Tetë gra dhe gjashtë burra në moshë prej 29 deri në 78-vjeç, një vjet më parë, rreth orës 21, humbën jetën tragjikisht, pas shpërthimit të zjarrit në Spitalin Modular në Tetovë ku po trajtoheshin për mjekim nga COVID-19 me shpresën se një ditë do të shërohen dhe do të kthehen pranë familjeve të tyre. 12 pacientë të tjerë mrekullisht shpëtuan, bashkë me dy mjekë dhe katër infermiere. Për ngjarjen para gjykatës janë të akuzuar 3 persona, dy drejtorë dhe një mjek. Opinioni pret t’i dijë detajet se çfarë ndodhi që u dogj spitali, shkruan Portalb.mk. Nata e kobshme Derisa përfundonte…
Author: Hamdi Kumanova
Fakulteti i Mjekësisë pranë “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup nuk pranon studentë shqiptarë, me arsyetimin se nuk ka kuotë, në pajtim me vendimin e Qeverisë, gjegjësisht për shkak të Fakultetit Mjekësor në Tetovë në gjuhën shqipe. Kështu thuhet në një dokumet i cili qarkullon në rrjetet sociale, i lëshuar nga Fakulteti Mjekësor pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në dokument thuhet se numri i kandidatëve nga secila përkatësi kombëtare është e definuar me të njëjtin vendim të Qeverisë, në pajtim me përfaqësimin adekuat të nacioneliteteve në Maqedoninë e Veriut. “Sistemi elektronik (iKnow) i numëron kandidatët nga përkatësia…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur Konkursin për ndarjen e 20 bursave “Boris Trajkovski” për studime të ciklit të dytë për programin MBA në Universitetin e Jorkut për këtë vit akademik. Konkursi do të zgjasë deri më 23 shtator, transmeton Portalb.mk. Studimet e Universitetit Jork të Strasburgut realizohen në Selanik të Greqisë në gjashtë drejtime: menaxhimi i përgjithshëm, marketingu, financat, menaxhimi në logjistikë, menaxhimi në shëndetësi dhe menaxhimi i burimeve njerëzore. Ligjëratat do të mbahen në gjuhën angleze. “Shfrytëzuesit e bursave duhet të udhëtojnë në Selanik një fundjavë në muaj në periudhën prej dy viteve dhe të marrin pjesë…
Nëpërmjet programit P1, Qeveria e RMV-së ka paguar mjete në vlerë prej mbi 11 miliardë denarë për përballimin e pasojave të pandemisë së COVID-19, si dhe për tejkalimin e situatës së krizës me furnizim me energji elektrike Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e pajtueshmërisë të Buxhetit Themelor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën u përfshi përgatitja, miratimi, menaxhimi dhe realizimi i Buxhetit të RMV-së për vitin 2021. Buxheti për vitin 2021 arriti përafërsisht 196 miliardë denarë, që në krahasim me vitin 2020 paraqet rënie për 3.78%. Me rebalancin e miratuar në korrik, është rritur për 9% në pjesën e të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit shtetëror. Në vitin 2021 ka vazhduar…
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 134 raste të reja me Covid-19 nga 912 testime. – Advertisements – Në të njëjtën kohë janë regjistruar 144 pacientë të shëruar, si dhe një person i vdekur. Nga numri total i infektimeve janë regjistruar 33 riinfeksione. Janë regjistruar 144 pacientë të shëruar. Sipas Regjistrit të personave të vdekur të diagnostikuar me Covid-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar dy persona të vdekur, nga Strumica (74 vjeç) dhe Vinica (76 vjeç). Një person ka ndërruar jetë në spital dhe një në shtëpi. Personat e vdekur janë regjistruar në datën…
Departamenti për mbrojtje sociale, shëndetësore dhe mbrojtjen e fëmijëve në Komunën e Gostivarit, njofton familjet të cilat kanë të regjistruar nxënës në klasat e para për vitin shkollor 2022/2023 në të gjitha shkollat fillore të Gostivarit, se për të siguruar mbështetje financiare të njëhershme në vlerë prej 1.500,00 denarë, do të duhet që në shkollën ku fëmija i tyre ndjek mësimin, të dorëzojnë dokumentet në vijim: 1. Kërkesë për ndihmë financiare të njëhershme për familjet që kanë fëmijë në klasë të parë në vitin shkollor 2022/23 2. Vërtetim për nxënësin e regjistruar në klasën e parë në vitin shkollor 2022/2023,…
