Atë që Sindikatat kerkojnë sot, Aleanca për Shqiptarët, para gati katër muaj, kur në Kuvend zhvillohej debati për pagën minimale me insistim të madh kërkonte që rritja e pagës minimale të përcillet me rritjen ekuivalente të të gjithë pagave në sektorin publik. Prandaj, si atëherë edhe sot ju japim përkrahje të parezervë kërkesave të tyre që janë jo vetëm shumë të drejta, por janë edhe shumë minimale në krahasim me trendin e rritjes së çmimeve. Nga djersa e punëtorëve të ndershëm jetojnë jo vetëm familjet e tyre, por edhe shteti dhe gjithë shoqëria. Andaj, të gjithë ne kemi obligim moral…
Author: Hamdi Kumanova
EVN DËRGON NJË VETURË DHE TRE PERSONA, RRYMË ENDE NUK KA Ashtu siç e paralajmëruan EVN-në, në ora 9;00 të mëngjesit, një ekip erdhi para komunës. Me një shikim, kuptohej se ky ekip nuk kishte ardhur që ta rregulloj defektin që e la gjysmën e Haraçinës pa rrymë për 5 ditë me radhë, raporton KlanMacedonia. Ashtu siç u morëm vesh mbrëmë, ekipi i EVN-së ishte para Komunës së Haraçinës në 9 të mëngjesit, por me një qasje shumë joserioze. Vetëm një ekip, ekip që nuk ka të bëjë me sanimin e defekteve. Po i kontrollon matësit e energjisë elektrike e…
Filloi korrja e drithërave. Kombajnat u ndezën për ta korrë elbin. Atmosferë se si korret (10sekonda) Për shkak të thatësisë sivjet fshirja në ara ka nisur më herët, shkruan Alsat. Në rajonin e Ovçe Poles, ndër fushat më pjellore të vendit, sivjet bujqit ankohen për rendiment të ulët të grurit dhe elbit. Kultivuesit e këtyre kulturave bujqësore në Maqedoninë qendrore thanë se herën e fundit kur ka rënë shi ishte muaji mars. “Sipas bujqve, të cilët kanë kultivuar këtë kulturë bujqësore, elbi sivjet ka një rendiment prej 3 ton në një hektar, në krahasim me vitin e kaluar thanë se…
Festimet për disa qytetarë janë motiv për përdorimin e armëve të zjarrit. Policia do të kryejë kontrolle shtesë gjatë sezonit të dasmave. Ministri, Oliver Spasovski, apelon qytetarët që të përmbahen nga të shtënat, shkruan Alsat. “Duhet të punojmë për ndërgjegjësimin e publikut, reformë të mendjes, për të cilën shpesh theksoj se asnjë reformë legjislative nuk do të mjaftojë, nëse nuk reformojmë mendjen dhe kuptojmë se ne dhe familjet tona jemi në rrezik, veçanërisht nëpërmjet përdorimit të armëve në situata ku nuk duhet t’i përdorim ato”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm. Të shtënat pa leje me armë zjarri, dënohen nga…
Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria më në fund po fillojnë kujdesin e përbashkët për liqenin e Prespës dhe do të punojnë për të përmirësuar të gjithë rajonin. Sot është mbledhja fillestare e komitetit të organit drejtues të Parkut të Prespës dhe grupit punues për menaxhimin e ujërave në qendrën e informacionit Pili në Greqi pranë bregut të liqenit të vogël të Prespës. Siç informojnë nga Shoqëria ekologjike maqedonase (ShEM), organizatë që punon për shumë vite në projekte dhe kërkime të ndryshme lidhur me Liqenin e Prespës, për herë të parë që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes Ndërkombëtare për…
Shkup – 52, Ohër – 13, Manastir, Kavadar dhe Shtip – nga 4, Prilep – 3, Kumanovë, Tetovë, Koçan dhe Resnjë – nga 2, Veles, Gostivar, Strumicë, Berovë dhe Makedonski Brod – nga 1. Nga numri total i pozitivëve (93), janë regjistruar 20 riinfeksione. Janë shëruar 14 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për persona të vdekur. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.074.909 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 313.252, numri i të shëruarve është 303.410, numri i të…
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se propozimi francez në formën siç është tani, është i papranueshëm për te si kryeministër, për presidentin e vendit si dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut në tërësi. “Propozimi siç është për momentin është i papranueshëm për mua, për presidentin, për qeverinë, për partnerët e koalicionit dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bullgari a vendosi të kthehet në të kaluarën dhe të bllokoj procesin, gjë që nuk shpie askund. Ne si Republikë e Maqedonisë së Veriut kemi bërë shumë, tani radhën e ka Bashkimi Evropian”, tha Kovaçevski.
