Dje (08-shtator) në ora 07.00, në rrugën “Lubotenska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 38-vjeçarin N.A. nga Reçica e Vogël e Tetovës, i cili është sjellur në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i ka ofenduar gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të rastit kundër N.A. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.Ts
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime në mbledhjen e sotme duhet të vazhdojë debatin për zgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e komisionit të mërkurën diskutuan mbi propozimin që Todor Vitllarov i punësuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip të jetë gjykatës kushtetues. Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare, pozita e gjykatësit kushtetues është ndoshta pozita më e fuqishme në vend. Theksojnë se përkrahja u jepet siç thonë ata, “të dëgjueshmëve partiak dhe jo cilësisë dhe kapacitetit të kandidatëve apo integritetit të tyre”. Nga kandidatët e propozuar të LSDM-së, sipas tyre, askush nuk…
MInistria e Punëve të Brendshme njoftonë se dje (08-shtator) rreth orës 09:00, në arë në rrugën lokale Leshkë-Rataj, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë gjetur 50 kërcell “kanabis”. Numri më i madh i bimëve ka qenë në një arë shtetërore, e disa prej tyre në arën fqinje të personit R.B.(26), i cili është thirrur në komisariat pak më vonë. Në koordinim me Prokurorin Publik rrënjët e bimëve janë ngritur për ekspertizë. Nga MPB thonë se rasti është duke u zbardhur. Dje (08-shtator), gjithashtu rreth orës 17:30, në një arë në atarin e Negotinës së Pollogut, në zonën “Prapadishtë”, zyrtarët policorë…
Presidenti Stevo Pendarovski sot me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake priti Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Presidenti Pendarovski dhe presidenti Mattarella zhvilluan takim kokë më kokë, i cili u pasua nga takimi plenar i dy delegacioneve. Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian, aleanca në NATO dhe sfidat e sigurisë në rajon dhe në Evropë. Presidenti Pendarovski, duke shprehur kënaqësinë për interesin tradicional dhe mbështetjen e vazhdueshme të qartë dhe të parezervë…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në një familje në fshatin Vinarc i Epërm në Mitrovicë, ku një vajzë e moshës së re është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 19-vjeçare, vdekja e së cilës është konstatuar nga ekipi mjekësor posa është pranuar në spital, ku e kishin dërguar familjarët. Ky rast ka tronditur jashtëzakonisht familjen, ndërkohë që mësohet se viktima ka qenë në depresion kohën e fundit për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj. Sinjali merr vesh se Policia është njoftuar për rastin…
Nuri Bajrami nga Antikorrupsioni në “Click 21” në TV21 tha se më fajtorët për korrupsionin në vend janë të punësuarit në sektorin publik. Megjithatë, sipas Bajramit, të gjithë jemi shkaktarë por edhe kemi përgjegjësi për gjendjen. “Sipas ligjit tonë më tepër përgjrgjësi kanë zyrtarët dhe ata janë të emëruarit, të zgjedhurit dhe të punësuarit në sektorin publik”, thotë Bajrami.
Udhëheqja e shkollës fillore në “Koço Racin” – Kratovë është shembull për atë se si me mirëmenaxhim të mjeteve që i merr përmes bllok-dotacioneve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, mund të modernizohen kushtet e mësimdhënies dhe të ngritet kënaqësia edhe tek nxënësit ashtu edhe të mësimdhënësit. Në fakt ajo është detyrim i çdo drejtori të shkollës, sepse cilësia e procesit arsimor varet nga të gjithë ne dhe kemi për detyrë të kontribuojmë në të. Këtë e theksoi sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Aneta Trpevska, pas takimit me drejtoreshën e shkollës fillore në Kratovë, Marina Bojkovska, e…
Rritja e çmimeve të produktev ushqimore dhe jo vetëm, vazhdon të shqetësojë qytetarët e Maqedonisë, të cilët çdo ditë habiten nga çmimet e reja të produkteve. Nga dita në ditë ka rritje të çmimit të produkteve të ndryshme, apo ulje të peshës së produkteve dhe në situata të caktuara një kombinim i dy tendencave është negativ. “Faktor” bëri të ditur se të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistika tregojnë rritje të re të çmimeve, ndërsa vërehet se çmimet e bukës janë rritur më së shumti në baza mujore. Megjithatë, në muajin e kaluar ka pasur rritje të çmimeve…
Ejani në zgjedhje të trefishta, në të njejtën ditë të organizohet referendum, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale b;jn; thirrje nga opozitarja VMRO-DPMNE. Nga atje theksojnë se nëse LSDM-ja antimaqedonase dhe Dimitar Kovaçevski janë të bindur se gëzojnë mbështetjen e qytetarëve dhe se politikat e tyre janë korrekte, atëherë nuk ka arsye të frikësohet nga organizimi i zgjedhjeve. Sipas tyre LSDM-ja antimaqedonase po ikën nga zgjedhjet sepse debaklin e përjetoi në Tetovë ku diferenca ishte 2 me 1 në favor të VMRO-DPMNE-së. Rezultati nga Tetova do të reflektohet në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. LSDM dhe Kovaçevski antimaqedonas…
Intensiteti i qarkullimit në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare “Bogorodica” dhe “Tabanoc” ka pritje për dalje nga shteti, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga shteti. Siç informon AMSM, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë…
VMRO-DPMNE-ja ka reaguar pas vrasjes së narko-bosit, kreun e të ashtuquajturit klanit të Skaljarit, Jovan Vukotiq në Turqi, përcjell TV21. Nga VMRO-DPMNE-ja akuzojnë pushtetin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, se i ka mundësuar Vukotiqit të pajiset me pasaportë të rreme të Maqedonisë. “LSD-ja antimaqedonase punon për kriminelët. Mafiozët që morën pasaporta maqedonase nga Spasovski janë me numër në mbarë botën. Në një përleshje mafioze dje në Turqi është vrarë bosi i drogës Jovan Vukotiq, i cili ka marrë pasaportën maqedonase nga MPB-ja e Spasovskit me adresë në Draçevë, në emër të Gjeorgji Andonov. Vukotiqi kishte pasaportë maqedonase…
Departamenti amerikan i Shtetit në emër të SHBA-së, sot i dërgoi urim popullit të Maqedonisë së Veriut me rastin e 31-vjetorit të pavarësisë së vendit. “Me hapjen e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut këtë vit bëri përparim të shkëlqyeshëm drejt integrimeve evropiane. Aleanca në Evropë dhe synimi drejt vlerave tona demokratike është shumë më me rëndësi se kurdo herë”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken. Në urim ceket se “në vitet që vijojnë SHBA-ja do të vazhdojë me mbështetje për aleaten tonë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane”. Blinken gjithashtu tha edhe se “të…

