Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) kumtoi se në kushte të krizës botërore që drejtpërdrejtë e godit edhe vendin, me kohë janë krijuar masat për mbështetjen e bujqve në procesin e gjerë konsultativ me bujqit, shoqatat e tyre dhe ekspertët bujqësor. Si rezultat i kësaj, gjatë muajit prill të vitit 2022 nga ana e Qeverisë u miratuar dhe Plani nacional për prodhimtari të ushqimit. Si pjesë e këtij plani u siguruan 400 milion denarë mbështetje financiare përmes Fondit intervenues për mbështetjen gjatë furnizimit të plehrave financiare, mbështetje për blegtorët dhe sektorin e shpendarisë. Janë paguar 78,4 milion…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti dhe ish-ministri shumëvjeçar Pavle Trajanov për “Slopoden Peçat” duke komentuar incidentin e djeshëm në Kuvend ka thënë se në legjislaturën më të lartë po qarkullon shumë alkool dhe kjo ndër të tjera ka ndikim në atmosferën dhe sjelljen e përgjithshme të disa deputetëve. “Mendoj se në tërësi kemi një kulturë të ulët sjelljeje. Jemi dëshmitarë të ofendimeve dhe zhvlerësimeve reciproke mes opozitës dhe pozitës. Përdoren të gjitha instrumentet e diskriminimit ndaj njëri-tjetrit. Niveli i komunikimit mungon dhe në njëfarë mënyre krijon mosbesim të ndërsjellë që shpesh rezulton me ofendime verbale, komente të pahijshme e ndonjëherë edhe zënka fizike. Disponueshmëria…
Sllavica Grkovska, zëvendëskryeministre e Qeverisë përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së Mirë, ka deklaruar se digjitalizimi i shërbimeve publike është parakusht për të ndërtuar institucione transparente dhe të përgjegjshme. Nuk kemi alternativ përveç transformimit digjital të shoqërisë, theksoi . Pozita e saj, siç theksoi, është që thellësisht të rritet gama e shërbimeve elektronike me çka do të rritet efikasiteti i institucioneve. “Me digjitalizimin, institucionet publike bëhen edhe më kualitative edhe më të shpejta, kryesisht zvogëlohet koha e nevojshme për të përfunduar procedurat administrative dhe me këtë administrata publike dhe institucionet bëhen më efektive”, tha Grkovska. Në aspektin, siç shtoi ajo,…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka dhënë lajmin e madh për banorët e Haraçinës. Se nga muaji shtator do të fillojë me punë shkolla e re fillore “Abdyl Frashëri”. Në suaza të përcaktimeve programore për arsim cilësor në çdo vendbanim, në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin që nga Shtatori i këtij viti të fillojë me punë shkolla e re fillore “Abdyl Frashëri” në komunën e Haraçinës. Duke e pasur parasysh mbingarkesën e hapësirave të shkollës “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” dhe numrin në rritje të vazhdueshme të nxënësve në këtë…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot foli në punëtorinë për përgatitjen e “Strategjisë nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është përfshirë në këtë proces si bartëse e “Strategjisë nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”, Trupi koordinues nacional për zbatimin e konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, si iniciator i procesit të zhvillimit të strategjisë, organizatat e personave me aftësi të kufizuara dhe organizatat prindërore, Avokati i Popullit, Asociacioni i Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL),…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi kërkoi nga qytetarët të vlerësojnë se kush e shkaktoi incidentin në Komisionin për Çështje Evropiane një ditë më parë, shkruan Alsat. Megjithëse Ligji për Kuvendin thotë se masat kundër prishjes së rendit nga ana e deputetëve i ndërmerr kreu i Kuvendit. “Për përgjegjësinë për prishjen e rendit në Kuvend nga ana e deputetëve dhe personave të jashtëm të cilët marrin pjesë në punën e Kuvendit, vendos dhe miraton masa kryetari i Kuvendit në konsultim paraprak me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve”, thuhet në Ligjin për Kuvendin, Neni 43. Qëndrimin e Xhaferit opozita e…
