Author: Hamdi Kumanova

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar sot dy propozimi të Ministrisë së Ekonomisë, përmes të cilave synohet tu dilet në ndihmë kompanive sa i përket furnizimit me energji elektrike në këtë kohë të krizës energjetike. “Morëm vendim që tu dalim në ndihmë kompanive që janë në tregun e lirë, sa i përket furnizimit me energji elektrike dhe definuam marzhën të cilën ata mund ta implementojnë në momentin që bëjnë kontrata për furnizim me energji elektrike e cila nuk mund të jetë më shumë se 10 përqind, duke u referuar në çmimin e bursës HUPX (Hupex) e cila është bursë…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ka marrë pjesë në Forumin Energjetik për Evropën Juglindore 2022, i cili po mbahet sot në Selanik të Greqisë. Në seancën kushtuar bashkëpunimit në energjetikë për garantimin e sigurisë energjetike përtej kufijve, Nuredini së bashku me kolegët ministra nga vendet e Evropës Juglindore dhe rajonit të Mesdheut Lindor diskutuan për gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e krizës energjetike. Ministri Nuredini theksoi  se në përgjithësi, si të gjitha vendet, edhe Republika e Maqedonisë së Veriut është e orientuar drejt shfrytëzimit të kapaciteteve vendore. Ministri Nuredini theksoi se mundësitë që ofrojnë interkonektorët…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, thotë se vetëm 25% e qytetarëve, më konkretisht mbështetës të VMRO-DPMNE-së, janë pro referendumit. Shtoi se ka vullnet për ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Zaev është i bindur se në të ardhmen miqësia maqedono-bullgare do të jetë shembull në botë, andaj u bëri thirrje politikanëve që ta kultivojnë fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin. Po ashtu u shpreh krenar për dy marrëveshjet e arritura gjatë kohës sa ishte kryeministër, atë me Bullgarinë dhe me Greqinë, dhe se identiteti dhe gjuha maqedonase është e garantuar.  “Kjo menjëherë është…

Lexo më Shumë

Dje (08-shtator) në ora 07.00, në rrugën “Lubotenska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 38-vjeçarin N.A. nga Reçica e Vogël e Tetovës, i cili është sjellur në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i ka ofenduar gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të rastit kundër N.A. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.Ts

Lexo më Shumë

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime në mbledhjen e sotme duhet të vazhdojë debatin për zgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e komisionit të mërkurën diskutuan mbi propozimin që Todor Vitllarov i punësuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip të jetë gjykatës kushtetues. Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare, pozita e gjykatësit kushtetues është ndoshta pozita më e fuqishme në vend. Theksojnë se përkrahja u jepet siç thonë ata, “të dëgjueshmëve partiak dhe jo cilësisë dhe kapacitetit të kandidatëve apo integritetit të tyre”. Nga kandidatët e propozuar të LSDM-së, sipas tyre, askush nuk…

Lexo më Shumë

MInistria e Punëve të Brendshme njoftonë se dje (08-shtator) rreth orës 09:00, në arë në rrugën lokale Leshkë-Rataj, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë gjetur 50 kërcell “kanabis”. Numri më i madh i bimëve ka qenë në një arë shtetërore, e disa prej tyre në arën fqinje të personit R.B.(26), i cili është thirrur në komisariat pak më vonë. Në koordinim me Prokurorin Publik rrënjët e bimëve janë ngritur për ekspertizë. Nga MPB thonë se rasti është duke u zbardhur. Dje (08-shtator), gjithashtu rreth orës 17:30, në një arë në atarin e Negotinës së Pollogut, në zonën “Prapadishtë”, zyrtarët policorë…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake priti Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Presidenti Pendarovski dhe presidenti Mattarella zhvilluan takim kokë më kokë, i cili u pasua nga takimi plenar i dy delegacioneve. Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian, aleanca në NATO dhe sfidat e sigurisë në rajon dhe në Evropë. Presidenti Pendarovski, duke shprehur kënaqësinë për interesin tradicional dhe mbështetjen e vazhdueshme të qartë dhe të parezervë…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në një familje në fshatin Vinarc i Epërm në Mitrovicë, ku një vajzë e moshës së re është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 19-vjeçare, vdekja e së cilës është konstatuar nga ekipi mjekësor posa është pranuar në spital, ku e kishin dërguar familjarët. Ky rast ka tronditur jashtëzakonisht familjen, ndërkohë që mësohet se viktima ka qenë në depresion kohën e fundit për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj. Sinjali merr vesh se Policia është njoftuar për rastin…

Lexo më Shumë

Nuri Bajrami nga Antikorrupsioni në “Click 21” në TV21 tha se më fajtorët për korrupsionin në vend janë të punësuarit në sektorin publik. Megjithatë, sipas Bajramit, të gjithë jemi shkaktarë por edhe kemi përgjegjësi për gjendjen. “Sipas ligjit tonë më tepër përgjrgjësi kanë zyrtarët dhe ata janë të emëruarit, të zgjedhurit dhe të punësuarit në sektorin publik”, thotë Bajrami.

Lexo më Shumë

Udhëheqja e shkollës fillore në “Koço Racin” – Kratovë është shembull për atë se si me mirëmenaxhim të mjeteve që i merr përmes bllok-dotacioneve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, mund të modernizohen kushtet e mësimdhënies dhe të ngritet kënaqësia edhe tek nxënësit ashtu edhe të mësimdhënësit. Në fakt ajo është detyrim i çdo drejtori të shkollës, sepse cilësia e procesit arsimor varet nga të gjithë ne dhe kemi për detyrë të kontribuojmë në të. Këtë e theksoi sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Aneta Trpevska, pas takimit me drejtoreshën e shkollës fillore në Kratovë, Marina Bojkovska, e…

Lexo më Shumë

Rritja e çmimeve të produktev ushqimore dhe jo vetëm, vazhdon të shqetësojë qytetarët e Maqedonisë, të cilët çdo ditë habiten nga çmimet e reja të produkteve. Nga dita në ditë ka rritje të çmimit të produkteve të ndryshme, apo ulje të peshës së produkteve dhe në situata të caktuara një kombinim i dy tendencave është negativ. “Faktor” bëri të ditur se të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistika tregojnë rritje të re të çmimeve, ndërsa vërehet se çmimet e bukës janë rritur më së shumti në baza mujore. Megjithatë, në muajin e kaluar ka pasur rritje të çmimeve…

Lexo më Shumë

Ejani në zgjedhje të trefishta, në të njejtën ditë të organizohet referendum, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale b;jn; thirrje nga opozitarja VMRO-DPMNE. Nga atje theksojnë se nëse LSDM-ja antimaqedonase dhe Dimitar Kovaçevski janë të bindur se gëzojnë mbështetjen e qytetarëve dhe se politikat e tyre janë korrekte, atëherë nuk ka arsye të frikësohet nga organizimi i zgjedhjeve. Sipas tyre LSDM-ja antimaqedonase po ikën nga zgjedhjet sepse debaklin e përjetoi në Tetovë ku diferenca ishte 2 me 1 në favor të VMRO-DPMNE-së. Rezultati nga Tetova do të reflektohet në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. LSDM dhe Kovaçevski antimaqedonas…

Lexo më Shumë