Pjestarët e policisë e SPB Tetovë, dje (14-gusht) rreth orës 16:45, në një depo të kompanisë së tij në rrugën “Kiro Ristevski” në Tetovë, kanë gjetur 54-vjeçarin M.I nga Tetova, i cili ishte raportuar më 12 gusht të këtij viti se është larguar nga shtëpia.Ts
Author: Hamdi Kumanova
Dje (14-gusht) në ora 22:00, N.Sh.(42) nga Toplica e Gostivarit ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij I.L.(58) në një pikë karburanti në këtë fshat. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.Ts
Ekipi i Maqedonisë nga Komisioni i Përbashkët Multidisiplinar i Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore me Bullgarinë sot do të mbajë konferencë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup. Temë e konferencës, siç njoftojnë nga MPJ, janë vendimet e miratuara të Komisionit për nderime të përbashkëta dhe rekomandime për përmirësimin e teksteve të historisë për klasën e gjashtë në Maqedoni dhe për klasën e pestë në Bullgari. Sipas Protokollit të nënshkruar (më 17 korrik), shtetet e Maqedonisë dhe Bullgarisë duhet t’i publikojnë rekomandimet tashmë të dakorduara nga puna e Komisionit në faqet e tyre të internetit. Në…
Nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një komunikate për media kanë reguar duke thënë se kapitullimi i diplomacisë së Maqedonisë po vazhdonë në marrëdhëniet me Bullgarinë, pasi sipas tyre edhe përkundër arritjes së marrëveshjes, Bullgaria vazhdimisht paraqet kërkesa të reja. “Çdo ditë kërkesa të reja, deklarata të reja që mohojnë identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë maqedonase. Çdo ditë mbërrijnë shuplaka të reja e të reja nga politikanët bullgarë. Përkundër Protokollit të nënshkruar, i cili u shpall një sukses i madh nga Kovaçevski dhe qeveria, siç paralajmëruam, në Bullgari përsëri po përgatiten dokumente dhe kushte të reja. Me gjithë poshtërimet, në…
Në vendkalimin kufitar Tabanoc, policia ka arrestuar 43 vjeçarin F.J. nga Shkupi , i cili kërkohej me fletarrestim për masën e paraburgimit të caktuar për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “fshehje të tatimit”. Personi i arrestuar është dërguar në Stacion policorë të Kumanovës, pas çka do të vijoj procedura e mëtejme dhe dërgimi i tij në paraburgim.
“Nëse për shkak të krizës energjetike ndodh që disa institucione në Maqedoninë e Veriut duhet të mbyllen, shkollat mbyllen të fundit dhe hapen të parat, sepse mësimi me prezencë fizike është më i mirë dhe jep rezultate”, thotë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. Shaqiri tha se kriza energjetike paraqet një sfidë aktuale, mirëpo mësimi me prezencë fizike nuk duhet rrezikuar. “Rasti me krizën energjetike është një sfidë e madhe, institucionet arsimore duhet të jenë institucionet e fundit që mbyllen nëse ndodh një gjë e tillë dhe nëse një gjë e tillë ndodh me të gjithë, të parat që…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka promovuar fushën e re sportive me bar artificial në Lubanci. “ Sot së bashku me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski e lëshuam në përdorim fushën e rikonstruuar në tërësi futbollistike me bar artificial në Lubanci. Është vendosur bar artificial i cilësisë që lartë që është rezistente ndaj të gjitha periudhave të vitit, në tërësi është rikonstruuar ulëset dhe është vendosur rrjet i ri mbrojtës. Janë vendosur mbi 200 ulëse moderne. Vlera e përgjithshme për këtë pamje moderne të fushës është 3.000.000 denar. Sonte në fillim prej ora 19 nis turneu memorial Lubanci…
Hamdi Nuhiju A polli lopa, do të ishte pyetja më adekuate? Jo, nuk është koha! Por ju konfiskua pasaporta. Ndoshta do t`i merret edhe dhuntia-mundësia-shkathtësia për të prodhuar qumësht. Pse nuk po pëllet lopa? Parashtroi pyetjen dikush prej në publikë! Iu shter zëri, frymëmarrja iu errësua, iu mbyllën sytë. Në të kaluarën, në malësitë tona ka dëgjuar i tërë fshati kur polli lopa. Po, lopa e Hajdarit. Lopa ka krijuar edhe parti politike dhe pretendon që t`i fitoj zgjedhjet parlamentare në spektrin politik shqiptarë. Lopa është kafshë që mban një shtëpi. Sot kanë ndërruar senet! Përsëri e përdori tastierën…
“DEBAKËL I POLITIKËS SË JASHTME QË IMPONON KUSHTËZIME TË REJA” Deklaratat e fundit që po vijnë nga Sofja po e shqetësojnë VMRO DPMNE-në opozitare. Deputeti i kësaj partie, Mile Lefkov, thotë se këto deklarata e konfirmojnë se Propozimi Francez është debakël i politikës së jashtme dhe se kërkesat e Bullgarisë do të përfshihen në kornizën negociuese me BE-në, raporton Klan M. ”I ashtuquajturi Propozimi Francez, që Kovaçevski dëshironte ta paraqes si triumf i madh i diplomacisë, në të vërtetë është debakël i madh i Maqedonisë. Konfirmimi i fundit për këtë gjë është deklarata e fundit e Zëvendës-presidentes bullgare, Ilijana Jotova…
Autoritetet ruse sot kanë reaguar ndaj vendimit të Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për emërimin e një konsulli nderi të Federatës Ruse me seli në Manastir, që në fakt paraqet mbylljen e konsullatës. Ministria e Punëve të Jashtme ruse thotë se me këtë akt, vendi edhe një herë ka bërë një gjest politik dhe armiqësor që do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve tashmë të përkeqësuara maqedonase-ruse. Sipas Moskës, kjo është rezultat i një demonstrimi të besnikërisë së verbër të Maqedonisë së Veriut ndaj aleatëve perëndimorë, politikës së tyre të sanksioneve dhe presionit brutal ndaj Rusisë.
Marrëveshja e Paqes së Ohrit është një moment historik në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, një simbol i aspiratave demokratike dhe një udhërrëfyes për një të ardhme të begatë të atdheut tonë të përbashkët. Duke festuar përvjetorin e nënshkrimit të tij, na kujtohet detyrimi i madh që ai na la – të punojmë së bashku për të krijuar një shtet demokratik dhe funksional që të gjithë ata që jetojnë në të ta ndiejnë si të tyren. Me ndryshimet thelbësore që po bëjmë në arsim, ne po i drejtojmë të rinjtë drejt mirëkuptimit të ndërsjellë, tolerancës dhe multikulturalizmit, si…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 59 vjeçarit nga Tetova nën dyshimin për ndërtim pa leje, transmeton Portalb.mk. “SPB Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal ndaj 59 vjeçarit S.S. nga Tetova, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje”, raportoi Policia, duke konstatuar se nuk ka dokumente përkatëse. Ndërtimet janë realizuar në muajin janar të këtij viti në rrugën rajonale Tetovë – Bërvenicë. Aty është vendosur një themel betoni së bashku me shtylla betoni, pavarësisht se toka është pjesë e Sh.A. ELEM.

