Kryeministri i Bullgarisë Kirill Petkov, sot para Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor ka folur në lidhje me veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se do të mbetet besnik në atë që e ka thënë më herët se “nuk do të ketë ndryshim derisa Kuvendi popullor i Bullgarisë të deklarohet për zhbllokimin e rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut”. “Shpresoj se ditët e ardhshme Kuvendi popullor do të sjellë vendim për këtë çështje. Kemi moment historik për t’i mbrojtur të gjithë interesat e bullgarëve në afat të gjatë”, deklaroi Petkov para fillimit të Samitit. Ai ju bëri thirrje deputetëve…
Author: Hamdi Kumanova
Në redaksinë e Tv Klan M kanë arritur disa informacione dhe foto të cilat tregojnë se autobusit të linjës Shkup Gostivar Durmo Tours i ka plasur goma gjatë lëvizjes. Brenda në autobus ndodheshin disa persona mirëpo për fat të mirë nuk ka pasur pasoja thonë dëshmitarët për tv KlanM. Njëra prej dëshmitaeve thotë se udhëtarët në autobus kanë qenë të trishtuar dhe traumatizuar kur kanë nukatur erën e diçkaje që po digjej. Dëshmitarja D:S: e cila ishte një nga udhëtarët në autobusin në fjalë ka përshkrur ngjarjen: Rreth 12 udhëtarër sot janë traumatizuar dhe frikësuar nga incidenti që ka ndodhur…
Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se samiti BE-Ballkani Perëndimor është një mundësi për të konfirmuar perspektivën e anëtarësimit të rajonit në familjen evropiane. Ai tha para samitit se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një mundësi reale për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian pasi kanë punuar “Qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë pritur për 20 vite mundësinë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian. Këto vende kanë punuar shumë në këtë drejtim dhe ne do të mundësojmë që kjo (anëtarësimi në BE) të ndodhë”, theksoi kancelari gjerman. Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27…
DIMOVSKI KËRKON NGA QEVERIA TË ZGJEDHIN PROBLEMIN SA MË PARË Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë vazhdon me grevën e paralajmëruar. Greva sot u mbajt para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me vendosjen e 21 karigeve bosh para Qeverisë, pjesëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i dërguan mesazh ekzekutivit që të rrisin pagat në sektorin publik për 2.806 denarë. Sipas Kryetarit të LSM-së, Darko Dimovski problemi mund të zgjidhet përmes amendamenteve në Kuvend ose përmes marrëveshjes kolektive. “E thërras të gjithë Qeverinë, në krye me kryeministrin. Ta zgjedhim problemin sa më parë. Ose përmes amendamentit në Kuvend, ose…
Kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel para Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel tha se autoritet europiane po ndjekin nga afër situatën në Bullgari, përcjell TV21. Michel thotë se ka dallime ende në BUllgari por që janë të angazhuar që sa më parë të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Këtë mëngjes kemi takim të rëndësishëm me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është moment i rëndësishëm sepse është edhe vullneti i Ballkanit Perëndimor t’i japim energji procesit të Ballkanit Perëndimor, për të përçuar mesazh të qartë dhe të fortë. Sigurisht që ende ka bisedime në Bullgari. E ndjekim…
“Sot nuk është ditë e mirë, pasi duhej të fillonim procesin hapës me dy vende, por nuk mundet, pasi një shtet e ka bllokuar të gjithë procesin e zgjerimit”. Këtë e deklaroi sot në Bruksel përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, para nisjes së Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ai shprehu pakënaqësi për shkak të mungesës së progresit në Bullgari në lidhje me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke shtuar se “kjo tregon se parimi i konsensusit nuk është zgjidhje e mirë për sjelljen e vendimeve në BE”.…