Ekrem Rexhepi, 26 vjeçari i dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. Atij mbrëmë i është ndërruar qendra e paraburgimit, meqenëse jeta e tij është vënë në rrezik. Gazeta Insajderi ju sjell detajet. Ekrem Rexhepi nga Prishtina është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës. Kështu ka konfirmuar për Insajderin, avokati i tij, Fitim Limani. Скопје милионер: збогатете се со биткоин без да купувате биткоин Семејство од Скопје има могу пари, бидејќи дознале трик од 2022 Ai tha se mbrëmë u njoftua për këtë transferim,…
Industria e tekstilit në Maqedoni po përballet me një kërcënim ekzistencial për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Disa kompani tekstile kanë instaluar panele diellore në impiantet e tyre të prodhimit, por askush nuk mund të parashikonte se do të kishte një rritje të tillë të çmimit të energjisë elektrike, kështu që tani llogaritja thotë se është më fitimprurëse të shesësh energjinë sesa ta përdorësh atë për nevojat e veta. “Tashmë që ka mbaruar vera, ditët me diell do të jenë gjithnjë e më pak dhe çmimi i energjisë elektrike nuk ndalet së ngrituri. Rezulton se është më…
Ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir nuk komentoi drejtpërdrejtë procesin e nisur për organizimin e referendumit. Megjithatë Gir shtoi se të gjitha institucionet dhe aktorët politik në vend tani duhet të fokusohen në procesin e eurointegrimit. “Referendumi dhe çështja e ndryshimeve kushtetuese janë çështje të sovranitetit të vendit dhe nuk do të doja të komentoja direkt këto gjëra por do të doja të shtoja diçka. Më 19 korrik ne ishim të gjendje që më në fund të hapim negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ky ishte një moment shumë domethënës. Ky moment ka filluar dhe tani ne jemi…
Kostoja e jetesës në nivel vjetor është rritur për 16.8 për qind dhe çmimet e shitjes me pakicë me 14.2 për qind. Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi rritje të re rekord të inflacionit. Vaji ushqimor dhe buka shiten gati 50 për qind më shtrenjtë, produktet e qumështit janë 30 për qind më shtrenjtë dhe kostoja e blerjes së frutave dhe perimeve është rritur për 20 për qind. Raporti tregon se për një vit shpenzimet e një familjeje vetëm për blerjen e ushqimeve dhe pijeve janë rritur me më shumë se 25 për qind. Ekspertët presin që deri në fund të…
Aktorja Silvija Stojanovska është liruar pas gjykimit të përsëritur para Gjykatës Themelore Penale Shkup, për rastin e transportimit të 700 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Spanjë, përcjell TV21. Gjatë gjykimit të parë, aktorja ishte dënuar me tre vite e gjashtë muaj burg, ndërsa partneri i saj, Voisllav Budisavjeviç mori dënim prej 7 viteve burg. Megjithatë, Gjykata e Apelit e la në fuqi dënimin për Budisavjeviç, të cilit dënimi iu rrit në 12 vjet, ndërsa për aktoren e ktheu rastin në rigjykim. Ndryshe, Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit aktakuzën për këtë rast e ka dorëzuar më 12…
Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, ishte pjesë e panel-diskutimit “Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut në internet: gjendja, rreziqet dhe sfidat”. Paneli u organizua nga Fondacioni Metamorfozis në kuadër të konferencës rajonale për lirinë në internet të ABA ROLI e cila mbahet në periudhën prej 5 deri në 7 shtator në Ohër dhe i mbledh më shumë se 60 përfaqësues të organizatave qytetare, institucione, biznese, aktivistë për të drejtat e njeriut nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Moldavia dhe Bjellorusia. Në fjalimin e tij, Jashari foli për rolin e organizatave qytetare në procesin e krijimit të politikave dhe praktikave lidhur…

