Maqedonia e Veriut në vitin 2019 sipas përqindjes së të punësuarve në aktivitetet e lojërave të fatit dhe basteve nga numri i përgjithshëm i punonjësve, është ranguar në në vendin e dytë në Evropë, pas Maltës, me 1.31 përqind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në biznese që ushtrojnë veprimatari bixhozi. Bazuar në statistikat zyratare të Eurostat, thuhet se në vitin 2019 në Maqedoni ka pasur të punësuar gjithsejt 797.600 qytetarë, prej të cilëve 10.300 ishin punonjës në biznesin e lojarave të fatit, ky numër konsiderohet relativisht i lartë krahasuar me numrin total të personave që kanë status të…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se një person nga Shkupi ka marrë kallëzim penal për “Ndërtim pa leje” sepse ka filluar aktivitete ndërtimore në parcelë në komunën e Gazi Babës pa poseduar leje për ndërtim. “SPB Shkup – Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik, ka parashtruar kallëzim penal A.A. (61) nga Shkupi për vepër të bërë penale ‘Ndërtim pa leje’” sipas nenit 244 nga Kodi Penal, sepse i denoncuari ka filluar me aktivitete ndërtimore në parcelën e komunës së Gazi Babës. pa poseduar Leje për ndërtim të ndërtuar nga organi kompetent në harmonizim me nenin 56 paragrafi 1 nga…
Në kuadër të vizitës së punës në Itali, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takim me Sh. S. Maria Elizabeta Alberti Kazellati, kryetare e Senatit të Republikës së Italisë. “Kryetarja Kazellati i uroi mirëseardhje të ngrohtë kryetarit Xhaferi dhe delegacionit në emër të senatorëve dhe e përshëndeti bashkëpunimin dinamik ndërmjet dy shteteve i cili zhvillohet në vazhdimësi me vizita të delegacioneve të larta shtetërore nga të dyja vendet. Italia është vend mik i dëshmuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila jepte mbështetje pa rezervë për anëtarësimin e vendit në NATO. Me anëtarësimin…
Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, sor morri pjesë në tryezën e rrumbullakët, dedikuar kthimit të kuadrove kualitative në vendlindje, të titulluar ,,Kthimi i potencialit njerëzor“, nën organizimin e Universitetit ,,Nënë Tereza”. Ministri Aliti i përshëndeti të pranishmit, si dhe iu referua përmirësimit të kushteve dhe kualitetit të jetesës, si parakusht për kthimin e potencialit njerëzor. Një nga hapat konkretë për arritjen e këtij qëllimi është pikërisht ‘Sistemi meritor’, të cilin Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës e ka ndër prioritetet e saj. Edhe pse jetojmë në kohë të ‘trazuara’, duhet të kemi parasysh se…
Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup zhvilloi për herë të parë iniciativën që ka për qëllim kthimin e mërgimtarëve shqiptarë me tituj akademikë në vendlindje. Iniciativa e UNT-së hapin e parë e realizoi përmes Tryezës së rrumbullakët ‘REVERSE BRAIN DRAIN’ (Kthimi i trurit në vendlindje) ku morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Prof.Dr. Jeton Shaqiri dhe ministri i Administrates Publike dhe Shoqërise Informatike, Prof.dr. Admirim Aliti. Në paraqitjen e tij, rektori i UNT-së Prof.Dr. Izet Zeqiri informoi se ikja e trurit është pjesë e ikjes së përgjithshme të qytetarët, ndërsa arsyet janë jo ekonomike, të kushtëzuara nga arsyet politike, individuale…
Në vendkalimin Qafthanë janë arrestuar shtatë persona, kanë lejuar ose kanë kryer kontrabandë të mallit të futur nga Maqedonia e Veriut Në vendkalimin kufitar Qafthanë, në kufirin mes Shqipërisë me dhe Maqedonisë së Veriut, në Strugë, janë arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet se kanë lejuar ose kanë kryer kontrabandim të mallit që vinte nga Maqedonia e Veriut. “Janë arrestuar dy nëpunës policorë, dy doganierë dhe tre persona banorë të qytetit kufitar Librazhd, për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, për korrupsion dhe kontrabandë. Pas njohurive të marra se lejohet kalimi i mallit nga pala e Maqedonisë në atë shqiptare duke iu…
Sot (22.06.2022) rreth orës 11:00 në rr. “E Zletovës” në Shkup, nëpunës policorë të Ekipit Operativ për Ndjekje pranë SPB Shkup i kanë privuar nga liria S.M.(27) dhe M.I.(28) të dy nga Shkupi. Ata janë pikasur gjatë pranim dorëzimit të marihuanës. Gjatë kontrollit tek të dy është gjetur dhe është sekuestruar marihuanë. Personat janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Mjekët dhe personeli mjekësor në Spitalin klinik dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë sot nga ora 10 deri në 10:30 janë në grevë në vendet e tyre të punës konform mbështetjes që japin si sindikatë degë e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Sipas informacioneve nga përfaqësuesit e sindikatës, derisa sa zgjatë greva disa kolegë të tyre do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës në mënyrë që të mos ketë ndërprerje në punën e Spitalit klinik dhe Shtëpisë së Shëndetit. “Organizata sindikale e ISHP Spitalit klinik dhe Shtëpisë së Shëndetit Tetovë i janë bashkuar grevës së organizuar…
Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në emisionin “Studio 10” në Tv24, ka informuar se ka qëllim që së bashku me ata që mendojnë njëlloj si ai, të formojë një lëvizje të re politike, me të cilën do të mernin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend. Ai theksoi se nga LSDM ende nuk e dinë nëse ai është anëtar i tyre apo jo. “Ende zyrtarisht jam anëtarë i LSDM-së, edhe pse ata ende edhe vet nuk e dinë a jam a jo. Një ditë thonë se do të kthehet, tjetrën ditë thonë se e kemi përjashtuar. Një…
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 110 raste të reja Covid-19, nga 894 testime të bëra. Janë regjistruar 42 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 313.160, numri i të shëruarve është 303.396, numri i të vdekurve është 9.322 dhe numri i rasteve aktive është 442.
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, përmes një postimi në FB ka njoftuar se Maqedonia e Veriut do të merr pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ai shkruan se së bashku me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiqin, kanë sjellë vendim që të konfirmojnë se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë të ardhme evropiane. “Republika e Maqedonisë së Veriut ka miq të dëshmuar në vendet anëtare të BE-së. Janë vendet që shikojnë drejtë së ardhmes, kundrejt të shkuarës, dhe nga të cilat ne, Shqipëria, por edhe rajoni kemi mbështetjen e plotë në përmbushjen e objektivit strategjik – anëtarësimit në…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, homologu i tij shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të shkojnë në Bruksel dhe do të marrin pjesë në samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor. Kryeministri i Shqipërisë Rama njoftoi në Twitter se pas konsultimeve të ndërsjella, të tre liderët e vendeve të përfshira në Ballkanin e Hapur, megjithatë vendosën të nisen për në Bruksel.

