Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), përkujtojnë se më 30 qershor skadon afati për aplikimin e katër konkurseve publike për marrje me qira të tokës bujqësore deri në hektarë dedikuar rritjes së plantacioneve shumëvjeçare. Përmes këtyre katër konkurseve publike në dispozicion janë vendosur gjithsej 4.294 hektarë tokë shtetërore e përpunueshme bujqësore deri në tre hektarë, të ndara në 31 rajone nëpër shtet: Gostivar, Dibër, Kërçovë, Kumanovë, Resnjë, Tetovë, Gazi Babë, Sveti Nikollë, Strugë, Ohër, Karposh, Kisella Voda, Çair, Demir Hisar, Vallandovë, Koçani, Kriva Pallankë, Krushevë, Strumicë, Prilep, Probishtip, Radovish, Berovë, Manastir, Makedonski Brod, Vinicë, Gjevgjeli, Dellçevë, Kavadar,…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në një takim me gazetarët, derisa ka komentuar incidentin në Komisionin për Çështje Evropiane, tha se nuk e arsyeton sjelljen e kryetarit të këtij Komisioni, Arbër Ademi, por sipas tij, ngjarja fatkeqe ka qenë e provokuar nga opozita. “Unë nuk kam kompetencë të kërkoj përgjegjësi, këta janë deputetë, jo zyrtarë. Mësimi është se kjo nuk guxon të ndodhë në Kuvend dhe nuk do të ndodhte nëse ai që është deputet ulet në vendin e tij, tha Xhaferi, duke shtuar se incidentin nuk e ka shkaktuar Ademi, por: “ata që dolën në foltore”.

Lexo më Shumë

Në rrugën Fustanska në Shkup, mbrëmë në ora 20:45, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë për Intervenim në SPB Shkup kanë arrestuar F.I. (40) nga Shkupi, i cili me urdhër qendror kërkohej nga Burgu i Idrizovës, për shkak të arratisjes nga burgu. Ministria e Brendshme njofton se personi është dorëzuar në burg për vuajtje të dënimit me burg.

Lexo më Shumë

Gjatë aksionit të djeshëm të dhurimit të gjakut të organizuar nga Alternativa në Kumanovë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq na nderoi edhe një kampion në dhënien e gjakut, Reshat Limani. Reshat Limani është baba i hoxhës Bunjamin Limani dje për të u bë e 126 herë që dhuron gjak. “ Dhuro gjak se gjaku nuk prodhohet por dhurohet nga njeriu human lus Allahun qe gjithë dhuruesit ti shpërblej e të ju jep shëndet “, komentoi Reshat Limani.

Lexo më Shumë

RRITJE PREJ 76.5% EDHE E RIINFEKTIMEVE Instituti për Shëndet Publik në raportin javor për periudhën nga 20 deri më 26 Qershor, njofton se për 63.8% janë rritur infektimet e reja me COVID-19 në krahasim me javën paraprake. Gjatë kësaj periudhe, sic njofton KlanM, janë shënuar 580 raste të reja kurse javën e kaluar ishin shënuar 354. Nga 20 deri 26 Qershor, sipas ISHP-së, janë regjistruar 120 riinfektime me një rritje prej 76.5% në krahasim me javën paraprake kur ishin shënuar 68 riinfektime-percjell KlanM. Lajmi I mirë është se në këtë periudhë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e komplikimeve…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullatori i Energjetikës po bën përllogaritjet përfundimtare se sa do të jetë rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku. Është e sigurt vetëm se rritja do të jetë 10 deri mbi 10 për qind. Kompanitë energjetike kanë treguar kosto shumë të larta, por, sipas presidentit të ERC-së, nuk do të njihen të gjitha. Ekspertët pajtohen se rryma do të jetë më e shtrenjtë, sepse çmimi po rritet në tregun botëror, por është mirë që do të zhvlerësohet, pra do të jetë më e ulët se realja. Faturat familjare nga muaji i ardhshëm do të ndahen në 4…