LSDM sot përmes një komunikate ka akuzuar se VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski me sjellje jashtëzakonisht të papërgjegjshme po i shkaktojnë dëme pozitave shtetërore dhe interesave kombëtare. “Natyrisht, Mickoski po punon ashpër për interesa të tjera, të huaja, të cilat nuk i mendojnë të mirën vendit tonë, e që janë të drejtuara nga qendrat e pushtetit anti-BE dhe anti-NATO”, thonë nga partia në pushtet, përcjell INA. “Në periudhën e kaluar, opinioni ka qenë dëshmitar i një përhapje histerike të të pavërtetave lidhur me të ashtuquajturat çështjet e hapura me Bullgarinë fqinje. Propozim francez, i cili ende nuk është harmonizuar në nivel…
Atë që Sindikatat kerkojnë sot, Aleanca për Shqiptarët, para gati katër muaj, kur në Kuvend zhvillohej debati për pagën minimale me insistim të madh kërkonte që rritja e pagës minimale të përcillet me rritjen ekuivalente të të gjithë pagave në sektorin publik. Prandaj, si atëherë edhe sot ju japim përkrahje të parezervë kërkesave të tyre që janë jo vetëm shumë të drejta, por janë edhe shumë minimale në krahasim me trendin e rritjes së çmimeve. Nga djersa e punëtorëve tënndershëm jetojnë jo vetëm familjet e tyre, por edhe shteti dhe gjithë shoqëria. Andaj, të gjithë ne kemi obligim moral t’i…
Koalicioni i ri “Anti-Petkov” ka ‘shkatërruar’ mbledhjen e Komisionit për Maqedoninë e Veriut këtë të mërkurë, ndërsa u mor vendimi që të shtyhet.Me sugjerim të DPS-së dhe GERB -it dhe me mbështetjen e “Ka një popull të tillë” dhe “Vazrazhdane”, u mbajt mbledhja e komisionit parlamentar, i cili do të dëgjonte Ministren e Jashtme, Teodora Genchovska për propozimin francez për negociatat me Maqedoninë e Veriut. Kështu, koalicioni i ri parlamentar , i cili po formohet për shkarkimin e kryeparlamentarit Nikolla Minçev, vazhdon aktivitetet e përbashkëta dhe me gjasë sot do ta votojnë së bashku votën e mosbesimit të GERB –it,…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pranoi dështimin e Qeverisë. Ai vetë pohoi se masat e fundit nuk kanë dhënë rezultate dhe nuk kanë arritur të ulin çmimet e produkteve ushqimore. Me këtë, Qeveria konfirmoi të gjitha paralajmërimet tona, andaj u bëjmë thirrje që t’i pranojnë propozimet e Aleancës për Shqiptarët edhe për uljen e TVSH-së, akcizës dhe marzhës për karburantët si dhe propozimet për bllok tarifat e reja të energjisë. Sot u dëshmua se çmimin nuk e kanë rritur shitësit me pakicë, por çmimet e larta të karburantëve si dhe taksat e shtetit janë burimi kryesor i shtrenjtimeve. Andaj, mos…
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit prill 2022 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2021, është 111.0. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Akmodimi dhe shërbimi ushqimor (25.5%), Arte, argëtim dhe rekreacion (21.0%) dhe Shërbime administrative dhe mbeshtetëse (17.4%). Rritje e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale (8.5%), Ndërtimtaria (5.2%) dhe Furnizimi me ujë;…
Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Treçevska, zgjidhja sistematike për problemin e LSM-së, është sjellja e një metodologjie të re e cila parashikon rritje të vazhdueshme të rrogave në sektorin publik. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, kërkojnë që të plotësohet ajo që është premtuar, e jo Qeveria të blejë kohë. Ministrja, Trençevska paralajmëroi ligj të ri për pagat në sektorin publik. ““Ad-hok” zgjidhje nuk sjellin rezultate të mira, e as zgjidhje të përhershme. Pikërisht për këtë arsye, në takimin e djeshëm me përfaqësuesit e LSM-së thamë se nuk na duhen “ad-hok” zgjidhje. Dialogu social për një Marrëveshje…

