Kryetari i Komisionit Rregullativ për energji dhe shërbime të ujit (KRRE), Marko Bislimovski në seancën e sotshme theksoi se gjatë kësaj jave, gjegjësisht të mërkurën do të dihet se sa do të jetë çmimi i rrymës. Çmimi me të cilën qytetarët do të paguajnë energjinë elektrike pas 1 korrikut të këtij viti do të varet nga rritja e çmimit të kërkuar nga furnizuesi universal EVN Home, pasi ESM, nga oferta e së cilës varet më së shumti çmimi, të premten ofroi një çmim prej 48 e/MWh në tenderin e furnizimit të furnizuesit universal të energjisë elektrike për nevojat e tregut…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioneri për zgjerim dhe politikë të mirë i BE-së Oliver Varhelji beson se konferenca e parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën mund të mbahet brenda disa ditëve. Në një mbledhje të komitetit ndërparlamentar Varheji tha se të gjitha pengesat janë tejkaluar. “Jemi pothuajse aty. Tani është momenti që të gjithë aktorët të bëjnë hapin e fundit. Kam shpresa të larta se konferencat ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të mbahen brenda pak ditësh. Të dy vendet kanë zbatuar gjithçka që u është kërkuar dhe janë gati. Gati duhet të jemi edhe ne. Tani kemi një zgjidhje në tavolinë,…
Me rebalancin e Buxhetit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), ka siguruar 2,7 miliardë denarë mjete të dedikuara për mbështetje të drejtpërdrejtë për bujqit, në fakt për pagesën e subvencioneve të rregullta, por edhe plotësisht pastrimin e subvencioneve të mbetura ndaj bujqve. Më shumë se 45.000 bujq gjatë vitit 2022 kanë marrë subvencionet e tyre. “Theksi i veçantë vendoset në bujqësinë dhe mbështetjen e secilit bujk në kushte të krizës, përmes masave konkrete. Drejtpërdrejt jemi të orientuar kah sigurimi i prodhimtarisë vendore të qëndrueshme dhe të rritur të ushqimit, të sigurimit të më shumë parave ndaj bujqve…
VMRO-DPMNE-ja dyshon se një ekip i dërguar nga Ministria e Jashtme ndodhet në Sofje për të negociuar mbi propozimin francez. Nga partia e Hristijan Mickoskit kërkojnë më shumë informata dhe pse një veprim i tillë mbahet larg syve të opinionit. “A ka sot ekip nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë i cili është dërguar në Bullgari për të biseduar mbi propozimin francez. A është e vërtetë që ky ekip sot negocion që propozimi të vendoset në protokollin për në BE? A nënkupton se me këtë heshtje ekipi i MPJ-së po e harton të ardhmen e errët për shtetin larg syve…
Krahas sektorit publik, pagat duhet të rriten edhe për punonjësit në sektorin privat. Kjo është kërkesa e Konfederatës së Sindikatave të Lira dërguar deputetëve. Ata kërkojnë me amendamente të ndërhyjnë në propozim-rebalancin e buxhetit që të ndahen një miliard denarë në mënyrë që të ndihmohen punëtorët në sektorin privat. Konfederata mbështet gjithashtu rritjen e pagave në sektorin publik. “Për shkak se kemi inflacion të madh, krizë energjetike dhe ekonomike ku presim rritje të energjisë elektrike, kërkojmë këta punëtorë të mbijetojnë këto muaj dhe të përgatiten për dimrin e vështirë siç thotë qeveria. Për të gjithë të punësuarit që kanë pagë…
Profesori në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Borçe Davitkovski, për “TV24” tha se duhet të bëhen reforma reale në sektorin publik dhe me çmimin e humbjes së pushtetit në kushtet e krizës ekonomike. “20 deri në 30 për qind e buxhetit jepet për paga, ku është komponenti i zhvilluar: Po shkojmë në drejtim të një shteti të falimentuar. Nëse ne vazhdojmë të marrim hua kështu, dikush do të duhet t’i shlyejë ato kredi. Për të pasur reforma reale, qeveria dhe opozita duhet të bien dakord për disa synime strategjike zhvillimore, si të shkurtojnë administratën publike, të reformojnë sistemin e energjisë,…
Në faqen e fshatit Pallçisht i Poshtëm, në FB “Pallçishti ndër Shekuj” ditëve të fundit janë publikuar materiale kundër drejtuesve të komunës së Bogovinës me pretekstin se komuna po i injoron kërkesat e tyre, shkruan Top24. Në një njoftim në redaksinë e TOP24 shkruhet se ” Banorët e Pallçishtit të Poshtëm janë të revoltuar nga qasja e komunës së Bogovinës dhe për këtë arsye ne do të dalim në protestë më 15. Korrik” përcjellë Top24. https://www.facebook.com/groups/1931603637119437/permalink/3260697050876749/
Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njoftonë se gjatë tre ditëve prej 24.06 deri 26.06.2022 janë bërë 2.880 testime ndërsa janë regjistruar 180 raste të reja me Kovid-19, prej të cilëve 29 janë riinfektime. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 153 persona të shëruar ndërsa nuk është raportuar për asnjë humbje jete. Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vendin tonë janë realizuar gjithsej 2.078.512 testime për KOvid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Kovid-19 në vend është 313.540, numri i personave të shëruar është 303.648, numri i pacientëve që…
AVOKATI I POPULLIT DHE ODA E AVOKATËVE MEMORANDUM PËR PËRMIRËSIMIN E GJENDJES Përpos kushteve jashtëzakonisht të vështira në disa burgje dhe trajtimit jo adekuat të të burgosurve, një numër i vogël i personave që ndalohen apo privohen nga lira shfrytëzojnë të drejtën për avokatë. Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, vetëm 5% e personave të cilët paraburgosen apo privohen nga liria në fazën e parë nëpër stacione të policisë apo në vende të tjera të privimit dhe mbajtjes, shfrytëzojnë avokatë, ndërsa numri i personave që ndalohen në polici dhe që shfrytëzojnë avokatë është deri në 15%. “Bashkëpunimi me Dhomën…
Kush konsumon më pak do të paguajë më pak, kush konsumon më shumë do të shpenzojë më shumë, tha sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski, në pritje të tarifës së re për pagesën e energjisë elektrike e cila duhet të fillojë të premten, më 1 korrik, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bislimoski thotë se blloqet e reja tarifore janë një lloj koncepti siç është tatimi personal, gjegjësisht ata që kanë të ardhura më të larta paguajnë më shumë taksa, ata që kanë më të vogla do të paguajnë më pak. Tarifa e lirë vazhdon si më parë nga ora…
Ministria e Shëndetësisë apelon deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit, e veçanërisht të kenë kujdes dhe të marrin masat e duhura për mbrojtjen nga rrezatimi UV. Nëse indeksi UV është më i lartë se 8, sigurohuni që të përdorni krem kundër diellit dhe kapelë, si dhe sigurohuni që lëvizja jashtë të jetë në hije. Rrezatimi UV dhe nxehtësia janë më të forta në periudhën ndërmjet orës 10 dhe 14 dhe rekomandohet që gjatë kësaj periudhe që sa më pak të ekspozoheni në diell. Në të njëjtën kohë, vizitorët e plazhit duhet…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,82% në raport me vendimin e datës 23.06.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht te benzina për 0,945%, te nafta për 1,174%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 0,425% dhe te mazuti ka ulje për 1,806%. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EURODIZELIT (D-E V), ulen për 1,00 den/litër,…