Lexo më Shumë

Partia opozitare VMRO-DPMNE akuzon kryeministrin Dimitara Kovaçevski, Bujar Osmanin dhe Bojan Mariçiq se po bëjnë politikë anti-kombëtare, ndërsa me këtë me vetëdije rrezikojnë interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë. Fakti që ata nuk thonë se çfarë përmban propozimi francez është vetëm një dëshmi se ata duan të prishin përgjithmonë pozicionet negociuese të vendit dhe të devijojnë nga linjat kryesore maqedonase. Deklarata se shteti ishte objektiv i një sulmi hibrid është thjesht një përpjekje për të mbuluar paaftësinë e tyre. Dhe nëse kjo është e vërtetë atëherë Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq duhet të marrin përgjegjësinë. Kovaçevski në vend që të frikësohet…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori Nano Ruzin mbrëmë në emisionin “Click Plus” në TV21 ka theksuar se me propozimin francez ruhet gjuha maqedonase. Sipas tij, kjo ruan 90% të identitetit. Ruzhin tha se duhet t’i jepet mbështetje kryeministrit Dimitar Kovaçevski. “Duhet ta mbështesim kryeministrin Dimitar Kovaçevskin, pas refuzimit të propozimit francez, Kovaçevski ka vepruar me shumë kujdes dhe më është dukur i frikësuar”, tha Kovaçevski. Ai tha se është i bindur se presidenti francez Emmanuel Macron nuk e njeh mirë Marrëveshjen e Prespës. Sipas Ruzhin, kjo marrëveshje ka një nam të keq në vendin tonë. “Jam i bindur se Marrëveshja e Prespës nuk ishte…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë, Bekim Sali, gjatë vizitës së djeshme në zyrat e Alternativës në Kumanovë, në aksionin për dhurimin e gjakut, paralajmëroi se është duke rrjedhur procedura për furnizim me mamograf për Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë. Ai premtoi se më së voni për katër muaj, do të zgjidhet ky problem shumë vjeçar. “ Unë si dhe ministrat tjerë, do të vazhdojmë me besim, por dua të them se për rreth 4 muaj presim mamograf dhe aparatura tjera të instalohen në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë. Kjo është garanci pasi që bëhet fjalë për financa që janë siguruar paraprakisht nga…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 168 raste pozitive me Covid-19 nga 1101 teste të kryera. Nga totali i rasteve pozitive (168), 28 prej tyre janë riinfeksione, njofton Ministria e Shëndetësisë. Numri i të infektuarve rishtazi ka ardhur në rritje të vazhdueshme gjatë javës së kaluar. Nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit. Madje edhe sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me Covid-19 nga sistemi “Termini im”, nuk figuron asnjë vdekje. Rastet e reja janë: në Shkup – 91, Manastir – 12, Kavadar, Tetovë dhe Ohër – nga 10, Veles…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancë vendosi për shpërndarjen e të hyrave nga TVSH-ja për komunat për vitin 2023, transmeton Portalb.mk. Ministria e Financave në bazë të Dekretit përgatit llogaritjet për shpërndarjen e të hyrave nga tatimi mbi vlerën e shtuar të destinuara për komunat, ku mjetet e grantit ndahen në një pjesë fikse në vlerë prej 3 milionë për të gjitha komunat dhe qytetin e Shkupit, bazuar në decentralizimin fiskal. Mjetet e shpërndara bazohen në varësi të sipërfaqes dhe numrit të banorëve dhe vendbanimeve në secilën komunë. Në këtë seancë u konfirmua edhe fillimi i punimeve për…

Lexo më Shumë

Përplasjen fizike me deputetët e opozitës, Arbër Ademi, kryetar i Komisionit parlamentar për çështje evropiane e ka vlerësuar si “incident të provokuar nga opozita për destabilizimin e Maqedonisë së Veriut”, raporton REL. Incidenti ndërmjet Ademit, i cili vjen nga partia në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe deputetëve të opozitës, përkatësisht të VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët, ndodhi të hënën në momentin kur deputetët e opozitës u tubuan para tavolinës së tij dhe i larguan mikrofonin për të kundërshtuar rendin e ditës, ku ishte edhe propozim-ligji për punën e gjykatave, i cili parashikon zgjatjen e punës së gjyqtarëve deri në…

Lexo më Shumë