Author: Hamdi Kumanova

Presidenti amerikan Xho Bajden nuk mund të lejojë mes aleateve të NATO-s, një vend anëtare ta detyrojë dhe keqtrajtojë një vend tjetër, sepse është më i madh ose siç është në rastin me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse është anëtare e BE-së, thekson profesori universitar amerikan dhe ekspert për Ballkanin, Eduard Xhozef. “Kjo tashmë është problem edhe për NATO-n. Këtë nuk mund ta lejojmë. Kjo është aleancë, NATO është aleancë, nuk mund që SHBA të lejojë agresion ndaj identitetit, përdorimit të forcës në këtë mënyrë. Kjo është serioze, nuk është punë e vogël. Identiteti i njerëzve lidhet me identitetin…

Lexo më Shumë

Një këmbësor i mitur është goditur nga një automjet në Gostivar, njofton MPB. Sipas policisë, dje në ora 18:50 në Gostivar, në bulevardin “Braqa Gjinovski”, vetura “Golf” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga B.Z. (67) nga Gostivari, ka goditur një këmbësor të mitur nga Gostivari. Nga MPB thonë se në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Emergjente Gostivar. Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga një ekip policor.

Lexo më Shumë

Policia e Prilepit ka arrestuar një qytetar 53 vjeçar nga Resnja, i cili sot diçka pas mesdite në qendër të Prilepit, para tregut të qytetit, me furgonin e tij “mercedes sprinter” ka tentuar të shtypë me automjet inspektorë komunalë dhe një nëpunës policor, të cilët po kryenin veprime zyrtare. Për ta penguar policinë ka shtënë me armë në rrotat e automjetit. Ky ishte shok për banorët të cilët ishin në qendër të Prilepit tek tregu i qytetit dhe ishin dëshmitarë okularë të ngjarjes. “Sipas denoncimit, në Tregun e qytetit të Prilepit, derisa po shiste prodhime me automjet, ai ishte larguar…

Lexo më Shumë

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer ka deklaruar gjatë një forumi se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka për nisjen e negociatave me BE-në, madje duke ndryshuar edhe emrin. Sipas tij, është detyrimi i vendeve anëtare të BE-së që të garantojnë nisjen e këtij procesi. “Ne e njohim këtë rrugëtim. Ndryshimi jonë është se ne jemi në BE dhe ju jo. Duhet angazhim jo vetëm nga Austria por edhe nga të tjerë. Na duhen forume dhe shkëmbime rajonale. Na duhen konferenca si ajo dy ditë më parë. Nuk ishte ndonjë efekt uau për krerët e BE-së. Sot Edi është këtu por…

Lexo më Shumë

Shkruan: Elena Kocaqi “A ka të drejtë Bullgaria që kundërshton një identitet maqedon të sllavëve dhe gjuhës sllave? Historikisht po, sepse maqedonët antik ishin ilir dhe jo sllav, ata nuk kanë folur sllavisht. E vetmja etni që nga shekulli i XV e këtej, e cila është quajtur maqedone, krahas epirote dhe albane, janë shqiptarët. Gjergj Kastrioti, Merkur Bua etj e quanin veten maqedon dhe epirot. Ne Evropën e shek XV deri XIX, nëse thoje maqedon do të thoshte shqiptarë. Maqedon ne Maqedoni janë vetëm shqiptarët, por ata ketë emer të ndritur ua kane lenë sllavëve. Ka ndodh hataja e madhe,…

Lexo më Shumë

Një ditë pas parullave kundër Maqedonisë në Kuvendin e Bullgarisë, Ministria e Punëve të Jashtme dënoi aktin e disa prej deputetëve bullgarë. Ministria dorëzoi edhe një notë verbale te Ministria e Punëve të Jashtme bullgare, dhe kërkoi të dënohet fakti që disa nga deputetët mbanin në Kuvend tabelat “Maqedonia është Bullgari”. “Mesazhet e tilla janë në kundërshtim me vlerat demokratike evropiane, por edhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit dhe nuk kontribuojnë në ruajtjen e parimeve dhe frymës së Marrëveshjes. Republika e Maqedonisë së Veriut, pret që zyrtarët bullgarë ta dënojnë qartë gjuhën e urrejtjes…

Lexo më Shumë

Të ardhurat totale të 8 kompanive më të mëdha tregtare, gjegjësisht me rrjete marketesh janë 750 milionë euro dhe fitimi i tyre total është 30 milionë euro në vitin 2021. Portali “Pari” në bashkëpunim me BiznisMreza.mk zbulon të hyrat dhe fitimet e vitit të kaluar të zinxhirëve më të mëdhenj të shitjes me pakicë në vend.

