Author: Hamdi Kumanova

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut edhe sot vazhdon me grevën e paralajmëruar në sektorin publik përmes së cilës kërkohet rritje lineare e pagave për 2.806 denarë. Sot, siç kanë njoftuar nga LSM, në kuadër të grevës do të organizojnë protestë para Ministrisë së Financave. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë para Ministrisë së Financave ka vendosur një karrige. Greva në sektorin publik erdhi pasojë e mos ndarjes së mjeteve me ribalancin e buxhetit, veprim i cili siç thonë nga sindikata ishte premtuar gjatë negociatave me zyrtarë të qeverisë. Kujtojmë se dje me vendosjen e 21 karrigeve bosh para…

Lexo më Shumë

Vullnetarët e trajnuar nga të gjitha komunat e prekura do ta mbrojnë Malin Sharr nga zjarret Ministri i Mjedisit Јеtsor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti kanë vizituar trajnimin për luftimin e zjarreve në ambiëente të hapura për forcat hapësinore të Malit Sharr, i cili është realizuar dje dhe sot në organizimin e IPPK i Malit Sharr me përkrahjen e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Njësis së Shërbimit të Zjarrfikësve nga Tetova. Në trajnim u përfshinë më shumë se 30 vullnetarë nga shoqata civile për promovimin e masave…

Lexo më Shumë

Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese për media kanë treguar përkrahje ndaj grevistëve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, të cilët janë në grevë përshkak se kërkojnë rritje të pagave. “Qeveria le të pranon rritjen e pagave në sektorin publik, kanë para, le të mos vjedhin më. Punëtorët kanë të drejtë kur protestojnë dhe kërkojnë paga më të larta. Propozimi për rritje lineare të pagës është obligim për qeverinë, vetëm në këtë mënyrë do të barazohen pagat dhe do të arrihet barazia e duhur, por edhe të ndihmohet standardi i qytetarëve, i cili gërryhet dhe shkatërrohet nga inflacioni. LSDM dhe…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp tha se nga kontrollet që kanë kryer është konstatuar se burgjet në vend janë të mbingarkuara, përcjell TV21. Zyberi tha se mbipopullim me të burgosur është vërejtur në burgun e Idrizovës, Shtipit, burgun e Shkupit, Tetovës, Strumicës dhe Manastir. Ai si shembull dha burgun e Idrizovës ku në 16m2 janë të vendosur 16 të burgosur. “Gjatë kontrollit në këtë institucion kemi konstatuar se vendosen 16 persona në një hapësirë, për shembull në hapësirën me 16m2 me 8 krevate janë gjetur 16 të dënuar, ndërsa në hapësirë tjetër me 19m2…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi dje opozitën maqedonase, pasi edhe një herë tërhoqi vëmendjen me ironinë e tij të famshme që e tha kur po fotografohej me kryetarin e Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Francës, Emanuel Macron. Rama iu drejtua atyre me fjalët “Përshëndetje nga Maqedonia Lindore”, përcjell INA. Më vonë, në një konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Rama tha se shpresonte që shakaja e tij e fundit të mos kuptohej si ajo e mëparshme, kur prezantoi kryeministrin maqedonas Dimitar Kovacevski te kancelarit…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja bullgare e Punëve të Jashme dhe deputetja nga radhët e partisë GERB, Ekaterina Zaharieva ka deklaruar për mediat bullgare se oferta e Bullgarisë ndaj Maqedonisë për largimin e vetos ishte e mirë, por mungesa e qëndrimit zyrtar nga të dyja shtetet bëri që propozimi francez mos të ketë sukses. “Mungesa e qëndrimit për më shumë se një javë për propozimin francez për rregullimin e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut i ka përkeqësuar gjërat. Kjo pasiguri ishte edhe në Bullgari, e patë sa ditë kishte heshtje? Në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme nga e premtja e…

Lexo më Shumë

Kuvendi popullor i Bullgarisë sot si pikë të parë në rendin e ditës do të debatojë për miratimin e vendimit me të cilin miratohet propozimi i presidencës franceze me BE-në për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mbi tri orë e gjysmë anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme mbrëmë debatuan për tri zgjidhjet e propozuara. Nuk arritën t’i bashkojnë propozimet në një propozim, por e mbështetën propozimin e Bullgarisë demokratike dhe Hristo Ivanovin. Argumenti kryesor i partisë në pushtet “Vazhdojmë me ndryshimet” të mos i mbështesë dy propozim-vendimet e tjera është të mos ketë spekulime se…

Lexo më Shumë

Alternativa dega në Kumanovë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ka shpallur aksionin me moton “Dhuro gjak shpëto jetë”. Aksioni do të realizohet me 28 qershor, ditë e martë në zyrën e Alternativës në Kumanovë prej ora 9 deri në ora 14. Luten të gjithë dashamirët dhe vullnetarët që t`i përgjigjen pozitivisht thirrjes tonë. Mysafir special në ditën e aksionit do të jetë, ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.

Lexo më Shumë

Lexuesit e Alsat kanë dërguar një video incizim në të cilin pretendohet se një ditë më parë në Emergjencën e Spitalit të Qytetit në Kumanovë një motër medicinale është kapur në momente intime përderisa ishte në orar pune. Përmes video incizimit dëshmohet se një person i huaj i cili pretendohet të mos jetë pacientë, i ulur në tavolinën e punës e shoqëron motrën medicinale derisa të njejtën e presin pacientët. Jo zyrtarisht mësohet se për skandalin është njoftuar edhe drejtoresha e spitalit nga ku edhe pritet të ndërmarrin masa disciplinore dhe ligjore ndaj motrës medicinale. Video Player

Lexo më Shumë

Ne ambientet e objektit te Komunes se Likoves, sot eshte bere ndarja e vendimeve të bursave për studentët nga Komuna e Likovës. Ne kete event ka marre pjese edhe kreu i Likoves z.Erkan Arifi, i cili me kete rast eshte shprehur: “Ju jeni e ardhmja e kësaj komune dhe se bashkarishtë me juve urojmë që ta ndërtojmë një të ardhme të bukur. Me kapacitetin tonë ne po ua shpërndajmë këto bursa me qëllim të stimulimit tuaj për suksese në të ardhmen”.

Lexo më Shumë

Qytetarët, por edhe biznesi janë në pritje të pakos së shtatë së masave qeveritare për të kapërcyer më lehtë krizën ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe pasojat e pandemisë. Pritet që masat e reja të shpallen në fillim të muajit të ardhshëm pas votimit të rishikimit të buxhetit në Parlament. Nga ekzekutivi thonë se ndihmë do të ketë për kategoritë më të prekshme të qytetarë ve dhe biznesin. Ministri i Financave, Fatmir Besimi thekson se edhe në raportet dhe analizat e institucioneve ndërkombëtare rekomandimet janë të njëjta, apo thuhet që vendet duhet të veprojnë me masa…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Brukseli sot njoftoi se Maqedonia e Veriut nuk e pranon propozimin francez ashtu siç është tani, për zgjedhjen e çështjes Shkup-Sofje. Kovaçevski tha se propozimi do të jetë i pranueshëm vetëm nëse ka formulime të qarta për gjuhën dhe identitetin maqedonas, ndërsa sipas tij çështjet historike nuk mund të jenë pjesë e kornizës negociuese me BE. “Ne i kemi bërë të ditur qëndrimet tona dhe linjat e kuqe, në këtë kontekst dua të them se propozim që do të ishte i pranueshëm duhet ti garantojë elementet kyçe, formulim të qartë për gjuhën maqedonase në kornizën e…

Lexo më Shumë