Pas incidentit të djeshëm sërish sot kanë vazhdojnë tensionet në Kuvendin e RMV-së, në komisionin parlamentar për çështje Evropiane të cilën sot e ka udhëhequr deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli ku deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk e lejojnë të vazhdojë seancën pasi kërkojnë fjalë ku më pas ajo ka dhënë pauze duke e ndërpritur debatin, raporton KlanMacedoni
Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE-ja ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Komisionet kuvendore në lidhje me ngjarjet e Arbër Ademit me deputetët e VMRO-DPMNE-së. Stoilkovski përkujton se BDI-ja po merret me probleme të këtilla artificiale dhe ka harruar të kërkoj dhe gjej përgjegjësi për 60 të djegurit të gjallë, transmeton Almakos. “ BDI, patetikë e rëndë! I lanë 60 të djegur të gjallë pa përgjegjësi; sinonim i krimit dhe korrupsionit, janë duke e humbur Tetovën, po zhyten në skandale në baza ditore; Edhe pas secilit sulm fizik nervoz ngjiten me retorikë nacionale! E bëjnë këtë që populli të mos ketë…
Një alarm për bombë ka ardhur në stacionin hekurudhor të Shkupit. Pasagjerët dhe stafi u evakuuan menjëherë. Më shumë informacion së shpejti në KlanMacedonia.mk
“VAZHDOJMË ME NDRYSHIMET” NIS KONSULTIMET ME PARTITË TJERA Presidenti I Bullgarisë, Rumen Radev, ka përfunduar konsultimet me partitë e Kuvendit Popullor, pasi javën e kaluar Qeverisë së Kryeministrit Petkov iu votua mosbesimi, raporton KlanMacedonia. Presidenti bullgar Rumen Radev, mandatin e parë për formimin e qeverisë së re, në suaza të parlamentit actual, do t`ia dorëzojë partisë më të madhe “Vazhdojmë me ndryshimet”. Ai nuk ka saktësuar se kur do ta dorëzojë mandatin, por sonte udhëton drejt Madridit në Samitin e NATO-s, ku do të jetë deri më 30 Qershor. Nga partia “Vazhdojmë ne ndryshime” kanë njoftuar se fillojnë negociatat me…
Lidhja e Sindikatave të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup sot ka marrë vendim për shtyrjen e protestës së paralajmëruar për 30 qershor për shkak se kanë marrë përgjigje nga Qeveria se kërkesat e tyre do t’i diskutojnë me ministritë kompetente. “Ju njoftojmë se kemi marrë përgjigje nga Qeveria e RMV-së për kërkesat tona për nënshkrim të marrëveshjes kolektive dhe rritje të pagave me të cilat Ministritë e Arsimit dhe Shkencës dhe Financave janë borxhli për bisedime lidhur me kërkesat tona, pavarësisht se themelues i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” është Kuvendi, me të cilin Sindikata ka zhvilluar negociata…
Kompania gjermane farmaceutike “Gereshajmer” hap fabrikë të re në ZZHTI3 Shkup 2 në të cilën do të investojë mbi 126 milionë denarë, që përfaqëson shumë rekorde të investimit që nga themelimi i Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI). Vendimin për investimin e kompanisë e kumtoi nënkryetari i “Gereshajmer”, Oliver Burgel në takim me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe drejtorin e ZZHTI-së, Jovan Despotovski. Kryeministri Kovaçevski u shpreh i kënaqur nga vendimi i kompanisë “Gereshajmer” të investojë në Maqedoninë e Veriut, që është konfirmim për politikat qeveritare ekonomike dhe klimën investuese pozitive në vend. Në mënyrë plotësuese Kryeministri Kovaçevski theksoi se investimet dhe…

