Personi nga Kërçova sot është testuar për linë e majmunit dhe aktualisht ndodhet në izolim, ka konfirmuar për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviç. “Pacienti nga Kërçova është kontaktuar sot dhe më pas është testuar nga Qendra e Shëndetit Publik në Manastir. Aktualisht është në izolim dhe rezultatet e testit i presim deri në orën 20:00”, ka shtuar Mehmedoviç. Ky ishte pacienti i parë që dyshohej se kishte li të majmunit, por që refuzonte të testohej. Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski, në konferencën e fundit për media lidhur me këtë rast…
Author: Hamdi Kumanova
A KA NDIKIM POLITIK NË RASTIN “BOÇVARSKI”? Pos bashkshoretes së tij, për një kohë të shkurtër Ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoja Boçvarski ka arritur të punësoj edhe kunatën në Spitalin e Shtipit, raporton Klan M. Ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoja Boçvarski për një kohë shumë të shkurtë punësoi bashkëshorten dhe kunatën në Spitalin e Shtipit. Këto informacione të burimeve të Tv Klan i konfirmuam edhe në terren. Shkuam në Spitalin e Shtipit në kohën kur bashkëshortja e Bocvarskit duhej të ishte në punë dhe e gjetëm aty. Kontaktuam edhe me ministrin, Boçvarski. Ai tha se nuk sheh asgjë…
Me makinë Opel Crossland Elegance 1,5 dizel, e blerë për 21 mijë euro, Shtëpia e shëndetit në Tetovë mbrohet nga Kovid 19. Autoritetet shëndetësore në Tetovë këtë makinë luksoze e kanë blerë në nëntor të vitit të kaluar ndërsa kontrata që e kanë lidhur me kompaninë nga Shkupi, siç e përmendin, është për furnizimin e një automjeti motorik për nevojat e tyre që të dalin nga gjendja e krizës me korona virusin. Më saktë, sipas tenderit, Shtëpia e shëndetit në Tetovë ka kërkuar automobil motorik për patronazh dhe vaksinim. Kompania që ka qenë ofertuese e vetme në tender i ka…
Fondacioni “ZAEV – Një shoqëri për të gjithë”, me rastin e 12 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të të rinjëve, vizitoi Amir Destanovskin nga “Qendra Ditore për Fëmijët e Rrugës” dhe një student në OOU “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” në Shuto Orizarë dhe gjeniu i ri Makedon Dimitrovski, student në OU “Liria” në Tetovë. Duke u dhënë atyre një donacion dhe duke i uruar për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, i uruam suksese të mëtejshme në arsim dhe jetë. Duke pasur parasysh se Makedon dhe Amir ndajnë një dashuri për matematikën, Fondacioni u uron atyre më shumë “mbledhje” (njohje) dhe “shumëzimi” (sukses)…
Nesër në Novi Pazar, me datën 13 gusht në varrezat “ Gazillar” (aty edhe ku janë të varrosur 144 luftëtar shqiptar që ranë në mbrojtje të qytet nga tre sulmet çetnike) të qytetit të Novi Pazarit e shpaloset një pllakë përkujtimore kushtuar familjes së Mumin efendi Hatiti , i diplomuar në Al-Azhar Kairo, me prejardhje nga Slupçani i Kumanovës i cili ka qenë gjykatës sheriatik, para dhe gjatë Luftës së dytë botërore në Kosovë dhe Sanxhak. Ai me familjen, për veç një vajze 6 vjeçe kanë ra viktimë e bombarimeve të qytetit të Novi Pazarit nga aviacioni të forcave aleate.…
Qytetarët kritikojnë shpenzimet e majme për manifestimin e Marrëveshjes së Ohrit. Paratë harxhohet ndërkohë që qytetarët jetojnë në varfëri, mungesë të shkollave e spitaleve. Kjo sipas tyre është edhe një arsye më shumë që të rinjtë të braktisin vendin. “Nuk është në rregull sepse populli ka nevojë për shkolla, në shëndetësi e partia në pushtet harxhon para për mitingje, për këngëtarë, për kot. Kemi nevojë në arsim, në spitale, kushtet janë katastrofalë në shkollat shqiptare a Bashkimi Demokratik harxhon pare për koncerte, për kot e kot”. “Ato I kanë paratë, çka dëshirojnë bëjnë, ne mundemi vetëm me kërcy”. “Për të…
