Kryeministri bullgar Kirill Petkov ka ftuar kryeministrin e vendit Dimitar Kovaçevski të tregojë guxim dhe të pranojë propozimin francez, qoftë edhe me çmimin e rënies së Qeverisë në Shkup, gjë e cila i ka ndodhur edhe vetë atij në Sofje. Këtë Petkov e ka thënë gjatë Samitit të BE-së për median e Brukselit “Politiko”. “E di se rreziku për rënien e qeverisë është i madh. Si politikan duhet të sjellësh vendim se cili është roli im? A është roli im stabiliteti? Ose roli im është ta drejtoj kombin dhe të bëj hap përpara? Mendoj se ky është vendimi kurse Dimitar…
Author: Hamdi Kumanova
Përfundoi takimi i udhëheqësve në Këshillin Europian, i cili nuk ka firmosur mandatin për fillimin e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Ndonëse pa një rezultat konkret, Presidenti i Francës Emmanuel Macron e ka quajtur arritje madhore. Tashmë mbetet Tetori, mundësia e radhës për Tiranën dhe Shkupin. Ndërkohë një ditë më parë u zhvillua samiti mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, liderët e të cilëve e shprehën publikisht zhgënjimin, duke e konsideruar Bullgarinë si mbajtëse e peng e dy vendeve të NATO-s. Ndërsa ndaj BE thanë se nuk e mbajti fjalën e dhënë ndaj…
Me rritjen e temperaturave, shfaqja e gjarpërinjëve edhe në zonat e banuara mbetet një problematikë e madhe. Pothuajse rreth një muaj më parë filluan të paraqiten rastet e para të prezencës së zvarranikëve nëpër objekte banesore në qytetin e Tetovës e një problematikë te ngjajshme e kanë dhe banorët e qytetit të Shkupit, konkretisht të lagjes Hipodrom 2. Ata kanë raportuar tek mediat e Shkupit se përshkak të barit të lartë në disa zona të vendbanimit, gjarpërinjtë janë shtuar dukshëm në numër. Një banore e lagjes, Irena Kunoska-Mihajlova, ka vërejtur në mes të rrugës një gjarpër, i cili pas…
Gjobë prej 1500 euro për personin juridik dhe 50 euro për personin përgjegjës në kompaninë “Kaltun Madenxhilik ” është rezultati përfundimtar i procedurës për rrafshim dhe marrëveshjes me këtë kompani, e cila deri në pranverë ishte koncesionare për shfrytëzimin e arsenit dhe mbetjeve të tjera minerale në minierën e Llojanit. Inspektorati Shtetëror për Inspektim Teknik (ISHIT) ka konfirmuar, për Meta.mk, se procedura e shlyerjes është bërë më 6 qershor, ndërsa kompania nuk ka kundërshtuar. Ky Inspektorat vendosi për ndëshkimin pasi paraprakisht kishte konstatuar se koncesionari nuk kishte vepruar sipas vendimit ekzekutiv dhe përfundimtar të Inspektoratit Shtetëror pas inspektimit të datës…
Oferta e EMV-së në tenderin e EVN Home është 48 euro për megavat/orë, apo 12 euro më shtrenjtë se çmimi aktual. Kjo është oferta e vetme që ka arritur në tenderin për furnizim me energji elektrike, e nevojshme për furnizuesin universal EVN Home. Sipas informacioneve, ky çmim i EMV-së do të jetë për periudhë korrik- dhjetor dhe është për 17% më i lartë në krahasim me çmimin që EMV e shiste rrymën në periudhën janar- korrik. “Për çmimin e energjisë elektrike të EVN Home në periudhën e ardhshme do të vendos KRRE ndërsa i njëjti do të varet nga shumë…
Edhe pse 10 ditë më parë Drejtori për zbatimin e sanksioneve theksoi se të dënuarit për logjistikë në rastin “Lagjja e Trimave” për shkaqe sigurie nuk do të transferohen në shtëpi tjetër përmirëse ndëshkuese, Avokati i Popullit Naser Zyberi thekson se kjo drjetori ka pranuar rekomandimin e Avokatit të Popullit për përmbushjen e të drejtave ligjore sa i përket zhvendosjes dhe benefiteve tjera. “Rekomandimi jonë i fundit është pranuar nga Drejtoria për egzekutimin e sanksioneve se këta persona patjetër se do të duhet të trajtohen njejtë sikurse të gjith të burgosurit e tjerë por rekomandimi im fillestar ka qenë që…