Deri më tani në vend janë kthyer rreth 76 shtetas të Maqedonisë së Veriut që i ishin bashkuar organizatës terroriste ISIS, kryesisht çifte bashkëshortore madje dhe me fëmijë të vegjël. Ndërsa 20 deri në 30 shtetas të Maqedonisë janë ende në burgje. Zllatko Apostoloski, koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, konfirmon se ende ka qytetarë që mbeten në zonat e luftës në Siri dhe Irak, por nuk e di se sa është në total ai numër. “Qytetarët që ishin në zonat e luftës sigurisht që paraqesin rrezik për shoqërinë duke qenë se ata morën…
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, sot në konferencë shtypi në Kuvend deklaroi se ata janë kundër propozimit francez në të cilin, siç theksoi, në mënyrë subtile vendosen kërkesat nacionaliste të Bullgarisë dhe e përsëriti qëndrimin e partisë se do ta tërheqë mbështetjen e Qeverisë nëse pajtohet Korniza negociuese të miratohet nga Këshilli i BE-së. Duke e pasur parasysh faktin që, siç thotë, përfaqësues të Qeverisë në mënyrë të drejtpërdrejtë janë përfshirë në negociatat me Bullgarinë, ai kërkoi tërheqjen e tyre, gjegjësisht dorëheqje nga funksionet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministri i Eurointegrimeve. “I bëjmë thirrje vendeve anëtare…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët ka drejtuar akuza kundër Kryeministrit të Shqipërisë duke thënë se ai po bëhet avokat i një shteti tjetër gjë që sipas tij është skandaloze dhe nuk duhet të ndodhë. “Unë e shoh si totalisht jo korrekte sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë, i cili publikisht po bëhet avokat i shtetit tjetër, ndërsa nga ana tjetër i bën avokaturën edhe Serbisë, kjo është skandaloze dhe nuk duhet të ndodhë”, ka deklaruar mes tjerash Ziadin Sela. /KlanMacedonia/
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka folur për propozimin francez dhe ka thënë se ky propozim ofron status quo më të madhe se ajo aktuale. “Problemi është se ajo që na ofrohet është një status quo edhe më e madhe se kjo që kemi tani, me një ndryshim të madh. Bllokadat e Bullgarisë nuk do t’i nervozojnë vendet e treta anëtare dhe problemi nuk do të jetë tek BE-ja, por vetëm tek ne, topi do të jetë vetëm në oborrin tonë”, tha Dimitrov. Dimitrov tha se çështja do të ngelet e padefinuar edhe më tutje, sepse…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me kërkesë të NP “Pyjet nacionale” – Shkup, në pajtim me nenin 57 paragrafi 2 nga Ligji për pyjet, dha pajtueshmëri për vendosje të ndalesës së pjesërishme për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore në periudhën prej 6:00 deri më 20:00. Ndalesa hyn në fuqi prej nesër dhe vendoset duke pasur parasysh rrezikun e rritur nga dukuria e zjarreve pyjore në ambient të hapur. “Ndalesa e pjesërishme për lëvizje në pyje do të hyjë në fuqi prej 24.06.2022 dhe do të zgjasë deri në vlerësimin se është ulur rreziku nga paraqitja e…

