Mbrëmë rreth orës 22:15 në afërsi të një kishe në fshatin Prdejci të Gjevgjelisë, policia e Stacionit Policor Bogorodicë ka privuar nga liria shtetasi D.B (34) nga Shtipi, ndërsa rreth orës 23:50 në Gjevgjeli nga policët e Stacionit Policor Gjevgjeli është privuar nga liria, Z.V.(44) nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “kalim të paligjshëm me migrantë”. “Përkatësisht, në ora 21:15 në afërsi të një objekti ushqimor në rrugën rajonale Prdejci-Smokvicë, në kamion “Iveco” me targa të Velesit, i drejtuar nga D.B., ndërsa në Gjevgjeli, Z.V., i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve “Peugeot 306”,…
Author: Hamdi Kumanova
Mbrëmë rreth orës 22:15 në afërsi të një kishe në fshatin Prdejci të Gjevgjelisë, policët e Stacionit Policor Bogorodicë kanë privuar lirinë DB (34) nga Shtipi, ndërsa rreth orës 23:50 në Gjevgjeli nga policët e Stacionit Policor Gjevgjeli është privuar nga liria, Z.V.(44) nga Shtipi, , për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “kontrabandim me migrantë”. “Përkatësisht, në ora 21:15 në afërsi të një objekti ushqimor në rrugën rajonale Prdejci-Smokvicë, në kamion “Iveco” me targa të Velesit, i drejtuar nga D.B., ndërsa në Gjevgjeli, Z.V., i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve “Peugeot 306”, me targa të…
Marrëveshja kornizë, e nënshkruar sot 21 vjet më parë në Ohër, i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe hapi fillimin e një kapitulli të ri në jetën politike të Maqedonisë. Marrëveshja Kornizë e Ohrit është dokument i rëndësishëm, pjesë integrale e historisë së vendit, marrëveshje që solli paqe, përfaqësim të drejtë të komuniteteve në jetën shoqërore, bashkëjetesë në karakterin multietnik të shoqërisë maqedonase, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Është udhërrëfyesi drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, një dokument që hapi dyert për integrimin evropian të vendit dhe një shembull i tejkalimit të ndarjeve. Në dy dekadat e fundit, shteti…
Bartësi i listës së VMRO-DPMNE-së në Tetovë, Angell Karapetrov përmes një postimi ku shihen në selinë e partisë së tij në Tetovë ka shkruar se “Tetovarët kanë dëshirë dhe motiv që ta shkelin të keqen që nënçmopn Maqedoninë, Maqedonia do të fitoj” shkruan Karapetrov. Ndryshe sipas parashikimeve VMRO-DPMNE po qëndron shumë më fuqishëm se LSDM dhe se partia e karapetrovit me gjasë do të fitoj më shumë se pesë mandate.Top24 http://
Lideri i Lidhjes Demokratike (LD), Pavle Trajanov sonte deklaroi se nuk pret që të sigurohet përkrahja e 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese dhe se mbështetja e tij për ndryshimin e Kushtetutës është e kushtëzuar me njohjen e të drejtave të maqedonasve në Bullgari. “Mendoj se ato paralajmërime se një pjesë e deputetëve të opozitës do të ndërrojnë mendje janë spekulime dhe nuk pres që në këtë përbërje parlamentare të ndodhin ato ndryshime, me siguri do të mbahen zgjedhje të parakohshme”, tha Trajanovi në emisionin “Verë e nxehtë politike” në Kanal 5 TV. Sipas Trajanovit, megjithatë, regjistrimi i shoqatave që mbajnë…
Ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen pa përfshirjen e opozitës, pasi pushteti nuk disponon me numrat e deputetëve që do të mund të votonin këto ndryshime. Nuk dihet se çfarë skenarësh mund të përdorë Qeveria për të përmbushur një kusht të tillë, i domosdoshëm për vijimin e mëtejshëm të negociatave me Bashkimin Evropian. Ajo që pritet në këtë situatë është, ose këto ndryshime të kalojnë, përkatësisht opozitarja maqedonase VMRO t’i votojë ose të shkaktohet krizë e re politike në vend duke bllokuar kështu perspektivën europiane të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti për politika evropiane – EPI, nënvizon se ndryshime të…
