Sipas Deutche Welle, presidenti francez Emanuel Macron sot deklaroi se është gjetur zgjidhje për problemin mes Shkupit dhe Sofjes, zgjidhje kjo që do të hap rrugë që të nisin negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. “Mendoj se kemi gjetur një zgjidhje me kompromis”, thuhet të ketë thënë Macron në konferencën për shtyp në Madrid.
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria ka konfirmuar se sot përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ka marrë propozim nga presidenca franceze për të tejkaluar pengesat në rrugën e vendit drejt BE-së. Nga ekzekutivi thonë se propozimi i njëjtë do të shqyrtohet me të gjitha palët në vend, shkruan TV21. Kumtesa e plotë e Qeverisë: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga Presidenca Franceze ka arritur propozim me ide që i referohen qëndrimeve dhe pozcioneve tona të shprehura publikisht”, thuhet në kumtesën e Qeverisë. Kjo është baza për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ fillimisht në Qeveri…
Vendi momentalisht është plotësisht i varur nga gazi rus, por lidhja energjetike me rajonin, ndërtimi i interkonektorëve të rinj të gazit natyror me vendet fqinje do të kontribuojë në diversifikim të burimeve të furnizimit me energji dhe më pak varrshmëri nga Rusia, transmeton Portalb.mk. Sipas Bekteshit, vendi po punon në masa dhe projekte në fushën e energjisë për rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, por për momentin vendi varret vetëm nga gazi rus. “Maqedonia e Veriut ka vetëm një gazsjellës me Bullgarinë, i cili është plotësisht i dhënë me qira nga Gazprom, nëse Gazprom vendos…
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi të dhënat për virusin korona në vend për 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk. Të dhënat janë si vijon: Raste të reja: 163 Riinfektime: 24 Të vdekur në 24 orët e fundit: 0 Të vdekur të raportuar në Termini im: 2 Të shëruar: 110 Testime: 922 Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 800. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Ohri dhe Manastiri. Nga fillimi i pandemisë: Të infektuar: 314.081 Të shëruar: 303.893 Të vdekur: 9.325 Testime: 2.081.796
Samiti i NATO-s në Madrid është një mundësi për të shpjeguar dëmin e bllokadës bullgare për integrimin evropian të RSM-së dhe për unitetin e NATO-s, tha lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. “Para NATO-s, Pendarovski mund të mburret me një politikë të jashtme plotësisht të harmonizuar me politikat e Aleancës dhe BE-së”, tha Trajanov. Presidenti Stevo Pendarovski mund të aktualizojë proceset integruese evropiane të Maqedonisë para pjesëmarrësve në Samitin e NATO-s në Madrid dhe të theksojë kërkesat irracionale të Bullgarisë, të cilat sfidojnë identitetin, gjuhën, historinë maqedonase, si dhe shantazhin për ndryshimin e Kushtetutës, si parakusht për heqjen e vetos…
Në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të mbahet seanca e 77 plenare me të vetmën pikë në rend të ditës, interpelanca ndaj punës së kryeparlamentarit Talat Xhaferi. I pari në procedurale u deklarua Xhaferi i cili e spiegoi zhvillimin e kësaj seance. Ai tha se shumë herë është akuzuar se i ka mbajtur në sirtar interpelancat. “Të jem i qartë, këto çështje nuk kanë të bëjnë me mua por me procedurën, për këtë shkak sot është në propozim që të jetë pika e vetme në rendin e ditës”, tha Xhaferi. Xhaferi tha se nuk do të bie në nivelin të…
Presidenti Stevo Pendarovski sot në kuadër të Samitit të NATO-s u takua me Robert Golob, kryeministrin e ri të Republikës së Sllovenisë. Duke uruar formimin e qeverisë së re sllovene, presidenti Pendarovski shprehu shpresën se zhvillimi i shkëlqyer i marrëdhënieve bilaterale politikisht dhe ekonomikisht do të vazhdojë. Bashkëbiseduesit diskutuan për çështjen e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, e cila është vazhdimisht e lartë në agjendën e politikës së jashtme sllovene, ku presidenti falënderoi Slloveninë për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin tonë në BE. Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mbrojtjes,…
OEM: KJO ËSHTË NJË NISMË E BALLKANIT TË HAPUR Lehtësimi për bizneset e vendit gjatë import dhe eksport të mallrave është arsyeja e monitorimit në pikën kufitare Tabanovcë nga punëtor të OEM-së. Nga nesër personat e caktuar nga Oda Ekonomike e RMV-së do të jenë në terren dhe do të monitorojnë nga afër situatën. Monitorimi i lëvizjes së mallrave në vendkalimin kufitar Tabanovc – është projekti që u prezantua në një konferencë për media nga përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut raporton KlanM. Sipas drejtorit operativ të Odës Ekonomike të RMV-së, zbatimi i këtij projekti në pikën kufitare…
Në konferencën e sotme për media, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, me drejtorin e NP “Rrugë dhe rrugica” Boris Nastov dhe drejtorin e NP “Parqe dhe gjelbërim” Angele Sotirovski, e paralajmëruan projektin për rikonstruksionin e plotë të anës së majtë të kejit të lumit Vardar, i cili do të zhvillohet në disa faza me qëllim të krijimit të një hapësire publike moderne multifunksionale me gjelbërim të ri, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe pajisje të reja urbane në interes të të gjithë qytetarëve. – Me këtë projekt planifikojmë që fillimisht të rinovojmë këtë pjesë të kejit të…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka promovuar 15 rrugë të reja me bekatonka, si dhe hapësira të reja sportive për fëmijë dhe të mëdhenj si dhe rregullimin e hapësirave të parkingjeve, transmeton Almakos. “ Këtë verë filluam me rikonstruimin dhe rregullimin e 15 rrugëve deri te njësitë banesore në Shkup Veri. Pas përfundimit të procedurës tenderuese me paver elemente do të rikonstruohen hyrjet në njësitë banore dhe njashtu edhe rrugët kryesore të këmbësorëve. Njashtu janë paraparë edhe dy hapësira sportive për fëmijë si dhe një hapësirë për basketboll. Në disa lokacione do të ketë edhe rregullim gjelbërime të…
Nga Qeveria thonë se me miratimin e katër bllok tarifave, është mundësuar drejtësi për qytetarët pasi ata që shpenzojnë më tepër do të paguajnë më tepër. “Në kushtet e rritjes enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore, për mbrojtje nga rritja e çmimeve të larta , nga 1 korriku fillon reforma tarifore për llogaritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kjo do të thotë një lloj takse e drejtë, ata që shpenzojnë më pak do të paguajnë më pak, në krahasim me ata që shpenzojnë më shumë do të paguajnë më shumë. Qëllimi është të inkurajohet përdorimi racional dhe…
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, dje në kuadër të Samitit të NATO-s në Madrid mori pjesë në darkën e punës së ministrave të mbrojtjes të NATO-s, ku u diskutua tema: “Ndikimi i kërcënimeve hibride në Ballkanin Perëndimor”. Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në bisedën me ministrat e tjerë të Mbrojtjes, theksoi se komunikimi efektiv strategjik është thelbësor në luftën kundër kërcënimeve të tilla dhe rreziqeve të sigurisë dhe se tejkalimi i sfidave të tilla është një nga prioritetet e NATO-s dhe pjesë e diskutimeve të Samitit. “Ajo që na duhet është të rrisim efikasitetin dhe cilësinë e institucioneve tona përmes…

