Në vendin tonë nuk ka li të majmunit. Mbrëmë, pas katër ditësh pasiguri, testi i banorit të Kërçovës, për të cilin dyshohej se është infektuar me linë e majmuneve, doli negativ. “Pacienti është negativ, s’ka nevojë për izolim të mëtutjeshëm, mbetet vetëm të trajtohet për sëmundjen bazë, por si do të trajtohet dhe kur do të shfuqizohet izolimi, për këtë do të vendosë Qendra për Shëndet Publik në Manastir, e cila bën mbikëqyrjen shëndetësore, tha zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zllate Mehmedoviq.
Author: Hamdi Kumanova
Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë qytetarët e vendit me rastin e 21 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, aktit juridik që etabloi vlerat e mirëfillta të demokracisë në vend dhe trasoi rrugën e partneritetit të pashkëputur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Si subjekt politik që nga themelimi, BDI ka pasur prioritet parësor implementimin e vazhdueshëm të përmbajtjes së saj dhe sot mund të konstatojmë se është rrumbullakësuar në tërësi misioni dhe qëllimi progresiv përmes etablimit të vlerave të barazisë, demokracisë konsensuale, kohezionit social dhe përforcimit të bashkëjetesës paqësore. Realiteti i pas vitit…
Me nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike dhe kompanisë gjermane NEXT.E.GO MOBILE” dhe me vendosjen e gurthemelit në TIDZ Tetovë, sot shënohet fillimi i një investimi të ri që parasheh prodhimin e plotë të veturave elektrike e.GO. Një prodhim i tillë i plotë i makinave elektrike për herë të parë realizohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për një fabrikë që planifikohet të ndërtohet në 60 mijë metra katrorë, në të cilën duhet të ketë gati 900 vende pune dhe një investim prej 130 milionë euro. “Pas vetëm 18 muajsh kemi investimin e dytë…
Janë duke u përgatitur ndryshime të reja të Kodit Penal. Nëse vozitni 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, automatikisht do t’u shqiptohet masa – burg prej 3 vjetëve. Ky është vetëm një nga propozimet për dënime më të ashpra për shoferët. Me të njëjtën masë do të përballen edhe vozitësit që parakalojnë në linjë të plotë, vozisin në korsinë e kundërt, ngasin nën ndikimin e alkoolit, drogës ose nëse nuk i respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.
Do të duhen disa vite që turizmi në Ohër dhe Strugë të arrijë nivelin e vitit 2019. Përndryshe, ai ishte viti më i mirë në 20 vitet e fundit, si nga numri i vizitorëve, ashtu edhe nga numri i prenotimeve, shprehet profesori i Fakultetit të turizmit, Cvetko Andreeski. Megjithatë, ai pret që ky sezon veror të jetë më i mirë se dy të mëparshmet, sidomos nga viti 2020, kur për shkak të pandemisë së Covid-it, sezoni dështoi. “Sidoqoftë, duhet ta shfrytëzojmë këtë periudhë në mënyrën më të mirë për ta prezantuar Maqedoninë si destinacion në ato tregje që tradicionalisht janë…
Sot në Tiranë, kryetari i Sindikatës policore të Maqedonisë së Veriut, Marjan Kicev dhe kryetari i Sindikatës së punonjësve shtetërorë policorë të Shqipërisë, Sadetin Fishta, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim të ndërsjellë, raportoi MIA. Është vlerësim i përbashkët se përmes zyrtarizimit, me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim, “vazhdohet bashkëpunimi shumëvjeçar bilateral mes sindikatave të cilat i prezantojnë të punësuarit në organet e sigurisë së të dy shteteve vëllazërore”. Sipas Kicev, pritjet nga ky bashkëpunim i ndërsjellë janë të mëdha, posaçërisht për shkak të faktit q[ anëtarët e këtyre organizatave sindikaliste u referohen problemeve të përbashkëta, karakteristike për këtë rajon në të…
