Ish-kryeministri bullgar dhe lider i partisë Qytetarë për zhvillim evropian të Bullgarisë (GERB), Bojko Borisov sot i bëri thirrje kryetarit të Qeverisë së Bullgarisë, Kiril Petkov që zyrtarisht t’ia parashtrojë Kuvendit popullor propozimin e kryesimit francez me BE-në për zhbllokim të procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Në brifing të jashtëzakonshëm në selinë e GERB-it, Borisov deklaroi se Grupi i deputetëve të partisë, i cili numëron 59 deputetë, do ta mbështesë “propozimin francez” në mbledhje plenare të kuvendit. “Propozimi i kryesimit francez me BE-në për Maqedoninë e Veriut është më i miri”, tha Borisov, duke u dakorduar me deklaratën e…
Author: Hamdi Kumanova
Sekretari aktual i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zoran Popov, duhet të jetë ambasador i ri i Maqedonisë së Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi për “TV24” presidenti Stevo Pendarovski. “Sot ka arritur marrëveshja për Zoran Popov. Morëm pëlqimin e palës amerikane. Shpresoj se do të kemi një ambasador në Uashington deri në shtator”, tha Pendarovski. Republika e Maqedonisë së Veriut ka katër vjet e gjysmë që nuk ka ambasador në SHBA. Ambasadori i fundit i Maqedonisë në Uashington ishte Vasko Naumovski në periudhën 2014-2018.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së dalin para kuvendit duke takuar protestuesit nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, të cilët kërkojnë rritje rroge. Në diskutim deputetët opozitar u japin përkrahje sindikatës për rritje të rrogave në sektorin publik, dhe thonë se do të mundohen të gjejnë zgjidhje. Protesta e LSM-së do të fillojë në orën 10:00 para Kuvendit dhe do të zgjasë deri në orën 14:00. /KlanMacedonia/
Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet të vendosin dot nëse do të marrin pjesë në samitin e BE-së, ku do të merret vendim për çeljen e negociatave. Samiti do të mbahet në Bruksel më datat 23 dhe 24 qershor, ndërsa nuk ka pasur ende një deklaratë të qartë nga tre vendet e rajonit, nëse do të jenë të pranishme. Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë në një postim në rrjetet sociale se pasi bisedoi me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, u arrit në përfundimin se do të ketë një tjetër “Jo, më fal!” nga samiti.…
Ndihemi të mashtruar dhe të manipuluar, tha sot në grevën para Kuvendit, kryetari Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai u bëri thirrje deputetëve dhe ministrave që të kontribuojnë në miratimin e amendamentit të nevojshëm që do të mundësojë rritje lineare të pagave të punëtorëve për 2.806 denarë. “U bëj thirrje të zgjedhurve nga të gjitha partitë politike që të vijnë sot, të japin mbështetjen e tyre. Jo për LSM-në, por për të punësuarin, duke e pranuar ndryshimin prej 2.806 denarë, menjëherë dhe tani. Nëse kjo nuk ndodh, greva që po zhvillohet në këto momente është…
Qeveria italiane është në favor të hapjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian”, ka deklaruar këtë mëngjes kryeministri italian Mario Draghi në komunikimin e tij në dhomën e deputetëve të Parlamentit italian, mbi samitin e 23 e 24 qershorit në Bruksel. “Në këtë samit, tha Draghi, do të diskutohet mbi prezantimin që presidenti francez Macron do të bëj ndaj impenjimit për një Komunitet Poolitik Europian. Ashtu sic ka sqaruar dhe më parë Presidenti Francez ky projekt politik, nuk do të jetë një kanal zëvendësues për statusin e vendit kandidat në BE.” “KY samit,…
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev thotë se nuk duhet të largohet vëmendja e politikanëve tonë nga agjenda e bullgarëve dhe kjo është e qartë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk do të kishim marrë propozimin francez, i cili është më i miri deri tani, nëse Bullgaria nuk do të kishte vënë veton ndaj dy këshillave të zgjerimit me një qëndrim të qartë vitin e kaluar. Partnerët tanë evropianë tashmë ndajnë këtë pikëpamje se çështja e të drejtave civile dhe mbrojtja e tyre nuk mund të jetë vetëm dypalëshe ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë, por duhet të ngrihet në nivel të BE-së”, theksoi Radev.…
Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk duhet të shkojë të enjten në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, që mbahet para takimit të Këshillit Evropian, në të cilin duhet të merret vendim nëse do të fillojnë negociatat inkuadruese të BE-së me Maqedoninë e Veriut. Sipas Pendarovskit, Kovaçevski nuk ka çfarë të kërkojë në Bruksel, veçanërisht që në takimin e djeshëm të ambasadorëve të vendeve-anëtare të BE-së, pala bullgare ka dhënë kërkesa të reja për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut. “Unë e këshilloj kryeministrin të mos shkojë në Bruksel. Para disa ditësh kemi biseduar në këtë temë…
Të punësuarit në sektorin publik prej sot janë në grevë të përgjithshme, pasi në takimin e djeshëm, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe përfaqësuesit e Qeverisë nuk arritën të merren vesh për rritjen e rrogave. Në protestë janë edhe gjithë stafi mjeksor në spitalin ”8 shtatori” në Shkup bashkë edhe me administratën, e cila ka filluar në ora 10. /KlanMacedonia/
Vetëm gjashtë muaj pas marrjes së detyrës, qeveria e koalicionit bullgar e kryesuar nga Kirill Petkov përballet të mërkurën, më 22 qershor me një mocion mosbesimi, duke shkaktuar paqëndrueshmëri të re politike në shtetin anëtar më të varfër të BE-së. Mocioni i mosbesimit u ngrit nga partitë opozitare mbi “dështimin në politikën financiare dhe ekonomike të kabinetit aktual”. Mbështetje për mocionin e mosbesimit deri më tani kanë shprehur edhe partitë e tjera opozitare – partia e turqve etnikë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe partia nacionaliste “Vëzrazhdane”, si dhe partia e Sllavi…
Masat e qeverisë kanë dështuar për të ulur çmimet e mallrave. Në raftet e marketeve vërehet një ulje prej 7 deri në 9 denarë për vajin e gatimit dhe brumërat, por për produktet tjera ulja është pothuajse e padukshme. Çmimet e bukës, miellit, vezëve, qumështit, sheqerit, përveç marzhës së kufizuar tregtar dhe heqjes së shpenzimeve shtesë, shiten për një deri në tre denarë më lirë. Qytetarët thonë se çmimet ndryshojnë nga dita në ditë. Produktet janë më të shtrenjta ndërsa çmimet nuk ulen. Edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se masat nuk e kanë arritur efektin në uljen e…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, duke u bazuar në informacione që i kanë marrë si parti, thonë se në kanalet për komunikim mes Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë dhe Francës është miratuar propozimi francez për zgjidhjen e kontestit. Nga kjo parti thonë se Qeveria e LSDM-së po e lejon bullgarizimin e Maqedonisë. “Qeveria e Maqedonisë është pajtuar me propozimin e fundit katastrofik për Maqedoninë. A heshtja e qeverisë për këtë propozim është për faktin se për shkak ata tashmë e kanë pranuar? Le të thonë publikisht se çfarë qëndrimi kanë. A janë të vetëdijshëm se nëse e kanë marrë propozimin, i…