Lexo më Shumë

Vendimi për Republikën e Maqedonisë së Veriut mbron interesin bullgar, tha sot ministri bullgar i Inovacionit dhe Zhvillimit, Daniel Lorer. Sipas tij, është e drejtë që Parlamenti bullgar të vendosë të mbështesë procesin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësim në BE, sepse duhet një konsensus i gjerë për këtë temë. “Çështja e Republikës së Maqedonisë së Veriut është aq e dhimbshme për Bullgarinë, sa është e gabuar që një grup i vogël njerëzish të vendosë për të. Diçka kaq e rëndësishme duhet të jetë vendimi i parlamentit bullgar. “Askush në Evropë nuk e kuptoi…

Lexo më Shumë

Struganët ankohen se këto ditë gjithnjë e më shpesh, janë sulmuar nga qentë endacakë. Sulmohen edhe fëmijët e mitur, prindërit e të cilëve tashmë paralajmërojnë padi kundër komunës. Qytetarët dëshmojnë se kanë parë qen duke u shkarkuar nga furgona, me targa të Kumanovës. “Po shkoja në stërvitje dhe dëgjova lehje. Kur u ktheva, kishin ardhur tek unë, u përpoqa t’i ikja, por ndjeva dhimbje të madhe. Ata ishin tashmë sipër meje. Jam kafshuar në dy vende, por me njërën këmbë arrita t’i përzë. Fatmirësisht babai im ishte aty, erdhi dhe i largoi”, tha Gjeorgjina Jankoska. 13-vjeçarja Georgina Jankoska, është sulmuar…

Lexo më Shumë

Sulmet hibride për të cilat pretendon pushtetit se janë organizuar nga struktura të caktuar për të rrënuar strategjinë shtetërore në raport me kontestin bullgar, sipas opozitës maqedonase janë amulli e shpikur nga Qeveria për të mbuluar dëshmimin mbi datën për negociata me BE-në. VMRO-DPMNE-ja kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare për të dalë nga turpi në të cilin Qeveria e ka futur shtetin dhe qytetarët. “Për gjithë këtë debakël diplomatik për negociatat me BE-në patjetër të ketë përgjegjësi për Kovaçevskin, Osmanin dhe Mariçiqin. Përgjegjësi dhe dorëheqje për dëmin afatgjatë në procesin negociues. Për këtë arsye zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e…

Lexo më Shumë

Në mënyrë indirekte pushtimi rus në Ukrainë paraqet kërcënim edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Edward Joseph, ligjërues në Universitetin për Studime të avancuara Ndërkombëtare “John Hopkins”, dhe njohës i zhvillimeve në Ballkan. “Është kërcënues (pushtimi rus ndaj Ukrainës) në mënyrë indirekte. Shumë njerëz janë të brengosur, sidomos në Bosnjë, nga një luftë e befasishme. Nuk mund ta përjashtoni atë. Nuk mund të thoni se nuk do të ndodhë. Ose, se aspak nuk do të ndodhë ndonjë konflikt në Kosovë. Kështu që, mundet të ndodhë”. “Madje, ndikimi rus dhe objektivat ruse…

Lexo më Shumë

Pamje e zymtë që në hyrje-dalje. Disa lopë, dele, dhi dhe asgjë më shumë. E tillë ishte situata sot në tregun e kafshëve të Kumanovës, që ekziston prej shumë vitesh. Open-TV që në orët e para të mëngjesit qëndroi në tregun e kafshëve për të parë atmosferën në vigjilje të Kurban Bajramit. Kilogrami i kafshëve të gjalla shkonte deri në 3 euro. Tregtarët që i kishin nxjerrë në shitje kafshët e tyre ankohen se njerëzit nuk kanë para për të blerë kafshë. “Unë e kam sjell këtë kafshë me shit, por nuk shkon pazari. Njerëzit nuk kanë para. As tregu…

Lexo më Shumë