogu nga organet e ndjekjes penale. “A konsideroni se do të ishte e rrugës të propozoni shkarkimin e sekretarit shtetërorë në Ministrinë Kulturës, Valmir Aziri për shkak të përdorimit të gjuhës jo të duhur ku promovohet gjuha e urrejtës e cila nxitë dhunën fizike ndaj deputetëve dhe…
Vetëm një ditë para përfundimit të presidencës franceze me BE-në, Qeveria në Shkup pretendon se ende nuk kanë marrë propozim zyrtar nga Brukseli për tejkalimin e kontestit me Sofjen, dhe heqjen e bllokadës për fillimin e negociatave për anëtarësim. Sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, deri më tani në publik janë diskutuar vetëm draft idetë e Unionit, duke shtuar se bisedimet po vazhdojnë. “Nuk janë të pranueshme idetë që nuk bëjnë mbrojtje të qartë të gjuhës maqedonase, të identitetit maqedonas dhe të cilat në negociatat shumëpalëshe me Bashkimin Evropian, do të jenë ekskluzivisht për çështje që kanë të bëjnë me sistemin e…
Shtrenjtimi i karburanteve ka bërë që qytetarët të shfaqin më shumë interes për blerje të trotineteve elektrik dhe biçikletave, duke i parë të njëjtat si mënyrë për reduktim të shpenzimeve për transport. Rritjen e interesimit për të blerë trotinet elektrik e pohon edhe Kire, shitës në një nga bizneset në kryeqytet. “Për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve, kërkesa për trotinet elektrik është rritur. Gjëja më e rëndësishme tek një trotinet, për të cilën pyesin është sa gjatë i reziston bateria. Të kalojë më shumë kilometra dhe të harxhojë më pak më një mbushje. Çmimet variojnë nga 20 mijë…