Aleanca për Shqiptarët për 21 vjetorin e marrëveshjens së Ohrit shkruan: Marrëveshja e Ohrit është dokumenti që bëri kthesë në vend dhe që ishte menduar të nxisë barazinë mes popujve dhe zhvillimin e vendit dhe qytetarëve. Për këtë dokument shumë të rinj e të reja sakrifikuan me jetën e tyre, shumë vendbanime u dëmtuan rëndë dhe ende ndjejnë pasojat. Sot 21 vjet pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ende nuk është arritur qëllimi në asnjë nga shtyllat e këtij dokumenti, ndërsa në disa prej tyre kemi regres. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, jo vetëm që nuk është arritur, por edhe është…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Drejtoria për Zonat e Zhvillimore Industriale Teknologjike dhe “NEXT.e.GO MOBILE”, sot në TIDZ Tetovë nënshkruan marrëveshje për ndihmë shtetërore për investimin e ri, me të cilën parashihet prodhim i plotë të veturave elektrike e.GO. Me këtë rast, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se me këtë investim të rëndësishëm, Maqedonia e Veriut edhe një herë konfirmon se është një vend që ofron kushte të shkëlqyera për investitorët, me një klimë të qëndrueshme ekonomike dhe politike në të cilën kompanitë ndërkombëtare kanë një partner të besuar “Sot është një…
Policia e Maqedonisë së Veriu sot në orët e hershme e ka arrestuar një 32 vjeçar nga Shqipëria nën dyshimin për vjedhje, transmeton Portalb.mk. “Sot në fshatin Reçicë e Vogël në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, kanë arrestuar 32 vjeçarin A.G. nga Republika e Shqipërisë.”, raportoi Policia, duke paralajmëruar kallëzim penal ndaj tij. Ai është kapur duke kryer veprën penale “vjedhje” në shtëpinë e 33 vjeçarit A.D. nga Tetova.
Me pak më pak se gjysmë milioni vizitorë, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 11-të në mesin e top 15 vendeve me numrin më të madh të vizitorëve në Greqi për vitin 2021, tregojnë të dhënat e Institutit të Shoqatës së Bizneseve Turistike Greke (INSETE), njoftoi korrespondentja e AIM-s nga Athina. – Advertisements – 15 vendet e para me numrin më të madh të vizitave dhe vizitorëve në Greqi janë Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia, Bullgaria, Polonia, Rumania, Holanda, SHBA, Qipro, Maqedonia e Veriut, Zvicra, Austria, Serbia dhe Belgjika. Konkretisht për Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar numri…
Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në informacionin për gjendjen me zjarret gjatë ditës dhe natës së kaluar, bën të ditur se zjarri në fshatin Dobraçë të Kumanovës, i cili u shkaktua nga një goditje rrufeje është shuar. Nga zjarri u dogjën rreth 1000 balona sanë dhe tërshërë dhe ndërhynë një automjet dhe dy zjarrfikës, përcjellë Klan M. Me një veturë dhe tre zjarrfikës, nga ora 9 deri në ora 10 është intervenuar në fshatin Strahojadica, Komuna e Zelenikovës, ku është djegur bimësia e ulët në sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë. ‘’Është intervenuar në shuarjen e mbeturinave të djegura dhe…
MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MINISTRI MOHOJNË SE KA NDËRHYRË POLITIKA Pas publikimit të storjes për punësimin e bashkëshortes dhe kunatës të Ministri të transportit, Bllagoja Boçvarksi edhe Ministria e shëndetësisë u përgjigj për këto punësime, raporton Klan M. ”Ministria e shëndetësisë merr pjesë vetëm në segmentin e procedimit të transferimit të punëtorëve shëndetësor nga Institucionet private shëndetësore në Institucionet publike shëndetësorë të cilat ndodhin me kërkesë të institucioneve shëndetësorë. Informojmë se në këtë rast, nuk mund të ketë çfarëdo ndikimi politik. Ministria e shëndetësisë vetëm e procedon këtë procedurë me dhënien e pëlqimit për punësim me transfer të mjekëve, pastja…