Opozita këmbëngul në dorëheqjet e kryeministrit, zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, dhe ministrit të jashtëm. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se vetoja bullgare është pasojë e diplomacisë së dobët që ka Shkupi gjë që sipas opozitës ka rrënuar pozicionet shtatore për afat të gjatë kohor, shkruan Alsat. Për momentin nuk planifikohet nismë për interpelenacë kundër Bujar Osmanit dhe Bojan Mariçiqit. “Për momentin ajo që kërkojmë është dorëheqje dhe përgjegjësi nga Osmani, Mariçiq dhe Kovaçevski. E shohim se si përfundojnë nismat për interpelancë, ju përkujtoj në nismën kundër kreut të Kuvendit. Sigurisht që për një vendim të tillë do të duhet të mblidhen organet e…
Kryeministri bullgar Kirill Petkov, ka folur në lidhje me vendimin e Kuvendit të Bullgarisë, i cili i ka dhënë dritë jeshile propozimit francez për kontestin me Maqedoninë e Veriut. Petkov në një postim në Facebook ka shkruar se Kuvendi i Bullgarisë sot ka sjellë vendim historik, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Parlamenti bullgar sot miratoi një vendim historik që i jep dritë jeshile propozimit francez për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Integrimi i Ballkanit Perëndimor është me interes strategjik për Bashkimin Evropian”, ka shkruar Petkov pas votimit në Asamblenë Kombëtare Bullgare që miratoi propozimin francez për Maqedoninë e Veriut.…
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi të dhënat për virusin korona në vend për 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk. Të dhënat janë si vijon: Raste të reja: 108 Riinfektime: 29 Të vdekur në 24 orët e fundit: 0 Të vdekur të raportuar në Termini im: 0 Të shëruar: 88 Testime: 723 Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 540. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova. Nga fillimi i pandemisë: Të infektuar: 313.360 Të shëruar: 303.498 Të vdekur: 9.322 Testime: 2.075.632
Drita jeshile e Kuvendit të Bullgarisë që Maqedonia e Veriut të fillon negociatat me BE-në nuk mund të merret si e tillë derisa fjalën e fundit nuk e thotë presidenca franceze. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani thotë se si fillimisht duhet parë çfarë ka miratuar parlamenti në Sofje, që në fund edhe Maqedonia e Veriut të prononcohet për të. “Duhet ta shohim se çfarë teksti ka miratuar Bullgaria dhe si ajo do të rrugëton deri tek versioni final që do ta dorëzon presidenca franceze. Versioni i dërguar tek vendet anëtare është draft i papërfunduar sepse çështjet për ta cilat nuk…
Me rishikimin e Buxhetit për vitin 2022 sigurohen mejte për përmirësimin e standardit dhe kushteve të jetesës së qytetarëve në kushte të krizës më të madhe globale ekonomike – botërore. Mjete në vlerë prej 4.7 miliardë denarëve janë paraparë për masat e reja të destinuara për ndihmë financiare për ata që kanë më shumë nevojë. Mjetet për masat aktive për punësime të reja janë rritur për tre herë e gjysmë krahasuar me vitin 2016, përkatësisht nga 521 milionë denarë në 1.9 miliardë denarë, theksoi zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski, duke arsyetuar rishikimin e buxhetit për vitin 2022. Njëkohësisht, zëvendësministri Nikolloski…
Me 170 vota “pro” Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar propozimin francez për tejkalimin e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, me disa propozim-ndryshime të caktuara të propozim teksteve të procesit negociues. Kuvendi e autorizoi kryeministrin e shtetit Kiril Petkov që ta largoj veton për kornizën negociuese për Maqedoninë. Me këtë vendim edhe ministrja për Punë të Jashtme në largim Teodora Gençovska ka marrë dritë jeshile që në emër të MPJ-së ta nënshkruaj Protokollin bilateral, të cilin së shpejti të dyja vendet duhet ta nënshkruajnë. /Alsat/