Të nderuar gazetarë, falemnderit që iu përgjigjët kësaj ftese për konferencë për shtyp, ku duam të shprehim shqetësimin tonë si parti politike e njëherësh edhe si qytetarë të këtij vendi për mënyrën se si po shkallon fushata zgjedhore në një fushatë kontratash. Sikurse e dimë të gjithë, jemi në një kampanjë parazgjedhore për Këshillin e Komunës së Tetovës dhe në këtë fushatë në vend që të kemi një garë reale platformash, ofertash e vlerash njerëzore, për fat të keq nga ana e partive që kanë pushtet, qoftë lokal a qendror, po zhvillohet një garë se kush do të ofrojë më…
As nxënësit, as prindërit dhe as shkollat nuk janë njoftuar se kur do t’i marrin dëftesat, por tashmë është lidhur marrëveshja për prokurimin e tyre, për dallim nga tenderi për prokurimin e teksteve shkollore, i cili është ende në proces. Nëse tekstet shkollore do të vonohen edhe këtë vit, mësuesit do t’i shpërndajnë sërish tekstet të përgatitura nga vetë ata. Nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit thonë se ka përfunduar procedura e ankimimit dhe nga java e ardhshme do të nisin me shpërndarjen e dëftesave në të gjitha shkollat e vendit./tv21.tv
Biznesmenët nga rajoni i Ohrit dhe Strugës kërkojnë që shteti të ketë standarde të njëjta kur bëhet fjalë për investitorët vendorë dhe ata të huaj. Ata mendojnë se trajtimi duhet të jetë më i barabartë, si për mundësinë e investimit në zonat e zhvillimit teknologjiko-industrial, ashtu edhe për subvencionet që do t’i merrnin. “Shteti le të më japë të njëjtat kushte, siç ua jep investitorëve të huaj, me të njëjtat kushte ne biznesmenët në Maqedoni do të jemi më të suksesshëm, sepse çdo gjë e bëjmë vetë, nga një fushë e zakonshme, blejmë tokën, bartim të gjithë. infrastrukturën vetë, ne…
Në vitin 2020, 34.2 për qind nga 20.000 të rinjtë e papunë në Maqedoninë e Veriut që u regjistruan për masën “Garancia për të rinjtë” morën ofertë pune brenda katër muajve, por ky numër u ul ndjeshëm vitin e kaluar në 2021, kështu që masa regjistroi 18.000 persona, ndërsa numri i atyre që kanë marrë ofertë pune është ulur me 43.7 për qind, thuhet në raportin e publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) me rastin e 12 gushtit – Ditës së Rinisë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Sipas të dhënave, në mesin e të papunëve janë më shumë vajzat, si…
“PERSPEKTIVA EVROPIAN E SMAQEDONISË SE VERIUT INTERES I PERBASHKET” Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në një bisedë telefonike rikonfirmuan përkushtimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe përmbushjen e marrëveshjeve dypalëshe, raporton Klan M. Duke e uruar për pozitën e kreut të ri teknik të diplomacisë në Sofje, Nikolai Milkov i cili është inauguruar javën e kaluar, ministri Bujar Osmani shprehu gatishmërinë për vazhdimësi të bashkëpunimit, thuhet në njoftimin e zyrës së tij. “Bashkëbiseduesit rikonfirmuan angazhimin e tyre në periudhën e ardhshme për të vazhduar zhvillimin e bashkëpunimit në të…
Dimensioni shpirtër i Institutit tonë ka shumë rëndësi sepse artikulon amanetin e shenjtë të patriotëve tanë që Shkupi të vazhdojë të trajtohet si kryeqendër shpirtërore e shqiptarëve, tha Prof.dr. Skender ASANI- drejtor I ITSHKSH Me rastin e 110-vjetorit të çlirimit të Shkupit nga ana e kryengritësve shqiptarë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, sot organizoi Akademi solemne në të cilën morën pjesë pasardhësit e figurave të mëdha historike që e çliruan Shkupin më 1912. Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, tha se 110-vjetori i çlirimit të Shkupit nga ana e kryengritësve shqiptarë është një ditë e…