Presidenti Pendarovski në facebookun e tij ka kujtuar datën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. – Advertisements – “Para 21 vitesh, në Ohër, kryetarët e katër partive më të mëdha të atëhershme politike së bashku me presidentin Boris Trajkovski dhe përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së nënshkruan Marrëveshjen Kornizë e cila parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe solli paqen dhe stabilitetin si parakusht për zhvillimin e mëtejmë demokratik të shoqërisë maqedonase. Përfitimet kryesore të marrëveshjes ishin ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe karakteri unitar i shtetit. Ajo gjithashtu hodhi themelet për ndryshime kushtetuese dhe legjislative që garantojnë të…
MPB njofton se dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në komunikacion në të gjithë territorin e Shkupit me çka janë shqiptuar 212 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 212 masa, nga të cilat 76 masa për tejkalim të shpejtësisë, 24 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Janë vendosur 10 masa për përdorim celular, gjashtë për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit, tetë masa për automjete të paregjistruara…”, njoftojnë nga MPB.
Punonjësit e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore të Maqedonisë tash e një kohë paralajmërojnë për paraqitjen e monedhave të falsifikuara prej 1 dhe 2 eurosh, dënimin e të cilave vetë e paguajnë në fund. Gjegjësisht, pasi banka kompetente i zbulon monedhat e falsifikuara, ato dërgohen në Bankën Popullore dhe në fund u hiqet nga paga punonjësve për një shkelje të tillë. Një problem i tillë nuk është aktual vetëm këtu, por edhe në të gjithë Evropën. Operacione të mëdha policore u nisën këtë verë në vende si Italia dhe Irlanda për të zbuluar se kush i prodhon këto monedha. Në…
Personi nga Kërçova sot është testuar për linë e majmunit dhe aktualisht ndodhet në izolim, ka konfirmuar për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviç. “Pacienti nga Kërçova është kontaktuar sot dhe më pas është testuar nga Qendra e Shëndetit Publik në Manastir. Aktualisht është në izolim dhe rezultatet e testit i presim deri në orën 20:00”, ka shtuar Mehmedoviç. Ky ishte pacienti i parë që dyshohej se kishte li të majmunit, por që refuzonte të testohej. Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski, në konferencën e fundit për media lidhur me këtë rast…
A KA NDIKIM POLITIK NË RASTIN “BOÇVARSKI”? Pos bashkshoretes së tij, për një kohë të shkurtër Ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoja Boçvarski ka arritur të punësoj edhe kunatën në Spitalin e Shtipit, raporton Klan M. Ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoja Boçvarski për një kohë shumë të shkurtë punësoi bashkëshorten dhe kunatën në Spitalin e Shtipit. Këto informacione të burimeve të Tv Klan i konfirmuam edhe në terren. Shkuam në Spitalin e Shtipit në kohën kur bashkëshortja e Bocvarskit duhej të ishte në punë dhe e gjetëm aty. Kontaktuam edhe me ministrin, Boçvarski. Ai tha se nuk sheh asgjë…
Me makinë Opel Crossland Elegance 1,5 dizel, e blerë për 21 mijë euro, Shtëpia e shëndetit në Tetovë mbrohet nga Kovid 19. Autoritetet shëndetësore në Tetovë këtë makinë luksoze e kanë blerë në nëntor të vitit të kaluar ndërsa kontrata që e kanë lidhur me kompaninë nga Shkupi, siç e përmendin, është për furnizimin e një automjeti motorik për nevojat e tyre që të dalin nga gjendja e krizës me korona virusin. Më saktë, sipas tenderit, Shtëpia e shëndetit në Tetovë ka kërkuar automobil motorik për patronazh dhe vaksinim. Kompania që ka qenë ofertuese e vetme në tender i ka…

