Author: Hamdi Kumanova

KFOR-i ka njoftuar se një kontingjent i trupave ushtarake nga Britania e Madhe do arrijë nesër në Kosovë, për të kryer një ushtrim rutinë për një nga njësitet rezervë. “Nga 27 shtatori deri më 2 nëntor 2022, KFOR, e udhëhequr nga NATO, do të kryejë një ushtrim rutinë për një nga njësitet rezervë. Kjo do të rezultojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave në terren”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, transmeton Klankosova.tv. Kontingjenti ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar vjen me qëllim të aktiviteteve të njohjes dhe integrimit me asetet dhe personelin e KFOR-it, para ushtrimit. “Njësitë do…

Lexo më Shumë

Ekonomia e Maqedonisë po fundoset për shkak të politikës së keqe energjetike të qeverisë. Industria është lënë në mëshirë dhe paguan energjinë elektrike 500% më shtrenjtë se vitin e kaluar. Në krahasim me kompanitë në shtetin përreth, ato të Maqedonisë paguajnë rrymën më të shtrenjtë dhe kështu humbasin konkurrencën e tyre. Në vend që të shesë tepricat e kompanisë shqiptare me çmim të volitshëm përmes marrëveshjeve të dyshimta, qeveria mund t’i ofrojë ato në tregun e brendshëm dhe në këtë mënyrë të ndihmojë ekonominë vendase, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga atje thonë se Qeveria po shet lirë energjinë e tepërt në…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për mashtrim, falsifikim, ndërsa te njëri prej tyre edhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Bëhet fjalë për një skemë mashtrimi me vetura, respektivisht të akuzuarit merrnin vetura me qira në Serbi përmes identifikimit personal të rrejshëm, të njëjtat i kalonin përmes Kosovës, në Maqedoninë e Veriut, pastaj në Bullgari, ndërsa më pas ktheheshin në Shkup, ku pa dokumentacion të plotë regjistroheshin me targa të Maqedonisë së Veriut. Prokuroria njofton se për rastin po kërkohet edhe një person, deri tani i panjohur për Prokurorinë. “Më datë 16.06.2021, i pandehuri i parë, duke përdorur…

Lexo më Shumë

Iniciativa e referendumit është vetëm për shpëtimin personal të karriges së Hristijan Mickoskit në Pallatin e Bardhë, është një proces retrograd që synon ta kthejë vendin prapa dhe të pengojë integrimin në BE. Të ashtuquajturat bllokada aktive dhe pasive të OBRM-PDUKM-së janë për shkak të sjelljes qyqare dhe frikacake të Mickoskit, akuzojnë nga LSDM. “Në një sjellje të tillë Mickoski është i vetëm dhe i izoluar dhe për këtë dëshmojnë deklaratat publike të anëtarëve të shquar të VMRO-DPMNE-së që nuk pajtohen me veprime të tilla të Mickoskit. Në momente vendimtare dhe serioze, Mickoski me një iniciativë që paraprakisht është e…

Lexo më Shumë

Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski sot ka ndjekur nga afër zhvillimin e Maratonës së Notit në Ohër, përcjell TV21. Pendarovski ka takuar edhe disa nga fituesit e garave ndërkombëtare në not. “Liqeni i qetë, fat dhe garë të suksesshme pjesëmarrësve të sivjetmë të Maratonës së 35-të të Notit në Ohër. Jam i kënaqur që një pjesë të garës e ndoqa nën shoqërinë e nxënësve, fitues të çmimeve në garat ndërkombëtare, të cilët sot janë në vizitë në kuadër të “Kabinetit të hapur për nxënësit e talentuar”. Shihemi në vijën e finishit”, ka shkruar Pendarovski.

Lexo më Shumë

Pacientët nuk duhet të viktimizohen për shkak të kërkesave të punëtorëve të shëndetësisë, është qëndrimi i Ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Kushtëzimi me grevë nuk është mënyra për gjetjen e gjuhës së përbashkët. Sipas tij nuk janë në grevë të gjithë mjekët amë, por vetëm një pjesë e vogël prej tyre. Ai thotë se me mjekët amë tani më 8 muaj janë në bisedime. Kryetarët e të tre shoqatave janë të njoftuar se çfarë është punuar deri më tani. Bojkotimi i punës është presion mbi punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit për sigurim shëndetësor. “Ne dëshirojmë që të gjitha…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) informoi se të dhënat e fundit nga shporta minimale sindikaliste tregojnë se në gusht një familjes katëranëtarëshe e cila jeton në shtëpi prej 50 metrave katrorë dhe nuk posedon automobil, vetëm për mundësimin e produkteve themelore për jetë i janë nevojitur 41.295 denarë, ndërsa kur e njëjta do të rritet për 16.8 për qind inflacion apo 6.937, paraqet 48.234 denarë. Nga LSM informojnë se në llogaritje nuk është vendosur shpenzimi për një nxënës për furnizim të materialeve të nevojshme për fillim të vitit shkollor, të cilat sipas llogaritjeve të LSM-së janë rreth plotësisht 6.000…

Lexo më Shumë

Lideri i integristëve, Ali Ahmeti në konferencën e sotme për shtyp pas takimit me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi tha se nuk e ka provuar opozitën, dhe se nuk mund të nxjerr konkluzione për funksionim të politikës nga ajo gjendje, përcjell TV21. Ahmeti tha se ka përmbysur sisteme. “Unë në jetën time nuk kam qenë opozitar, por kam qenë kundër sistemev, kemi qenë të sukssshëm, kemi përmbysur sisteme, por nuk kam pasur rastin në opozitë të jem dhe nuk mund të nxjer ndonjë konkluzion”. I pyetur për gjendjen aktuale të BDI-së në Tetovë, ku ky subjekt politik është opozitë, Ahmeti…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende jo stabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të motit të keq afatshkurtër me shkarkime të fuqishme elektrike, erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 26 deri 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 6. Siç informon DPHM, në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri…

Lexo më Shumë

Ueb faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) është hakuar mbrëmë. Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi “HACKED BY GREEK HACKING TEAM NETWATCHERS”. Për shkak të sulmit, nuk u hapte asnjë nënfaqe e kësaj ueb faqeje, ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çuan në një video në YouTube të titulluar “Maqedonia e famshme”. Për momentin, faqja është plotësisht jashtë linje dhe nuk mund të kyçet në të.

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në Kuvend sot mirëpriti kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. “I urova Krasniqit dhe bashkëpunëtorëve të tij punë të mbarë në drejtimin e subjektit politik që me jetëgjatësinë në skenën politike të Kosovës është aset i çmuar i vendimmarrjes progresive, duke uruar edhe lirimin sa më të shpejtë të themeluesve të këtij subjekti që janë njëherit kontribuesit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. Diskutuam bashkë për momentumin politik dhe socio-ekonomik në të cilin ndodhen vendet tona, për sfidat që tejkaluam në rrugën e lirisë dhe barazisë dhe për ata që na presin…

Lexo më Shumë

Komisioni për zgjedhje dhe emërime sot pasdite nuk e ka konstatuar propozimin që Voisllav Dimovski të zgjidhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, raporton MIA. Dimovski, deri vonë prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër, nga opozita ishte propozuar për gjyqtar kushtetues. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov theksoi se në gjyqësi po bëhet një partishmëri ekstreme dhe se përzgjedhja e gjyqtarëve nuk bëhet në Kuvend, por tashmë është një çështje e dakorduar. Ai tha se anëtarët e Komisionit nga shumica nuk janë të pranishëm në sallë për t’u përballur me pyetjen se kush i plotëson kriteret për avokat të dalluar dhe…

Lexo më Shumë