Të premten do të promovohet libri i Abaz Selmanit

Të premten do të promovohet libri i Abaz Selmanit

Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Kumanovë, do të promovohet të premten, (2 shtator) libri i Abaz Selmanit me titull “Në emër të dashurisë”, njofton Open-TV.

“Të dashur miq, shok, dashamir. Ju ftoj që të merrni pjesë në promovimin e librit tim ‘Në emër të dashurisë’ që po realizohet nën organizimin e Shtëpisë së Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Promovimi mbahet me 2 shtator të vitit 2022, në fillim prej ora 18:00 në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Kumanovë, ndërsa promotor i librit është Hamdi Nuhiju”, thuhet në njoftimin e autorit të librit Abaz Selmani. /Open-TV.