A KA NDIKIM POLITIK NË RASTIN “BOÇVARSKI”?
Pos bashkshoretes së tij, për një kohë të shkurtër Ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoja Boçvarski ka arritur të punësoj edhe kunatën në Spitalin e Shtipit, raporton Klan M.
Ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoja Boçvarski për një kohë shumë të shkurtë punësoi bashkëshorten dhe kunatën në Spitalin e Shtipit. Këto informacione të burimeve të Tv Klan i konfirmuam edhe në terren.
Shkuam në Spitalin e Shtipit në kohën kur bashkëshortja e Bocvarskit duhej të ishte në punë dhe e gjetëm aty.
Kontaktuam edhe me ministrin, Boçvarski. Ai tha se nuk sheh asgjë kontestuese kur janë rrespektuar të gjitha procedurat ligjore.
“Ashtu si çdo mjek tjetër i diplomuar dhe i licencuar në mjekësinë e përgjithshme, mundësinë e tij e sheh në sistemin shëndetësor të vendit. Nuk ka asgjë të kontestuese nëse është angazhuar sipas procedurave ligjore në një institucion ku ka largim dhe mungesë të stafit professional” – deklaroi Bllagoja Bovcarski, minister i transportit dhe lidhjeve
Përgjigje në lidhje me rastin premtuan se do të japin edhe nga Ministria e Shëndetësisë. /KlanMacedonia/